Kukullat e Sulejman Rexhepit para efektit cunami të opozitës

A ka gjë më antifetare, më antiislame se sa kjo që bëjnë ”ministrat” e Mulla Sulës vetëm e vetëm që ai të ngelë sa më gjatë në pushtet! A ka më të turpshme se frikësimi i tyre nga ”gogoli” që ua përshkruan Mulla Sula derisa të ujdiset në rahatllëkun e vet! A ka veprim që meriton ndëshkimin e plotë të Allahut Fuqiplotë se sa mbyllja e syve para vjedhjes së djersës së myslimanëve, para vjedhjes së djersës së të punësuarve në BFI, para vjedhjes së vakëfit

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

 

Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, në ”qeverinë e tij” (Rijaseti totalisht ilegjitim) ka disa kukulla të cilat vazhdimisht i frikëson me ”heshtni, se vjen Afrim Tahiri dhe ju fshinë!!!” Sillet në po të njëjtën mënyrë siç sillen gjyshet me fëmijët që mundohen t´i ikin gjumit ”hesht, flij se do të vie gogoli…” Pas kësaj trembje të gjyshes fëmijët flejnë dhe pastaj gjyshja bën qejfet e saj si triumfuese, ngase arriti ta tremb fëmijën!

Mulla Sula, të gjithë të varshmit e vet i tremb me Afrim Tahirin, ju thotë ”flini se vjen Afrimi”! Me këtë llaf, Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdijshëm se një ditë vjen Afrim Tahiri, për këtë të vërtetë absolute të gjithë janë të vetëdijshëm, prandaj, solidarizohen me frikërat e Sulejman Rexhepit dhe i rrinë si mizat mu në atë vend!

Me këtë frikësim praktikisht Mulla Sula gjenë përkrahje dhe mbështetje prej të varshmëve të tij në të gjitha veprimet që i bën ai, ndërsa deri më sot është dëshmuar katërcipërisht se Sulejman Rexhepi ka kryer vetëm veprime antikushtetuese, antihumane, antinjerëzore dhe, më katastrofa, antifetare. Këtë e dijnë edhe ata të cilëve ju vie lezet kur Mulla Sula, varësisht nga nevojat e veta personale, i quan herë ”myfti”, herë ”kordinatorë”, herë ”pedera”! Sido që t´i thërrasë, atyre iu vie lezet, ia fërkojnë shpinën Mulla Sulës, madje edhe bolet, vetëm e vetëm që të rrinë në po ato pozicione ku ka dëshirë Sulejman Rexhepi. Të gjithë ata që janë përpjekur që ta vënë në dyshim moralin e Mulla Sulës, i ka shpallur ”pedera” madje për këtë ofendim ai është përkujdesur edhe me incizime të montuara policeske, të gjithë ata që kanë shprehur dyshime nëse është ”reis” apo jo, kanë fluturuar duke ua tëkërlitur çallmet; të gjithë ata që e kanë përfolur si hajn, janë larguar nga postet e tyre si ”hajna”, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dekanë historikisht shumë të sukseshëm; të gjithë ata që kanë shprehur dyshime dhe që kanë pasur rezerva të mëdha në hoxhallëkun e Mulla Sulës, të gjithë kanë përfunduar si ”qafira”! Do me thënë se, të mirë janë vetëm këta që ia fërkojnë Mulla Sulës, ose, nuk mund të jeshë në punë në BFI, nëse nuk je kurrizëlakuar, nëse nuk je i gatshëm të shndërrohesh në nuse me duvak dhe, nesë nuk pranon t´ia fërkoshë Sulejman Rexhepit; duhet të jeshë i gatshëm të shndërrohesh në çergë gjigante qeni dhe t´ia mbuloshë Mulla Sulës të gjitha gjurmët e hajnisë, e zhvatjes, e korrupsionit, e shkatërrimit të BFI-së.  Madje, të gjitha këto akte degjeneruese të Sulejman Rexhepit duhet që secili i varur prej tij t´ia ngarkojë vetes me vullnet, vetëm e vetëm që ta amnestojnë ”zotin” e tyre.

A ka gjë më të tmerrshme se kjo që bëjnë të varshmit e Mulla Sulës, a ka gjë më antifetare, më antiislame se sa kjo që bëjnë ”ministrat” e Mulla Sulës vetëm e vetëm që ai të ngelë sa më gjatë në pushtet! A ka më të turpshme se frikësimi i tyre nga ”gogoli” që ua përshkruan Mulla Sula derisa të ujdiset në rahatllëkun e vet! A ka veprim që meriton ndëshkimin e plotë të Allahut Fuqiplotë se sa mbyllja e syve para vjedhjes së djersës së myslimanëve, para vjedhjes së djersës së të punësuarve në BFI, para vjedhjes së vakëfit. A ka gjë më të tmerrshme se sa të jeshë, ndonëse edhe në mënyrë indirekte, bashkëvjedhës i vakëfit, bashkëvjedhës i ndihmave humanitare që i dedikohen jetimëve, bonjakëve, të varfërve!

Të gjithë këta janë të destinuar që të përjetojnë thyerje qafe nga Allahu Fuqiplotë dhe jo nga Afrim Tahiri, sado që me këtë emër i frikëson Mulla Sula.

Mulla Sula, të varshmëve të tij kurrë nuk ju thotë që të kenë kujdes e të frikësohen nga Allahu që sheh çdo veprim e çdo punë, por, ju thotë që ta përkrahin dhe t’ia mbajnë zhagin në të gjitha veprimet antiislame, sepse mund të vie Afrim Tahiri e të fluturojnë të gjithë nga puna!

Deshtën apo jo këta dylbera, të gjithë ata që i shërbejnë Mulla Sulës dhe, me këtë, edhe djallit dhe lulëzimit të veprimeve të këqia, të dëmshme, antiislame, automatikisht bëhen shënjestër e opozitarizmit. Në ditën që do të pirdhe e do të ecë Sulejman Rexhepi, dhe ecja e tij është e vërtetë si Allahu Një, po atë ditë, bashkë me të, do të ecin duke dhënë llogari edhe të gjithë ata që Mulla Sulën e ngritën në kult të tyre. Nëse janë vetëm një gram teologë ata e dinë se ç’llogari do të japin për shërbime që i bëhet putit!

Të gjithë bashkëpunëtorët e zinj të Mulla Sulës, të cilët mendojnë dhe presin në trashëgiminë e postit të ”shefit” të tyre, janë në lajthitje të plotë, sepse, tashmë të gjithë këta janë të frikësuar nga ”gogoli” dhe, kjo frikë, në fakt është dorëzimi para koshiencës së tyre që u flet se janë bashkëmendimtarë dhe bashkëveprues me ”gjyshen” e tyre që i frikësonte për pak rehati pleqërie.

Trajtuar në kuadrin e fenomeneve, opozita ka fuqinë e ujit me energjinë e cunamit, i cili, kur i vjen koha nuk ka digë e pengesë, nuk ka forcë e teknikë njerëzore që mund t’i dalë përpara. Sepse, nisma e ujit në veprimi alla-cunami është leje e Allahut Fuqiplotë për t’i ndërgjegjësuar për nivelin e haramit që mbisundon në një vend a në një shoqëri. Allahu sheh dhe dëgjon gjithçka, sado që ”myftinjtë” mundohen që ta ngushëllojnë veten duke pëshpëritur mes vete se janë të detyruar që ta ndihmojnë ”shefin” e tyre me qëllim që t’i ruajnë kolltuqet e pamerituara dhe të vjedhura. Gjithësesi, janë shumë të vetëdijshëm se posti ”reis” nuk është trashëgues dhe as testament që mund t’ia lë kujtdo Mulla Sula, aq më pak bashkëpunëtorëve të tij që me vite kanë kontribuar që të devalvohet deri në palcë posti i respektueshëm i të parit të myslimanëve. Tashmë kemi të parin e ”myslimanëve” që e ushtrojnë praktikën e djallit. Zoti i vraftë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *