Kur i fëlliquri të ofendon (Video)

Shkruan Gani Sinani /

Në një “përpjekje gazetareske” tepër amatoreske, për të mos thënë diletanteske, të publikuar në një palo portal, inkorporohet dhe Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, i cili, ja që ka ngelur në margjina të rrjedhave dhe të kaheve shoqërore dhe, për të thënë diçka, imponohet madje edhe me paratë e myslimanëve të grabitur, që të përfshihet diku sa për të pallamudë diçka!

Në këtë “përpjekje gazetareske”, veç tjerash Sulejman Rexhepi, ky shkalës i përjetshëm i shqiptarizmës, mezi paska pritur që të flasë sa për ta njollosur e për ta ofenduar rëndë një nga heronjtë e klerit mysliman shqiptar, H. Sabri ef. Koçin, liderin e parë të shqiptarëve myslimanë në Shqipërinë post-komunise. Pikërisht për këtë hero kombëtar Sulejman Rexhepi flet me përçmim duke thënë se ai nuk ka ditur asgjë se, ka qenë thjesht një hoxhë sa për t’u takuar me xhemat nëpër xhami!

Hafëz Sabri efendi Koçi ka lindur, ka jetuar, ka vepruar dhe ka vdekur për shqiptari, duke kaluar një gjysmë jete burgjeve të egra komuniste! Po Mulla Sula, ky alim i k…?

Kur Hafëz Sabri Koçi vuante dënimin e përjetshëm në burgjet e komunizmit për shqiptari, Sulejman Rexhepi i shërbente komunizmit sllav që mundohej ta vriste shqiptarinë te çdo shqiptar patriot.

Kur Hafëz Sabbri Koçi vuante e torturohej nga policia komuniste, Sulejman Rexhepi punonte në policinë komuniste sllave!

Kur Hafëz Sabri efendi Koçi përpiqej në burgjet më të errëta të njerzimit që të ngelte rojtar i Kuranit, Mulla Sula përpiqej që të rekturonte hafëzlerë në shërbim të policisë serbo-maqedonaso-sllave!

Kur Hafëz Sabri efendi Koçi po e ndjente vdekjen e komunizmit dhe kur po përgatitej shpirtërisht që të dalë në liri, ta tubojë komunitetin shqiptar mysliman dhe sërish ta ngjallë fenë islame në mesin e shqiptarëve të Shqipërisë, Sulejman Rexhepi po i shërbente UDB-së duke mbajtur ligjerata nëpër xhami ku e luftonte “nacionalizmin dhe seperatzmin shqiptar”, duke u munduar që të gjithë shqiptarët t’i bëjë komunista të regjur dhe me këtë të merrte fund islami në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Kur Hafëz efendi Koçi me devotshmërinë e vet të padyshimtë po ngritej në simbol i unitetit dhe i bashkimit gjithëkombëtar, Sulejman Rexhepi, që nga dita e parë e instalimit të tij në BFI nga ana e UDB-së e deri në ditët e sotme është simbol i përçarjes, i shkatërrimit dhe i njollosjes së islamit në Maqedoni.

Në çdo xhami ku futej dikur Hafëz Sabri efedi Koçi xhamitë mbusheshin plotë me xhemat, kurse sot, Sulejman Rexhepi i mjerë, në çdo xhami që futet braktiset nga xhemati dhe ngelë vetëm me bashkëpunëtorët e tij sahanëlëpirës (rasti i fundit në xhaminë e Drenovecit)!

E vetmja “e metë” e Hafëz Sabri efendi Koçit, këtij kleriku përjetësisht i ndritshëm, ka qenë që nuk ka ditur të vjedhë, të gënjejë e të zhvatë vakëfin, kurse në vjedhje, në zhvatje të vakëfit, në shkatërrim të institucioneve islame Sulejman Rexhepi tashmë shquhet si ekspert i pashoq në rajon dhe në mbarë botën!

Prandaj, përpjekjet e të fëlliqtit si (Mulla Sula) për të ofenduar, janë vetëm kundërmime të shpifura dhe si të tilla, të refuzueshme automatikisht! Sulejman Rexhepi është mirë që të kërkojë falje publike për këtë ofendim si pasojë e shpërqëndrimit nga shenjat e sklerozës, nëse dëshiron që në botën tjetër mos të dalë me fytyrë derri të mallkuar para Hafëz Sabri efendi Koçit, rahmet i pastë shpirti i pastër i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *