Krimi dhe ndëshkimi

Pas çdo krmi vjen ndëshkimi, patjetër! Është ligj! Këto ditë në Hagë, për në Dhomat e Specializuara, u nis edhe Kryeministri i Kosovës, legjenda e gjallë, Ramush Haredinaj! Do të bënte krim nëse do të nisej si Kryeministër. Jo vetëm ndëshkimin por do ta kishte edhe mallkimin e kombit, të historisë. Këtë e donte kreu aktual serb. Kurse Sulejman Rexhepi, një i infektuar për vdekje nga karriera, para prokurorisë maqedonase u ul si “reis”! Ky është qëllimi i recidivave antishqiptare e antiislame

Shkruan Fjoralba Dosti

Mbarë politika raciste serbe u ngrit në këmbë duke kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për ta bindur Ramush Haredinaj që mos të jepte dorëheqje por në Dhomat e Specilizuara të shkonte si Kryeministër, sepse, nëse ai jep dorëheqje, do të bëhet shumë keq për serbët e Kosovës. Pra, me Ramushin këta serbë qenkan shumë më të sigurtë, prandaj, sipas politikës zyrtare serbe, për hirë të këtyre serbëve Ramush Haredinaj nuk do të duhej të jepte dorëheqje. Ku është hilja këtu?

Serbët e dinë fort mirë se, aktakuzat e tyre janë tepër shumë të kota, madje fare të papërfillshme, e dinë shumë mirë se për Ramush Haredinajn nuk ka akuzë që mund të rëndojë mbi shpatullat e tij, përveç një “akuze të pamohueshme”: si Komandant legjendar që e luftoi Serbinë deri në çlirim të Kosovës. Nëse çlirimi perceptohet si krim, atëherë, duhet të dihet një gjë: nuk ka ndëshkim që mund të rëndojë mbi këtë “krim”! Këtë të vërtetë e dinë edhe vetë serbët. Por, qëllimi i tyre është që të ndëshkohet, që të ulet para bankës së akuzuar titulli “kryeministër i Kosovës”! Politika dinake serbe insiston që një herë në jetë të ulet para bangës së akuzës një instiituion i shtetit të Kosovës. Ata kërkojnë që para gjykatës ndërkombëtare të merret në pyetje për krim një kryeministër Kosove!

Fatmirësisht, Ramush Haredinaj është personalitet historik i cili në luftë me Serbinë humbi vëllezër, humbi anëtarë të familjes, bij të nënlokes Kosovë, u mbush me plumba në trup edhe vetë dhe, nuk u dorëzua. Çlirimit të Kosovës ia fali vëllezërit, Pavarësisë së pastër të Kosovës do t’ia falte në çdo sekond titujt, cilido titull qoftë ai, kryeministër, kryetar shteti, kryetar kuvendi etj. etj. Sepse, për Ramush Haredinajn nëse lufta për çlirimin e Kosovës ishte e shenjtë, tashmë Institucionet e pavarura të këtij Shteti janë të shenjta, të paprekshme e të pacënbueshme, të pashantazhuara e të papërkulura!

Serbia kurrë nuk do të ketë shansin të mburret se, ja, një ditë ia doli që ta gjynjëzojë para ndërkombëtarëve një kryeministër! Plotësisht ka të drejtë nëse thotë se ia doli që në Hagë ta çojë njëfarë Ramush Haredinaj, një qytetar të rëndomtë, si të gjithë shqiptarët e botës që kanë luftuar dhe që janë të papërkulur në ruajtjen e shenjtërisë së Pavarësisë së Kosovës dhe të Institucioneve të saj!

Por, nga ana tjetër, a e kupton këtë “miku” i Ramush Haredinajt, Sulejman Rexhepi, i cili na poston fotografira tek përshendetet me Ramushin e Madh! A e kupton ky farë “reisi” sklerotip se, me faj apo pa faj , në bangën e akuzës nuk ulet titulli i një Institucioni, çfarëdo qoftë ai titull! Në historinë e popullit maqedonas do të ngelë përjetë e regjistruar se, një herë e një ditë, e kanë ulur para akuzës Reisul Ulemanë e BFI-së! Titullari mund të ketë fuqinë financiare dhe të korruptojë gjykatës dhe, për rrjedhojë, ta komprementojë tërë ndëshkimin; titullari edhe mund të dënohet, por edhe mund të lirohet si i pafajshëm, pra, të provohet pafajësia e tij, por, kurrë nuk mund të shlyhet e vërteta se, titulli Reisul Ulema është ulur para bankës së prokurorisë maqedonas, edhe atë fillimisht për gjuhën e urrejtjes e më pas edhe për vepra të ndryshme penale! Ndryshe është të merret në pyetje e në gjykim një Sulejman Rexhep se sa një Reisul Ulema! Sulejman Rexhepi mbase ka edhe porosi nga të pasinqertit që të ulet në bankën e akuzës si Reisul Ulema, por ama, asnjë ga myslimanët e Maqedonisë së Veriut nuk e pranon këtë fakt, nuk pranon se po merret në pyetje një “reis” por, që të gjithë e dinë se në prokurori po përgjigjet uzurpatori i BFI-së, qytetari lehtësisht dhe arsyeshm i ndëshkueshëm, Sulejman Rexhepi.

Këtë të vërtetë tashmë e ka të qartë edhe vetë Sulejman Rexhepi por, nuk do të dorëhiqet deri sa të marrin fund seancat gjyqësore, jo se i ka plasur të ngelë “reis”, apo të fshihet pas këtij titulli për të nxjerrë ndonje proces pozitiv per të, por, thjesht, e ka detyrë “kombëtare” që ta shterrë arkën e BFI-së, që proceset gjyqësore t’ia paguajë BFI-ja, të cilën po e “përfaqësuaka” Sulejman Rexhepi, avokatët, shpenzimet e gjykatave, korrupsionin, të gjitha këto t’i paguaj arka e BFI-së dhe jo xhepi i Sulejman Rexhepit. Nëse Sulejman Rexhepi gjykatës maqedonase i shkon vetëm si qytetar i thjeshtë, atëherë, normalisht, shpenzimet e procesve gjyqësore prekin xhepin e Sulejman Rexhepit. Historikisht, deri më sot, Sulejman Rexhepi ka shkaktuar qindra procese gjyqësore, të gjitha shpenzimet i ka mbuluar me paratë e myslimanëve të ngratë të Maqedonisë së Veriut. Miliona euro kanë përfunduar në proceset gjyqësore si dhe në xhepat e avokatëve, të cilët, gjithnjë e sugjerojnë që të hap proces, pavarësisht se të gjitha do t’i humbë. Avokatit i intereson që të paguhet në çdo seancë gjyqësore, kurse Sulejman Rexhepi nuk humb asgjë nga xhepi. Humb arka e BFI-së, e cila tashmë gjason në një shoshë klasike prej nga rrjedh gjithandej.

Ndjesë trimit të kombit, Ramush Haradinajt, që u përdor në këtë tekst krahasimor me llumin e kombit e të fesë, Sulejman Rexhepin. Ndejsë miliarda herë! Ndjesë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *