Konteksti dhe nënteksti i mesazheve që përçohet nga të huajt

Opinionit të vendit i kujtohet kur më vitin 2014 Sulejman Rexhepi do ta largojë nga puna Mustafa Dautin si manipulator, hajn dhe dëmtues i imazhit të BFI-së. Sot, që të dy këta figurantë janë lëndë e Prokurorisë Publike ku paditen si matrapazë, hajna, dhe dëmtues e falimentues të BFI-së. Dje, që të dy këta mafiozë i paskan ofruar “këmbim përvojash” ambasadorit Samuel Zhbogar

Shkruan Elmaze Ajdini

Funksioni i korit diplomatik në një shtet është shumëdimensional. Në shtetet që janë në tranzicion u shtohet edhe roli i këshilluesit-ndihmuesit, në shtetet që janë në konflikt mund ta luajnë edhe rolin e lehtësuesit, në shtetet që janë në paqe misioni i tyre kalon në përforcues të paqes dhe kontribues në zhvillimin e shoqërisë. Tërë kjo bëhet për të arritur influenca të caktuara pozitive. Edhe vendet me qeveri më autoritare, me diktaturë të egër, me qëndrime antiperëndimore apo antilindore, vlojnë nga aktiviteti i korit diplomatik. Vizitohen institucionet shtetërore, nga aty vilen informacionet e dorës së parë, vëzhgohet situata, ushtrohet presion e influencë për zbutjen e regjimit, për pavarësinë dhe forcimin e organeve të sigurisë, të rendit, të drejtësisë. Dhe, përderisa këto aktivitete janë me mesazhe pozitive, me tone të ëmbla e në frymën e “bashkëpunimit të ndërsjellë”, kjo nuk do të thotë se ndërkombëtarët po i japin përkrahje diktatorit, apo personit autoritar me qëndrime të egërta për sa i përket hapjes së portave të sistemit për një shoqëri më të hapur, në çdo aspekt.

Çfarë “bashkëpounimi të ndërsjllë” mund të ketë, për shembull një “lider” kriminel, hajn, gënjeshtar e shkatërrimtar, me një organizëm, për shembull, të Bashkësisë Europiane, apo me Ambasadën Amëerikane, apo e Ambasadën Turke! “Arroganca” e korit diplomatik është pika e opusit të mesazheve paqësore. Pas këtyre mesazheve vjen pika, do me thënë, fundi! Deri atëherë, nuk i ndalin vizitat, raportet, takimet, ftesat për pjesëmarrje të nivelit të lartë etj. Sepse, nuk është diplomaci refuzimi, izolimi dhe qortimi që në start. Diplomacia nuk e tërhq që të këputet, por, e tjerr!

Në këtë vazhdë duhet të përceptohen edhe takimet shumë të ralla, apo kurrfarëshe, të organizmave ndërkombëtare me uzurpatorin e BFI-së, Sulejman Rexhepin. Dje, ky farë bereqeti qenka takuar me Ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar, të cilin, në bazë të fotove të publikuara, e paska pritur me Mustafa Dautin! Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti, në duet paraqiten si “rojtarë” të BFI-së por që janë edhe “viktima të pushtetit” aktual, që po ua luan lojën e “kullës prej letrave”. Pra, ky dysh mjeran para dërkombëtarëve më tepër paraqiten si “qeveri më vete” e sulmuar nga Qeveria e Zaevit, paraqiten si politikanë dhje kontribues të mëdhenj të paqes dhe mirëqenies në vend! Kush? Këta dy?

Edhe zogjtë e malit e dinë që Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti janë dy kriminelë të paparë, dy hajna të tmerrshëm, dy shkatërrues të vlerave etike, njerëzore, perëndimore. Me të bëmat e Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit janë të inforuar mbarë kori diplomatik, të gjithë organizmat me relevancë në vend, të gjithë institucionet vendore e ndërkombëtare. Të gjithë kanë raporte me fakte, argumenta e dokumenta, të gjithë e dinë që kjo dyshe janë matrapazë të pashoqë, janë dyshja më e pashpirt dhe më kontraverse në vend dhe më gjërë! Të gjithë faktorët me relevancë në vend e dinë se pasuria e tyre kap majat që nuk mund t’i imagjinojë asnjë bisnesmen i sinqertë. Të gjithë e dinë se kriminalizimi i BFI-së nuk është punë e Qeverisë së Zaevit apo Gruevskit, të cilët mbase të vetmin mëkat dhe kontribut e kanë që kurrë nuk denjuan t’i çojnë përtej grilave këta dy mashtrues; pra, të gjithë e dinë se këtë kriminalizim e bënë kjo dyshe, përmes akteve të tyre kriminale.

Për Sulejman Rexhepin dhe Mustafa Dautin janë të deponuar dhjetra padi për vepra penale dhe, që të gjitha janë në prokurori e cila i ka analizuar, i ka plotësuar me fakte e argumente, i ka verifikuar, pra, asnjëra nuk është refuzuar si e pabazë dhe, shumë shpejt do të nis procedimi i tyre. Këto të dhëna i kanë edhe faktori ndërkombëtar, i cili, që nga viti 2015 për 99.9 për qind i ka ralluar takimet me uzurpatorin e BFI-së, si dhe vizitat në BFI-në e stërngarkuar me aparate përgjuese e me armë të kalibrave të ndryshëm.

Vakëfin e BFI-së, pasurinë e BFI-së, të hyrat financiare nga fitri, zeqati, kurbanët dhe haxhi, kontributet e ndryshme vullnetare, askush nuk i shkatërroi e nuk i vodhi nga jashtë, asnjë “puçist”, asnjë kryeministër apo ministër antiislamist, por, kryekëput i hëngrën, i shkatërruan dhe i vodhën Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti, ky dysh që pret ndërkomëbtarë me qëllim që të rrëfehen para tyre si dy “engjëj” që e meritojnë të paktën amnestinë politike të ndërkombëtarëve, së këndejmi, edhe ndonjë azil politik si viktima të “pushtetit antiislamist”, në të cilën merr pjesë edhe subjekti mysliman të cilin Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti e kanë ndihmuar me tërë buxhetin e BFI-së. Pse? Sepse i duhet siguri dhe mbrojtje nga ndjekja e organeve të drejtësisë. Po pse kjo frikë e Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit? A ia treguan Samuel Zhbogarit këtë frikë? Apo, i kërkuan, siç thotë informacini i tyre i publikuar “takime të ndërsjella, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive nga të dy institucionet, gjithnjë me qëllim: zhvillimin e papenguar të jetës fetare”! Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti, kjo dyshe tërësisht imorale dhe e pamoralshme, i kërkon Samuel Zhbogarit, Ambasadorit të BE-së, takime për këmbim përvojash?! Do me thënë: na mëso ti si bëhet politika, ne të mësojmë si vidhet, si kryhen veprat penale pa therrë në këmbë, si shkatërrohet institucioni! Dhe këta dy të pafytyrë mendojnë se mund ta bindin BE-në që të shndërrohet në organizëm që do të jepet pas zhvillimit të papenguar të jetës fetare? Pse të papenguar? Kush po e pengon zhvillimin e jetës ftare? Këtu nuk pongohet zhvillimi i jetës fetare por, pengohet zhvillimi i gjuhës së urrejtjes që e ushtron Sulejman Rexhepi si dhe pengohet zhvillimi i vjedhjes dhe shkatërrimit të shlirshëm të BFI-së, mision ky shumë i mundshëm nga Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti.

Kuluareve të Ambasadës së BE-së po flitet se, dje, ambasadori Zhbogar, ka qenë i mahnitur nga dosjet e Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, me përpjekjet aspak dinjitoze të tyre për t’u shpërfaqur si “dy engjëj” para ambasadorit, qëllimi i të cilit ka qenë që të përçojë mesazhe se, Maqedonia e Veriut nuk ka se ku të shkojë në BE me një bashkësi fetare islame kaq të kriminalizuar. Reforma në drejtësi është e dhimbshme dhe e trishtueshme; reformë në drejtësi do të thotë edhe eliminim të strukturave kriminele që fshihen pas të fortëve të pushtetit, qofshin këta sruktura edhe nga radhët e BFI-së, madje qoftë ky dhe “reis”. Krimineli dhe hajni nuk kanë as titull, as din, as iman, as komb, as dinjitet, as personalitet, as vlera, ata kanë vetëm vepra që garanojnë titullin hajn e kriminel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *