Kthimi i Mulla Sulës në origjinë

As aktiviteti fetar islam i organizuar nga diaspora shqiptare por as aktiviteti mysliman i organizuar në Abu Dabi, nuk e joshën Mulla Sulën sa e joshi aktiviteti ku do të plasë gallata e qejfi! Kot nuk mallkojnë shqiptarët: ”Të marroftë Zoti ditën e pazarit”!

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

 

Kohë më parë, në Frauenfeld të Zvicrës, u përurua xhamia e re e shqiptarëve ku morën pjesë një mori myslimanësh nga Zvicra dhe më gjërë por edhe personalitete fetare nga e mbarë shquptaria. Në këtë aktivitet fetar të diasporës shqiptare, veç të tjerëve mori pjesë edhe Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, i njohur si ”Skopsko pivo” për shkak të konsumimit enorm të birrës në vend të ujit të Zotit. Në këtë event mungoi uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i njohur si Mulla Sula! Organizatorët e këtij manifestimi thanë se Mulla Sula mungon për shkak se është i ftuar Talat Xhaferi! Tashmë nuk e do Talat Xhaferrin, njeriun të cilin një vit më parë e dekoroi me mirënjohjen ”Myfti Haxhi Vebi Dibra” (me të cilën mirënjohje e ka shpërblyer edhe Afrim Tahirin, për kontributin e pamohueshëm në menaxhimin dhe zhvillimin e jetës fetare islame në vend.) Ia solli Zoti z. Xhaferit që me aromën e birrës, të përurojë xhami të re, Shtëpi të Zotit, kurse njeriu i thirrur për të nderuar një Shtëpi të tillë mungon! Çka flet kjo? Ndërhyrje e djallit për ndërrim kompetencash, pa dyshim!

Nga ana tjetër, Talat Xhaferi do të mungojë në një event të këtoditshëm të cilën e organizoi firma e mirënjohur RENOVA! Ajo do të përurojë këto ditë një hotel në Tetovë, në të cilën do të prezantojë edhe Kryeministri i vendit, Zoran Zaevi, edhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, por edhe Ali Ahmeti e Teuta Arifi, me qëllim që ky sukses i RENOVA-s të konceptohet si sukses partiak i koalicionit VMRO-BDI!

Në këtë aktivitet hotilerike nuk do të mungojë as uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i njohur si Mulla Sula. Madje këtij të fundit iu dha mundësia që edhe të thotë dy-tri fjalë përshëndetëse! Ia solli Zoti që me ashk të flasë në një aktivitet i cili do të përcillet me shumë veprimesh të cilët jo që nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin por që, që të gjitha bien ndesh parimeve të fesë islame. Në këtë hotel, si në të gjitha hotelet e tjera, do të ketë edhe zina, edhe alkool, edhe tradhëti morale e shoqërore, edhe kumar, edhe planifikim e hartim strategjishë antishqiptare e antimuslimane edhe, shumë veprimesh të tjera, përveç atij turistik!

Natyrisht, askush nuk po i paditë pronarët e Renovës për këtë punë kolosale të bisnesit të tyre. Ata po hapin një hotel, ndonëse jo të çertifikuar sipas Standardid Hallall, i cili do të vizitohet nga mijëra turistë. Pra, idea fillestare e pronarëve është për të bërë bisnes turistik, kurse, pronarët nuk janë të obliguar, madje as që e kanë të drejtën që t’u përzihen mysafirëve se çka do të bëjnë brenda. Por, megjithatë, dihet se çka bëhet në hotel, dihet se pse përdoren hotelet, veç të tjerash! Dhe, të gjitha punët e tjera, përjashto këtu punët e hotilerisë dhe turizmit, i përuron dhe i bekon Sulejman Rexhepi, siç i bekoi edhe pjesëmarrësit në atë aktivitet të pronarëve të Renovës, ku prezent ishin edhe z. Zajev, z. Spasovski e do ovska të tjerë.

Zoti është i madh! Jo një herë njerëzve ju ndodhë që, në pleqëri, duke e shtyer moshën, të përjetojnë kthimin në origjinë, në rastin konkret, pijaneci në të penduar dhe t’i kthehet Zotit, kurse njeriu i Zotit të ik prej Tij dhe t’i kthehet djallit. Ky është një shpërblim i të Madhit Allah por edhe ndëshkim i Tij për njerëzit shpirtpendues por edhe për hipokritët. Hipokritët i lë që në çastet e fundit të marrin forcë, të marrin kurajo dhe të drejtohen e ta trasojnë rrugën e djallit. Kësaj rruge të origjinës është nisur Sulejman Rexhepi. Dhe, për respekt të kësaj rruge të djallit, ai mungoi edhe në aktivitetin e tjetër mysliman, ku do të nënshkruhet një deklaratë për të mirën e përbashkët të të gjithë myslimanëve ne rajon dhe më gjërë. As aktiviteti fetar islam i organizuar nga diaspora shqiptare por as aktiviteti mysliman i organizuar në Abu Dabi, nuk e joshën Mulla Sulën sa e joshi aktiviteti ku do të plasë gallata e qejfi! Kot nuk mallkojnë shqiptarët: ”Të marroftë Zoti ditën e pazarit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *