Kujt po i numërohen ditët Maqedonisë apo Sulejman Rexhepit

Në Opajë të Kumanovës u hodhë edhe një gurë themeltar i një xhamie të re! Themelin e “bekoi” Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, bekuesi i antishqiptarit më të madh të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit! Ishalla nuk i ecin rënd punët kësaj xhamie, sepse, tashmë po tregohet në praktikë se, aty ku po “hedh bekim” Sulejman Rexhepi aty po bëhet vendi si t’i ketë rënë llava e vullkanit që është në grahmën e vet të fundit

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Sulejman Rexhepi bën apel deri te diaspora, deri te myftinitë e tjera, deri te xhemati i Maqedonisë që të kontribuojnë të gjithë për përfundimin sa më të shpejtë të kësaj xhamie! Po cili është kontributi konkret i vetë Sulejman Rexhepit? Sulejman Rexhepi përgjatë këtyre viteve, që kur ka mësuar për masazhën (ngjeshjen e trupit), me miliona denarë ka shpenzuar nëpër sallone ekskluzive të masazhës, kurse asnjë mysliman i Maqedonisë nuk e ka parë që të jetë i pari dhe inicuesi i tubimit të mjeteve finansiare për një xhami. Masazherja e tij, ajo brunja, që ia ka qejfi të masazhojë klientë e veshur në bikini, në një rast ka thënë se “ky farë “pogllavari”, më shpesh i frekuenton sallonet e masazhimit se sa vetë xhamitë! Kurse shahirët thonë se, më tepër fitojnë në konakun e Mulla Sulës se sa nëpër dasma!

Edhe nga ky fjalim, nën rreshta po nënkuptohet fakti që, Sulejman Rexhepi e ka shumë të qartë se numërimi nga e mbrapshta për të veçmë ka filluar. Ai ëshhtë duke e ndjerë fundin e vet të reziltë, prandaj, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë i pëlqen që të fërkohet me shtetin e Maqedonisë. Nëse një ditë do ta gjejë belaja, të thotë pastaj se ja, shteti ma bëri qëllimisht, sepse e kritikoja! Apo, e ka të qartë se po përfundon si tradhëtar, si bashkëpunëtorë i UDB-së, si luftëtarë i rexhur kundër “seperatizmit dhe nacionalizmit” shqiptar dhe, hajt ta them një fjalë se, mbase mund të përfundoj si patriot!

Sulejman Rexhepi thotë se ai shtet që do t’ia diskriminojë popullin nuk do ta lejojë, sepse, populli i tij qenka autokton kurse të tjerët qenkan ardhacak dhe se ardhacakët të gjithë do të ikin! A nuk është ky mendim i një të çmenduri? Sulejman Rexhepi paska popull që duhet ta mbrojë!!! Po kush e llogarit Mulla Sulën, më sa derrin e vrarë! Populli tashmë ka folur – zero respekt për Sulejman Rexhepin, uzurpatorin dhe shkatërruesin e BFI-së!

Sulejman Rexhepi e akuzon shtetin që i ndërton kishat me buxhetin shtetëror kurse nuk ndërton asnjë xhami? Ky shtet aktualisht, por edhe tash e 15 vite, drejtohet edhe nga partia e tij, BDI-ja! Ndërtimin e cilës xhami e inicioi kjo parti deri më sot? Si lejoi kjo parti që buxheti shtetëror të derdhet nëpër kisha dhe jo edhe nëpër xhami? Dikur PDSH-ja e Menduh Thaçit, brenda një viti arriti që partnerin e vet qeveritar VMRO-në ta detyrojë që të derdhë para prej 200 mij euro në buxhetin e Medresesë si dhe nga 5000 euro për njëzet xhami të vendit! Kaq para sa ka nxjerrë Menduh Thaçi nga buxheti i shtetit për BFI-në, kurrë nuk ka bërë Sulejman Rexhepi. Zoti sevape ia shkroftë këtë kontribut Menduh Thaçit, ndërsa ia shkroftë mëkat momentin kur u angazhua me mish e me shpirtë që ta rikthejë në BFI Suulejman Rexhepin e dëbuar.

Sulejman Rexhepi me djallëzinë e tij tenton që të ngrisë iniciativë që shteti të ndërtojë xhami! Mehrumi e paska falur truallin për xhami, kurse Sulejman Rexhepi tha se ia fali BFI-së! Po tani shteti nëse gjenë troje dhe nëse ngritë xhami, a t’ia falë të gjitha Sulejman Rexhepit? A e kupton Sulejman Rexhepi se çfarë shkatërrimi po i uron BFI-së? A e ka të qartë Sulejman Rexhepi se, nëse nisë shteti të ngrisë xhami, do të nisë që të përkujdeset për pronat e veta, do të nisë të krijojë xhemate për xhamitë e veta, do ta viie deri te inicimi i themelimit të organeve të këtyre xhamive dhe, me fajin e kujt? Natyrisht, me fajin e Sulejman Rexhepit i cili në çaset më të rënda të jetës së tij, inicon projekte që i ka dëgjuar nëpër polici e sektore të UDB-së deri sa ka punuar dhe ka qenë aktivë nëpër ato shërbime! Këtu Sulejman Rexhepi gjithmonë ka një rrugëdalje nga kjo situatë! Ai, të gjithë donatorëve ju thotë që t’i derdhin paratë në xhirollogarinë e BFI-së sepse Institucioni ynë përkujdeset më tej si të shpenzohen ato! Pra, Sulejman Rexhepi e ka te mbushja e buxhetit që po i shterron fare, e jo te ndërtimi i xhamive! Nga viti i ardhshëm, Sulejman Rexhepi e ka në plan që t’i menaxhojë të gjitha ato para që do të mblidhen për ndërtimin e xhamive, pra, mbikëqyrëse dhe ndërtuese si dhe menxhuese e donacionit do të dalë vetë BFI-ja e jo këshilli iniciativ i ndërtimit të xhamisë! Pare, pare i duhen Sulejman Rexhepit dhe jo xhami, sepse, siç u tha më sipër, deri më tani nuk e ka dhënë për ndonjë xhami as një për qind të atyre parave që ia dha Shyhrete Behlulit e cila ia mori lekët pa dhimbje dhe e parodizoi deri në palcë!

Sulejman Rexhepi e mori më qafë edhe Ministrin e arsimit, të ciilit iu drejtua me “ti mos shko me ta”! Do me thënë, përpjekje subversive, si diversant i pamend, në strukturën e BDI-së? Si duket, tani ka filluar të japë kontributin e duhur në nismat e fraksionizmit të BDI-së dhe, po e ndjenë kohën që duhet të pozicionohet në njërin fraksion të kësaj partie. Sulejman Rexhepi gjithmonë e kërkon atë fije kashte për t’u kapur dhe për të mos rrëshqitur tatëpjetë pusit me lluc. Më mirë të fundoset se sa të dalë publikisht e ta provokojë tërë masën myslimane të vendit. A nuk po e sheh se sa herë del, e iriton tejmase popullatën tonë e cila pastaj vlon me mijëra komente nga më të rëndat nëpër rrjetet e ndryshme sociale. A e kupton Sulejman Rexhepi se tashmë ka nisur t’i bëhet barrë e padurueshme perspektivës familjare! Çdo paraqitje e tij po bëhet hipotekë falimentuese e perspektivës së “dinastisë Rexhepi”! Sa keq, sa fund i trishtueshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *