Krejt kaos

(Rreth kolumnes së fundit të Agim Mehmetit, shkruar nën pseudonimin h. Sulejman ef. Rexhepi, me titull “Ku është nisur kjo dynja”, botuar në dy-tri portale të korruptuara nga Sulejman Rexhepi me paratë e fitrit dhe të zeqatit.)

Shkruan: Musa Jashari

 

Kohëve të fundit, më shpesh po shkruan Agim Mehmeti kolumna në emër të Sulejman Rexhepit se sa që Mulla Sula po arrinë t’i lexojë! Në kolumnen e fundit, sikur dëshiron të na tregojë se “dynjaja na iku për lesh”! Iku mosha dhe koha e Sulejman Rexhepit? Nuk ka dynja më! Kështu mendon Sulejman Rexhepi, kurse Agim Mehmeti përpiqet që të depërtojë thellësisht në shpirtin e tij dhe t’i shpalosë po ato shqetësime që i kanë identike me Sulën! Gjithë atë që e lexon në shpirtin e Sulejman Rexhepit, Agim Mehmeti e kualifikon si “punë dreqi”! Pikërisht ashtu!

Në këtë kolumne, Agim Mehmeti, duke ia lyer kokën me akull Mulla Sulës, i kritikon të gjithë ata që shkruajnë shkrime rekapituluese duke i numëruar sukseset e arritura përgjatë një viti. Pra, Agim Mehmeti edhe nuk është i njohtuar me “sukseset” e BFI-së, sepse asnjëherë nuk i ka hëngër bytha për sukseset apo dështimet e BFI-së, por as Sulejman Rexhepi nuk i ka kërkuar që “t’i radhisë”, sepse, çka të radhisë, kush t‘i radhisë?! Ai që ia kishte zanat shkrimeve, e larguan, me njëmijë intriga, e zëvendësuan me qenin e zhugavtë, I. B. si dhe me këtë kopil kolumnistin i cili, pa një inters personal, nuk e vë gishtin mbi asnjë sustë të testaturës.

Krejt kaos në trurin e Sulejman Rexhepit dhe në shpirtin e Agim Mehmetit! Nga shkrimi shihet se shqetësimin personal Agim Mehmeti e nxjerr si shqetësim të Mulla Sulës, i cili ka shkaktuar kaos në BFI, përmes korrupsionit, zhvatjes, goditjes në privatësi duke porositur “klyshë” të  përcjellin individë, nga dera e shtëpisë e gjithkah pastaj, duke e fotografuar, duke i ngritur kurthe, sikur të ishin “lepuj të egër” që i duhen Agim Mehmetit për meze me raki përzier me kënaqsinë e të dëgjuarit të “tope tope papagallo”!

Shqetësimi dhe mërzitja e Agim Mehmetit në rolin e skenaristit të pandershëm, kamuflohet duke e shpërfaqur atë si shqetësim dhe mërzitje të Mulla Sulës, i cili, thellë në shpirtin e tij (të lexueshëm vetëm nga Agim Mehmeti) mendon kështu siç na e sjell kolumna: “Nëse tërë kësaj ia shtojmë faktin se njeriu bashkëkohor po detyrohet që çdo ditë të shfletojë katalogun e mbushur deng me falsifikues të historisë dhe të aktualitetit, me revolucionarë të shndëruar në satrapë të cilët po ndikojnë që revolucionet t’i  hanë fëmijtë e vetë, me postierët e urrejtjes, me manekinë politikë dhe me sundimtarë të vuajtjeve, me armiq të mendjes dhe arsyes, me sehirbazë televiziv dhe me vrasës të shpresës dhe të ëndrës,me pashallarë lokalë dhe me hijenat e luftës që qarkullojnë kufinjëve të përgjakur, unë vërtetë nuk e kam të qartë ku po e shohin njerëzit arsyen për lumturi e gëzim…” Do me thënë, Sulejman Rexhepi ndjehet si:

– falsifikues i historisë dhe aktualitetit të BFI-së;

– revolucionar i shndërruar në satrap, që i ha fëmijët e vet, që tallet me fatin e “administratorëve”;

– postier i urrejtjes, ndërsa këta janë shpiunçiçët e Mulla Sulës, të cilët, pa dyshim që Sula shumë shpejt do t’i hedhë në pleh si limonin e shtrydhur;

– “i tradhëtuar” përherë e me armiq fiktivë që krijohen vetëm në mendjen e sëmurë e të stërlodhur të Sulejman Rexhepit

– i rrethuar me pashallarët e tij lokalë që janë në gjendje që të betohen rrejshëm me dorë mbi Kuran, sepse, në të kundërtën, janë të vetëdishëm se Sulejman Rexhepi i çon në p.s.

Ja pra se pse Agim Mehmeti mendon se Mulla Sula nuk do të duhej të kishte arsye për lumturi e gëzim.

Më tej, Agim Mehmeti, përmes “gojës së Sulejman Rexhepit”, thotë: “ky tekst nuk është ndjellakeq dhe pesimist, është një përpjekje e vogël për të sinjalizuar se në këtë kohë të pa kohë që po e jetojmë, e keqja po mëton të shndërohet në diçka të rëndomtë, në një gjendje që njeriu duhet t’a pranojë si gjendje normale në të cilën keqbërësit nuk do kenë nevojë të fshehen, vrasësit do shëtitin lirshëm, hajdutët do respektohen dhe intrigantët do madhërohen. Ky tekst është, në fakt, një kontrapunkt i errësirës si simbol i të keqes.” Nuk është shumë e qartë se ky citat a është bindje e Agim Mehmetit apo shqetësim i Sulejman Rexhepit.

Dhe fare në fund Agim Mehmeti flet në stilin e Sulejman mburravecit! Mund të gëzohemi e të festojmë “vetëm atëherë kur do shohim se lumturia po e mbërthen botën mbarë”, pra, përfshirë edhe BFI-në! Derisa BFI-ja e Sulejman Rexhepit nuk e ndjenë këtë lumturi, atëherë bota nuk guxon të festojë e të gëzohet! Po a ka arsye më të madhe për festë e gëzim kur e di që nuk je shërbëtor dhe zagar i Sulejman Rexhepit! Sepse, Sulejman Rexhepi nuk mburret me të devotshmit, por me shërbëtorët! Ajeti 18 i sures Lukman thotë: “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë dhe mburracakët!”

Kaq për kaosin në trurin e Agim Mehmeti dhe në shpirtin e Sulejman Rexhepit, të cilët, si të hutuar pyesin “kah po shkon kjo dynja”, dhe nuk ngrisin shqetësimin se “kah po shkon kjo BFI” nëpër autostradën e falimentimit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *