Kryemikrobi i keq dhe mikrobët e mirë

Urdhëroni e silluni rreth zgavrës së prapanicës së Mulla Sulës, sepse, në mungesë të rrogave, diçka duhet të hani, por, edhe ta ndihmoni kryebakterien në arritjen e kënaqësisë si dhe rehatisë përmes barkëqitjes sa më normale. Ai ka nevojë për ju, ju keni nevojë për të. Kësaj i thonë “e mira reciproke”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Shkenca pretendon se qenia njerëzore në fakt është “hoj e bakterieve”, apo se, njeriu është e vetmja bakterie e logjikshme. Gjithashtu, shkenca vërteton se përveç bakterieve të dëmshme, trupi i njeriut është përplot me bakterie pa të cilat nuk do të mund të jetonte asnjë sekond. Jo rastësisht gjithnjë e më shumë po e eliminojnë antibiotikun, duke insistuar që bakteriet e dëmshme të sulmohen e të vdesin nga bakteriet e mira që i ka çdo pjesë e organizimit të njeriut. Prandaj, larja e shpeshtë e trupit, larja e shpeshtë e organeve të trupit na qenka jo gjithmonë e shëndetshme.

Këto ditë lexova një studim tepër të shpifur, vështruar nga këndi etik dhe estetik. Studimi i një shkencëtari amerikan vërteton se larja e prapanicës me sapunë apo me praparate të tjera higjienike na qenka e dëmshme. Sipas këtij studimi, në zgavrën e anusit po jetuakan disa bakterie të cilat po e “ndjellkëkan” jashtëqitjen sa më të shpeshtë dhe sa më normale. Pa këto bakterie, apo reduktimi i këtyre bakterieve në zgavrën e anusit shkakton kapsllëkun. Shkrimi përfundon se, për njeriun shumë më mirë, në këtë rast, qenka pisllëku se sa kapsllëku!

Autori thotë se këtij studimi i është qasur nga një thënie popullore e cila i tangon servilët, njerëzit e këqinjj, mikrobët, ata që shoqëria i quan “bakterie”, soj ky i njerëzve të cilët gjithnjë insistojnë që të rrinë sa më pranë bythës së “boss”-it. “Po i futet në bythë”, “Po i rri rreth bythe”, “I sillen vetëm rreth bythe”… Pra, “boss”-it debill, mund t’i shkaktojnë kënaqësi, madje po atë kënaqësi të lirimit nga barkëqitja, të gjithë ata servilë e matrapazë që i sillen, i vardisen e nuk i ndahen nga prapanica.

T’i kthehemi gjërave konkrete, praktike, realitetit, dhe të shohim se si është puna e njeriut si mikrob si dhe e mikrobeve të tij në prapanicë! Le të supozojmë se Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula është vetë mikrobi gjigant, ndërsa rreth vrimës së prapanicës së tij duke u sjellë disa mikrobë të cilët ia ndihmojnë jashtëqitjen. Ndryshe, ai do të pëlciste nga kapsllëku sikur të ishte zënë nga gështenjat apo lajthitë! Mulla Sula ka plotë mikrobë që i sillen rreth prapanices, ndërsa të gjithë këta ia shkaktojnë atë kënaqësinë e papërshkrueshme të momentin të jashtëqitjes. Pra, janë mikrobe që ia kanalizojnë daljen e mutit. Pra, këta mikrobë na qenkan mikrobë muti. Dhe, çuditërisht, jo rastësisht të gjithë këta mikrobë emërtohen me emra të cilët nisin me “m”. Mikrobe që nisin me “m” dhe që shërbejnë për “m”-në e Mulla Sulës. Si për shembull me “m” – m-Mustafa, m-Musa, m-Muameri, m-Muzemili, por edhe disa m-Muftinj, të cilët, pasi të ndjejnë se nga këta “m”-të u dhjes Mulla Sula, lëshohen pas këtij m… si mizat që rrinë në bythe të kalit, si për shembull, mizat: m-Irsali, m-Qaniu, m-Shaqiri, m-Qenani. Pra, këta mikrobe më tepër e parapëlqejnë kutërbimin e pistë e të qelbur të Mulla Sulës se sa kapsllëkun e tij. Meqë, sillen rreth buthës së tij, druajnë nga ndonjë shpërthim i fuqishëm nga kapsllëku dhe përplasje për muri deri në thyerje eshtrsh. Ata mendojnë se më mirë t’i shkelë ndonjë maune se sa t’i përplasë Mulla Sula nga forca e lirimit prej kapsllëku. Prandaj i rrinë mu aty dhe ia ndihmojnë jashtëqitjen normale që e ka me bollëk e që e kutërbon mbarë shoqërinë shqiptare dhe muslimane.

Urdhëroni e silluni rreth zgavrës së prapanicës së Mulla Sulës, sepse, në mungesë të rrogave, diçka duhet të hani, por, edhe ta ndihmoni kryebakterien në arritjen e rehatisë përmes barkëqitjes sa më normale. Ai ka nevojë për ju, ju keni nevojë për të. Kësaj i thonë “e mira reciproke”. Si mikrobi i mirë që e ha mikrobin e keq…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *