Kur nuk do të jetë më Sulejman Rexhepi

Çka do të ndodhë kur nuk do të jetë Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së? Asgjë! Fillimisht do të intensifikohen përpjekjet për ta zbardhur profilin e vërtetë të tij, ndërsa kjo përpjekje do të jetë “vdekje e dyfishtë” e tij, kurse, decenie më vonë do ta studiojnë e do të bëjnë mbase portrete dokumentare mbi të, ashtu siç sot bëhen për Al Kaponen, për Pablo Eskobaren, për Hitlerin, për Stalinin…

Shkruan: Bahrie Mehmeti

 

Këshillat që po ia drejtojnë përmes mesazheve në celular Sulejman Rexhepit dhe, gatishmëria e tij për ta institucionalizuar aktivitetin e vet mbështetur në të tilla mesazhe, vetëm sa i japin edhe pak kohë që ta trashë zullumin dhe haramin! Në fakt, kjo tallje e “këshilltarëve” të tij, përkthehet vetëm si legalizim dhe mbështetje luftës që po i bëhet Sulejman Rexhepit deri në dëbimin e tij prej BFI-së në të cilën po vegjeton ekskluzivisht si okupator! Shpëtim nga kjo luftë nuk ka, Sulejman Rexhepi gjithësesi që do të nënshtrohet dhe turpshëm do të ikë! Por, çka më tutje?
Në historinë e njerëzimit, ka plotë fakte që flasin se, arritja e koncensusit për një gjë, marrrëveshja e bazuar në principe të pathyeshme, pajtimi për një kalim të pushtetit tek forca tjetër e cila do të garantojë se, të kaluarën do ta kundrojë vetëm si “vlerë kombëtare”, arritja e ujdisë në mes palëve kundërshtare që e ardhmja të ndërtohet mbi rrafshinën e së kaluarës së betonizuar në një pustetë kanalizimi që nuk do të hapet kurrë! Natyrisht, në disa segmente nuk të shpëton as Zoti nga nofka “Haxhi Qamil”!
Mos dhështë Zoti që Sulejman Rexhepi të ikë në botën tjetër me tërë këtë bagazh akuzash, e kritikash, të cilat historiksht do të hedhin dritë mbi personalitetin dhe aktivitetet e tij të diskutueshëm. Pa një marrëveshje paraprake koncensuale, ikja e Sulejman Rexhepit në botën jetër do të përcillet me shumë afera, do të shpalosen shumë fakte, do të zbardhen aferat e mbuluara, sepse, si ndryshe të justifikohet tërë kjo luftë e opozitës kundër pushtetit mafioz të Sulejman Rexhepit.
Sado që do të përpiqet Sulejman Rexhepi që të humbë gjurmë, që të zhdukë dokumente, duke i bluar nëpër makina adekuate, duke i vjedhur e dërguar në shtëpinë e vet ku pastaj i djeg e i bën prush (prush-zhar-Zharko!!!), megjthatë, bashkëpunëtorët e tij në këtë krim do të jenë akoma gjallë dhe, detyrimisht që do të “këndojnë” duke rrëfyer fije për pe se çka ka ndodhur me arkivin e BFI-së!
Sulejman Rexhepi do të trajtohet si “Haxhi Qamili” bashkëkohor i historiografisë shqiptare, si një figurë shqiptare që, fund e krye, i ka sjellë dëm çështjes kombëtare, si një figurë shqiptare që me loçkë të zemrës ka ditur të bekojë armiq të shqiptarëve, si një “patriot” i cili përdoret si shuall në opingat e politikanëve, të cilët, sot e mbrojnë sepse u kontrabandon vota, kurse, nesër, për ta shkundur nga vetja këtë pluhur të turpit, do të nguten që sa më shpejt ta margjinalizojnë dhe kurrë mos ta përmendin. Sot e mbrojnë por, nesër nuk do të mund ta mbrojnë, prandaj, e sotshmja për figurën e Mulla Sulës do të duhej të ishte shum më e rëndësishme se sa e nesërmja.
Kur do të zbardhen faktet dhe aferat të cilat për momentin “bashkëpuntorët e tij” po ia fshehin duke i vënë si batanie mbi kolltuk që t’u vie sa më butë për bythë, politikanët, miqtë e tij të kontrabandimit të votës kombëtare, do të turpërohen prej tij dhe askush nuk do t’ia zë emrin ngojë. Do të përdoret si simbol i së keqes, si turp, si haram, si veprim djallëzor që kamuflohet me petkun fetar, ndërsa në psikologji e në sociologji do të trajtohet si fenomen me emrin “sulizëm”!
Pa dyshim që, 4-5 decenie më vonë, do të përdoret edhe si figurë apo si periudhë për komparacion, me qëllim që, nga strukturat teologjike kombëtare të eliminohen të gjitha ata bakterie që mundohen ta infektojnë dhe ta njollosin personalitetin e hoxhallarëve të përfshirë nëpër aksione kombëtare! Për Sulejman Rexhepin do të bëhen mbase edhe dokumentar, studime analitike, siç i bëhen sot Al Kapones, Eskobarit, Hitlerit, Stalinit…
Për t’i ikur kësaj “prognoze” që mbështetet në fakte konkrete, ekziston vetëm një rrugëdalje! Cila? Këtë e di vetëm Sulejman Rexhepi, i cili duhet të zgjedhë ose kompromisin dhe heshtjen e gërmimit në veprimtarinë dhe personalitetin e tij, në dosjen e tij, ose rezilllëkun e përjetshëm. Kjo e fundit është e trishtueshme, të trajton si “rob lufte” në dorën e ushtrisë së djallit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *