Kombi humanitar që vidhet nga BFI-ja e Mulla Sulës

Të enjten, në mbledhjen e rregull të Rijasetit ilegjitim duhet të mbisundojë vetëm një pyetje: Pse shqiptarët e vërshojnë me ndihma financiare Hoxhë Halil Kastratin ndërsa e urrejnë kaq shumë BFI-në që e ka edhe “organizatën e vet humanitare”, “Hilalin”? Sepse, dikush (Hoxhë Halili) e ka fituar besimin e përjetshëm, kurse tjetër dikush (BFI-ja e Mulla Sulës) përjetësisht e ka humbur besimin e shqiptarëve

 

Shkruan: Sedat Ibrahimi

 

 

Këtë javë, në emisionin e rregullt PERSONALE të TV Dugagjinit, mysafir ishte një prej humanistëve më të mëdhenj që ka dhënë kombi shqiptar, Hoxhë Halil Kastrati, i cili, kësaj radhe jo vetëm që shpalosi një veti unikale të popullit shqiptar, por, me fakte bindëse e vulosi të vërtetën se, popull më human, më të dashur dhe më solidae se populli shqiptar vështirë se mund të gjendet dikund!

 

Altruizmi kombëtar i një hoxhe

Halil kastrati, ky altruist i pashoq në botë, tashmë ka një bagazh me veprimtari humanitare që po e lë pa fjalë mbarë opinionin humanitar në botë. Ka nisur aktivitetin e vet me shumë mund e skepsë por, për pak kohë, që kur ka themeluar Shoqatën për bamirësi “Jetimët e Ballkanit”, aktivitetin e vet e ka shtrirë në tri fronte: në guzhinë popullore, në financim për shërim të njerëzve me sëmundje të ndryshme si dhe në sigurimin e kulmit mbi kokë, qoftë përmes ndërtimit të shtëpive, qoftë përmes sigurimit të apartamenteve. Këtë veprimtari e ka të shtrirë në të gjitha trevat etnike shqiptare.
Për këtë kohë sa funksionon kjo Shoqatë ka arritur që të ndajë treqind shtëpi dhe apartamente për rastet më të rënda sociale. Pra, vetëm Halil Kastrati ka arritur të ndërtojë një katund të madh, apo, një lagje të tërë, apo një kuart qyteti!
Halil Kastrati gjatë këtij emisioni nënvizoi një fakt që flet jo vetëm për ndjeshmërinë humanitare të popullit shqiptar por edhe për një virtyt të humanistit që e provokon atë ndjeshmëri deri në shëndërrimin e saj në refleks praktik! Halil Kastrati tha se fillimi ka qenë tepër i vështirë, se është dashur të vrapojë shtëpi më shtëpi, të trokasë bisnes më bisnes, të apelojë e të thërrasë në ndihma! Ndësra sot, e kanë eliminuar këtë praktikë, nuk trokasin më, nuk apelojnë, nuk kërkojnë donacione nga askush, porse, vëtë vijnë donatorët, vetë paraqiten njerëzit, vetë shtrihet dora humanitare e shqiptarit dhe, tani, janë në gjendje që për çdo të premte të dorëzojën çelësat e një shtëpie apo të një banese për rastet e rënda sociale.

 

Dehumanizmi i një surrogati që përjashtohet nga vlerat kombëtare

U bë tërë ky digresion për të tërhequr një paralele në mes të një Shoqate krejt të re dhe një Organizate me taban siç e kishte dikur Bashkësia Fetare Islame në RM. Organizata Humanitare “Hilal”, apo dikur “El Hilal”, sot është një “organizatë” individ që nuk çon kurrfarë peshe, që nuk zhvillon kurrfarë aktivteti human. Kjo organizatë është shndërruar në vegël teknike e ndonjë humanisti që ka shprehur dëshirë të shpërndajë humanitet nëpër komunitete të varfëra. Kjo “organizatë” është shndërruar në sungjer thithës i donacioneve dhe ndihmave humanitare të cilat, tetëdhjetë për qind shkojnë në shtëpi të Sulejman Rexhepit e të kryehajnit dhe antihumanistit Mustafa Dautit, dhe 20 për qind shkojnë nëpër “të varfër” që në fakt janë bashkëpunëtorë të ngushtë të tyre. Të varfërit ngelin edhe më tej me gishta në gojë.
Halil Kastrati thotë se kemi shumë, shumë, shumë të varfër, se, aq sa po ndërtojmë shtëpi e po u blejmë banesa, aq më shumë po shtohet numri i atyre që kan nevojë. Kurse, “të varfërit” e OH “Hilal” varfërohen vetëm për muajin e Ramaznit, ditëve, javëve e muajve të tjerë janë njerëz “më të pasur në botë”, nuk kanë nevojë për ndihma, sipas Suleman Rexhepit!
Halil Kastrati tha se, në Shoqatën e vet merret me gjihçka, me përjashtim me të hyrat dhe të dalurat financiare. Me këtë aktivitet merret ekipi profesionist që e ka në kuadër të Shoqatës për bamirësi “Jetimët e Ballkanit”! Halil Kastrati tha se Shoqata ka fonde rezervë të cilat garantojnë funksionim të pandalshëm dhe pa kurrfarë problemi të guzhinave popullore në Prizren, në Pejë dhe Mitrovicë. Në çdo moment janë në gjendje ta ndihmojnë ndonjë të sëmurë, në çdo moment janë në gjendje të shpërndajnë me mijëra pako me artikuj ushqimor. Tha: donatorët vetë vijnë dhe na i lënë donacionet financiare me dedikim “Halil, këto para dua të shpenzohen në guzhin”, apo “Halil, këto para të mia dua të shpenzohen në shërim të një sëmuri”, apo, “Halil, paratë e mia dua t’i shpenzoni në blerje të materialeve ndërtimore”…Dhe, të gjitha këto donacione, absolutisht që të gjitha janë donacione të shqiptarëve, nuk ka ndihm as nga Lindja e as nga Perëndimi, por, ekskluzivisht prej shqiptarëve!

 

Lavatrriçja e Sulejman Rexhepit, Mustafa Dauti ky mjeshtër i hajnisë

Që kur Orgaqnizata Humanitare “Hilal” u bë organizatë individ dhe, në krye të saj u vu mjeshtri i hajnisë, Mustafa Dauti, kjo organizatë ka shërbyer vetëm për të vjedhur dhe jo për të ndihmuar. Përmes kësaj Organizate janë bërë shplarje të parave të pista, janë grabitur donatorë të huaj, të Lindjes e të Perëndimit, janë grabitur pakot humanitare dhe, për më keq, janë grabitur edhe kontributet financiare të shqiptarëve të Maqedonisë. Të gjitha këto grabitje janë bërë me skenarin e Mustafa Dautit dhe të Sulejman Rexhepit. Grabitja e fundit ishte ajo e pakove humanitare të donuara (mbi 5000 pako) nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, pako këto që as çereku nuk arritën deri te nevojtarët por që, që të gjitha përfunduan nëpër magaze të shitoreve të dyshimta si dhe në Konakun e Mulla Sulës. U vodhën edhe donacionet e Ambasadës së Holandës dhe të SHBA-së të donuara për projektin antiradikalizëm dhe antiekstremizëm në Maqedoni!
Vjedhja më spektakolare e Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit, përmes Organizatës Humanitare “Hilal” ishte vjedhja e parave që u grumbulluan nga të gjitha trevat etnike shqiptare dhe më gjërë për vëllezërit tanë nga Hasanbegu dhe rretina pas katastrofës nga vërshima apokaliptike që mori me vete dhjetra viktima. Në këtë ngjarje të zezë që pllakosi mbarë kombin shqiptar, Mustafa Dauti e Sulejman Rexhepi përvetësuan mbi 450 mij euro të grumbulluara prej shqiptarëve bamirës. Në vazhdën e këtyre grabitjeve ndodhi edhe ajo e parave të grumbulluar për shqiptarët nga Jugu i Shqipërisë, të cilët, vitin e kaluar përjetuan një vërshimë të tmerrshme.
Janë këto raste të cilat kanë ndikuar në topitjen e ndjenjës humanitare tek shqiptarët e Maqedonisë, si dhe në humbje e plotë të besimit ndaj Institucionit të BFI-së dhe nga organet, agjencitë dhe organizatat e saj. Askush nuk e ndihon më BFI-në e uzurpuar nga “treshi përsheshi”, Sulejman Rxhepi, Mustafa Daui dhe Irsal Jakupi, bandë kjo gjenetikisht e ndërlidhur me “Bagdadski llopovat”! Dëshmi e topitjes së kësaj ndjeje tek xhemati ynë është edhe mosdenjimi i tyre pë ta donuar si tradicionalisht BFI-në përmes fitrave dhe zeqatit, si dhe përmes kurbanëve dhe lëkurave të kurabanit. Këto dy-tri vitet e fundit kontributet financiare fetare kanë pësuar rënie drastike. Askush nuk donon asgjë në BFI, sepse tashmë ekziston bindje e paluhatshme se kontribtet e tyre vidhen dhe përfundojnë ose në xhep të Sulejman Rexhepit, ose në xhep të Mustafa Dautit apo të këtij “hajnit të fshehtë” Irsal Jakupit.

 

BFI si pasojë e kollapsit total financiar sot buzë falimetimit

Besimi i myslimanëve ndaj këtij Institucioni të uzurpuar nga Sulejman Rexhepi ka rënë përdhe. Donacionet fnanciare kanë rënë për 73.5 për qind. Mundësitë reale, vakëfet që mund të lihen si garanci-hipotekë për të marrur kredi me kamat nëpër banka janë gjithnjë e më shumë të pakta, sepse, vakëfet po mbarojnë, i zhvati Sulejman Rexhepi.
Këtë të enjte, në mbledhjen e vet të rregullt, Rijaseti ilegjitim, duhet përfundimisht të kthehet në identitet dhe t’ia drejtojë gishtin fajtorit që e solli BFI-në në këtë derexhe. Myslimanëve të Maqedonisë nuk i duhet Sulejman Rexhepi, atyre ju duhet një Bashkësi Fetare Islame me relevancë, dhe jo një institucion bastion i hajnave dhe kriminelëve që kanë lidhur paqe me organet e korruptuara të drejtësisë.
Pse Halil Kastrati për vitin 2018 ka siguruar buxhet prej donatorëve shqiptarë në vlerë mbi 3 milion euro, të cilat që të gjitha shpenzohen në ndihma humaitare si dhe në sigurim të banesave e shtëpive (nga 100 në vit! Në çdo tre ditë nga një shtëpi apo banesë!), kurse Bashkësia Islame e uzurpuar prej Sulejman Rexhepit po e përfundon këtë vit me minus 3 milion euro që i ka borxhe të brendshme!
Të enjten, në mbledhjen e rregull të Rijasetit ilegjitim duhet të mbisundojë vetëm një pyetje: Pse shqiptarët e vërshojnë me ndihma financiare Hoxhë Halil Kastratin ndërsa e urrejnë kaq shumë BFI-në që e ka edhe “organizatën e vet humanitare”, “Hilalin”? Sepse, dikush (Hoxhë Halili) e ka fituar besimin e përjetshëm, kurse tjetër dikush (BFI-ja e Mulla Sulës) përjetësisht e ka humbur besimin e shqiptarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *