Kur Sulejman Rexhepi mundohet ta shantazhojë Afrim Tairin

Këto ditë mijëra lexues kanë lexuar një shkrim të fundit që në mënyrë të përkryer flet për karakterin, profilin shizofrenik të paranojakut Sulejman Rexhepi! Shkrimi me titull “Mulla Zharkos i është ndalur koha në komunizëm” flet për përpekjet donkishotiane të Sulejman Rexhepit në kapjen e “spiunit”. Luftë kjo pikërisht si lufta e personazheve të Servantesit që e zhvillonin me mullinjtë e erës

Shkruan Mr. Zeqie Veseli (PdH)

 

Kapja e “spiunit” Sulejman Rexhepit tashmë i paska kaluar në paranojë! Kjo sëmundje nuk ka ilaç! Në efektin e kësaj sëmundje të rëndë, të gjithë të punësuarit në BFI do t’i duken “spiunë të Afrim Tahrit”! Po pe i lufton këta “spiunë” Sulejman Rexhepi! Çka bën Afrim Tahiri përmes “spiunëve” të vetë që i paska brenda BFI-së? Cili është ai aktivitet i Sulejman Rexhepit që spiunohet e që nuk guxon ta dijë Afrim Tahiri? Kjo është pyetja!
Kjo luftë e Sulejman Rexhepit kundër “spiunëve të Afrim Tahirit” flet e ai në veprimtarinë e tij nuk është i qetë. Ai natë e ditë frikësohet që mos do të marrë vesh Afrim Tahiri për veprimtarinë e Sulejman Rexhepit që bie ndesh të gjitha parimeve islame!
Kur Sulejman Rexhepi zhvillon ndonjë aktivitet të rastësishëm, Afrim Tahiri hesht! Kur Sulejman Rexhepi rastësisht shkon në ndonjë vizitë (sa për t’u rrasur e për t’u zënë kaps nga mishi) Afrim Tahiri hesht! Kur Sulejman Rexhepi “vizitohet” nga ndonjë i huaj, Afrim Tahiri hesht! Kjo heshtje i pëlqen Sulejman Rexhepit dhe, në këtë rast, është i bindur se Afrim Tahiri nuk ka “spiunë” brenda radhëve të BFI-së! Por ama, po dha Zoti dhe Afrim Tahiri zbardhi aferat e BFI-së, gjegjësisht të Sulejman Rexhepit, atëherë ky kërcen si zorra në prush! I djeg deri aty ku nuk durohet më! Sulejman Rexhepi dëshiron që Afrim Tahiri, nëse ka respekt dhe dhembshuri ndaj të punësuarve në BFI, të mos zbardhë kurrfarë afere, sepse çdo aferë e tij e zbardhur do ta hajë “ga një kurban”, që i bie do t’i rrezikohet vendi i punës! Pra, Sulejman Rexhepi mundohet ta shantazhojë Afrim Tahirin, do me thënë, nuk i duhet “spiuni” por, përmes të punësuarve që mund t’i largojë si pasojë e zbardhjes së aferave, ai në fakt mendon se mund ta shantazhojë Afrim Tahrin!
Sulejman Rexhepi dëshiron që Afrim Tahiri mos ta zbardhë sharjen e anëtarëve të Rijasetit! Dëshiron që Afrim Tahiri mos ta zbardhë talljen me Mbretin saudit, të cilit policët maqedonasë ia prezanton si “imamlerë”! Sulejman Rexhepi dëshiron që Afrim Tahiri të hesht dhe mos ta zbardhë ofendimin e hafëzlerëve që ua bën ditën ku promovoohet një hafize e re! Sulejman Rexhepi kërkon që Afrim Tahiri mos t’ia zbardhë aferën idiotike kur përkrah “autoritetet saudite” në likuidimin monstruoz të gazetarit Kashogi! Sulejman Rexhepi kërkon që Afrom Tahiri mos t’ia zbardhë dokumentet që flasin për vjedhje, mos t’ia zbardhë hudhjen e mbi 10 ton të lëkurave, mos t’ia zbardhë degradimin dhe vjedhjen e vakëfit! Afrim Tahiri nuk guxon të flasë as për shitjen e vizave të haxhit, nuk guxon të flasë as për vjedhjen e ndihmave turke për të varfërit tanë! Pra, nëse Afrim Tahiri dëshiron që mos të marrë më qafë ndonjë të punësuar në kuadër të BFI-së, duke u etiketuar si “spiun i Afrim Tahirit”, atëherë le të heshtë!
Meqë islami nuk thotë kështu – atëherë fol o Afrim Tahiri, sepse dëbimi nga klubi i Sulejman Rexhepit është privilegj dhe mëshirë e Vetë Zotit! Le t’i largojë Sulejman Rexhepi të gjithë “spiunët e Afrim Tahirit” dhe të ngelë pastaj me spiunët si, Mustafa Dauti, me nofkë policore “Humanist”, Irsal Jakupi takozvani “Bagdatski llopov”, Rexhep Ziberi takozvani “Alfa”, Avni Halimi takozvani “Novinar”, Muzemil Osmani takozvani “Krushka”… Le ta shndërrojë Sulejman Rexhepi “BFI”-në e vet në filiale të policisë maqedonase. I ka hije kjo “Zarkos”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *