Kundër Vetingut të thjeshtëzuar tek pasuritë

Nga Mero Baze/

Procesi i Vetingut i cili po nxjerr nga sistemi një numur të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh, është I bazuar mbi tre elementë themelor, kontrollin e pasurisë, edukimin dhe kontrollin e integritetit profesonal, që nënkupton mënyrën se si ke gjykuar dhe je sjellur në sistem këto vite.

Rezultatet edhe kështu impresionuese të Vetingut, duket se po mbështeten më shumë tek kontrolli I pasurisë dhe fare pak, ose aspak, tek dy elementët e tjerë që janë shumë të rëndësishëm në figurën e një njeriu të drejtësisë. Sidomos pjesa e integritetit profesional dhe mënyrës se si ai ka gjykuar.

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar deri tani, në fakt janë rrëzuar vetëm nga deklarata e pasurisë edhe ajo, jo aq shumë e hetuar, por më shumë e lexuar nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë.

Nuk ka dyshim që ne kemi gjyqtarë të pasur dhe prokurorë akoma më të pasur, dhe se të ardhurat dhe pasuria e tyre reale nuk është fare ajo që figuron në letra. Fakti që edhe ajo që figuon ka probleme, do të thotë që ata, as për letrat nuk kanë bërë kujdes.

Por një reformë reale në sistemine drejtësisë, do të kishte shumë herë më tepër besueshmëri sikur të skualikuarit të ishin nga rradhët e atyre që kanë pas probleme me proceset e gjykuara. Kjo mbi të gjitha për shumë nga proceset politike të zhvilluara në vite dhe që janë një nga frymëzimet e shoqërisë shqiptare kundër sistemit drejtësisë.

Fjala vjen gjyqtarët që kanë gjykuar dhe mbyllur dosjen e 21 Janarit edhe sikur të jenë asketë dhe të rrojnë me rrogën e shtetit, nuk duhet të jenë në sistem, pasi janë bashkpunëtorë të një krimi shtetëror. Gjyqtarët që mbyllën Gërdecin si aksident teknologjik dhe “nuk gjetën” as faksin e të birit të kryeministrit, as lutjet e Ministrit të drejtësiëë që ta shikonte “Memon” para se të firmosej, as 42 hyrje daljet në muaj, tek ministri I Mbrojtes, ata që mbyllën me procedure çështjen e Fatmir Mediut e Lulzim Bashës dhe të tjera histori të dukshme politike, natyriosht që për para pasurisë duhet tu hetohet integriteti profesional. Ata që liruan trafikantë droge nga Turqia pasi kishin bërë kërdi me gjyqe politike, ata që pasi shërbenin politikisht si në rastin e zgjedhjeve të vjedhura në Tiranë, pastaj kishin leje të bëheshin milionerë, duhen gjykuar padiskutim si gjyqtarë e prokurorë pa integritet para se të gjykohen si njerëz të pasur.

Skualifikimet e deritanshme përveç një rasti dënimi në Itali, bazohen tek statistika të thata pasurie bazuar vetëm mbi mospërputhje nga disa grafikë shterpë që injorojnë realisht dinamizmin e pasurimit informal të shqiptarëve në vite. Ky ndëshkim , edhe pse është brenda ligjit, duket si shumë rrugë e thjeshtë dhe e përciptë për të reformuar sistemin. Është pak a shumë si në rastin e Al Kapones që e dënuan për pak dollar taksa, ndërkohë kish vrarë me dhjetra.

Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, nuk I kanë fshehur gjurmët si Al Kapone. Ata janë si Saliu, që vret dhe mburret që ka vrarë. Dhe ata janë mburrur për ato gjyqe që kanë bërë, pasi për shkak të atyre, pastaj kanë pas leje të bëhen miliardierë. Por jo miliardierë si në ato letrat pa mendje që kanë dorzuar në ILKPD. Ata kanë më shumë se aq , shumë here më shumë se aq, por nuk do tia vlente ti ndëshkoje vetëm për ato, por më shumë për arsyet, pse u lanë të bëhen milionerë U lanë se shërbyen dhe duhen spastruar në rradhë të parë si shërbëtorë të pushteteve dhe jo të drejtësisë./(Tema/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *