Kolumnodemia më e fëlliqtë se pandemia

(Lidhur me kollumnen e Agim Mehmetit që e shkruan në emër të Sulejman Rexhepit, me titull “Infodemia më e rrezikshme se pandemia”, dukuri kjo e trajtuar profesionalisht nga shumë ekspertë, ndërsa teksti i kompiluar e nxjerr tepër të shkretë autorin e rremë)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Këto ditë, mjekja shqiptare nga Shkupi, Rina Purini, një mikeshë e imja, prononcimin e vet lidhur me pandeminë e shkaktuar nga korona virusi Covid 19, e përfundoi me “infodemia vret më shumë se pandemia”! Pra, mjekja tërhoqi vërejtjen që të kemi kujdes edhe nga lajmet, sidomos në këto situata kur duhet të verifikohen mirë e mirë para se të konsumohen!
Nisur nga ky konstatim i mjekes shqiptare, mundohet të bëjë diçka edhe Agim Mehmeti që po shkruan në emër të Sulejman Rexhepit! Ia kishte shkuar një kollumne që më së paku i ka hije një hoxhe, e jo më një “lideri fetar”!
Dorën në zemër, këto ditë pati edhe mjaftë teologë që dolën me shkrime autoriale kushtuar situatave të tilla si kjo e korona virusit, duke iu qasur nga këndvështrime të ndryshme fetare islame! Dhe, tashmë jo vetëm qytetarët e rëndomtë, por edhe burrështetas po gjejnë forcë në thëniet e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., po gjejnë mësime në parime e në porosi islame, dedikuar situatave të ngulfatura nga pandemitë e ndryshme.
Sulejman Rexhepit nuk i ka hije asnjë trajtesë tjetër, nuk i ka hije asnjë këndvështrim dhe asnjë reflektim mbi këtë situatë jashtë mësimeve islame!
Ai duhet të komentojë ndonjë ajet kuranor, ndonjë hadith, ndonjë rrëfim që flet për situata të këtilla të jashtëzakonshme.
Atij i ka hije të dalë me ndonjë lutje autoriale drejtuar Zotit Mëshirëplotë për të shpëtuar myslimanët dhe mbarë njerëzimin.
Atij i ka hije që të publikojë këshilla islame për atë se çka dhe si të veprohet në situata kur pandemia rrezikon mbarë botën.
Atij i ka hije që të ngjallë shpresën, të shtojë durimin, besimin, të përhapë optimizëm, të thërrasë në sabër, në vëllazëri, në humanizëm, në disiplinë, në respektim të të gjitha urdhërave që dalin nga organet shetërore!
Atij i ka hije që, duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit a.s. (“… nëse bie sëmundja aty ku je, rri brenda e mos dil…”) t’i thërrasë myslimanët që mos të dalin jasht, ta organizojë rininë që të jetë në shërbim të çdo plaku, të çdo skamnori, të çdo të rraskapituri…
Sulejman Rexhepit nuk i ka hije të nxjerrë emrin në tekste të llojit të kollumnave, sepse kollumnodemia e tij na është bërë më e fëlliqtë se pandemia!

Leave a Reply