Kush është familja e Sulejman Rexhepit

Në atë çast kur Sulejman Rexhepi do të vendoste që të tërhiqen nga rruga e mbrapshtë, në atë moment do të ngelte edhe pa fëmijë, i hedhur si leckë sepse, këta do të ndjeheshin të tradhëtuar dhe të fyer nga babai i tyre i cili tashmë ka vendosur që t’i përkushtohet shpirtit të vet. Atyre nuk i intereson zbardhja e fytyrës, as shplarja e shpirtit, as pastërtia shpirtërore, atyre u intereson pasurimi i pamerituar, jeta e shfrenuar 

Shkruan Artiola Tavanxhiu

Një lider i mirëfilltë, qoftë ai politik, fetar, letrar, sportiv, muzikor etj. ka simpatizantë dhe ndjekës relativisht të shumtë. Ky fakt një lider të mirëfilltë e bën të ndjehet si një i dashur, i përgëdhelur, i respektuar nga një masë e madhe ndaj së cilës ka po atë ndjenjë si ndaj familjes. Pra, ndjekësit, pasuesit apo simpatizantët i konsideron pjesë të familjes dhe, çdo ndjekës që do ta humbë do ta ndjejë po atë dhembje si të humbjes së një anëtari të familjes.

Por, çka ndodhë me një lider në momentin kur ai nis e i humb të gjithë pasuesit, kur nga ata simpatizantë nis “e tradhëtohet”, mohohet, urrehet! Në të tilla raste, liderët e mirëfilltë, ndjejnë se diçka nuk po shkonë mirë e mbarë dhe, sakaq tërhiqen nga jeta publike, tërhiqen duke u izoluar zakonisht në provinca të largëta. Me këtë masë të ndërmarrur në fakt një lider i dështuar nuk dëshiron që ta iritojë asjë ish-dashamirë të vet, nuk lejon që urrejtja të arrijë pikun e vlimit, nuk dëshiron që tërë atë simpati ta shohë se si transformohet në mohim e në sharje, në kritika e në urrejtje. Prandaj, i jep fund aktivtetit të vet dhe, thjesht, tërhiqet, mbyllet në vetminë e vet, duke shpresuar se dalngadalë gjërat do të sqarohen dhe se, sërisht, vetë ata ish-ndjekës sërish do ta kërkojnë, duke thurrur për të elozhe dhe lavdërata me qëllim të rehabilitimit të personalitetit të tij.

Natyrisht, një hap i tillë tërheqës ndërmerret gjithnjë në bashkëkonsultim me anëtarët e familjes së ngushtë, me shokun apo shoqen e jetës, me fëmijë, me vëllezër e motra dhe më pastaj edhe me bashkëpunëtorë. Nuk ka familje të shëndoshë që nuk brengoset nga kritikat e masës kundër “liderit” të tyre, prandaj, fillimisht, nuk ka fëmijë në botë që nuk kërkon me ngulm nga prindi që të tërhiqet e të izolohet, pastaj nga vëllezërit dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Fëmijët e sinqertë, me asnjë çmim nuk lejojnë që prindi i tyre të përballet me kritika subjektive, të pabaza e të paargumentuara. Sakaq do ta kuptojnë se një “fushatë e pandershme” paska filluar e cila mund të përfundojë fatale për shëndetin e prindit, prandaj që në start këmbëngulin që prindi të tërhiqet nga jeta publike.

Fëmijët e edukuar mbrapshtë, fëmijët e mësuar me hajni e me korrupsion, fëmijët e padenjë për të shpërthyer pa famën e prindit, fëmijët që e shohin si fund të botës tërheqjen e prindit të tyre, fëmijët parazitë, ose, për më keq, fëmjët e mësuar me lluksin e pamerituar që ua ka afruar prindi nga vjedhjet e njëpasnjëshme, fëmijët e mësuar me haramin e prindit, do të insistojnë dhe këmbëngulin që deri në fund prindi t’i rezistojë kritikave, proceseve gjyqësore dhe lodhjes fizike e shpirtërore. Fmijët e tillë më përpara do të pajtoheshin me plasjen apo vdekjen e prindit nga rraskapitja si pasojë e kritikave të njëpasnjëshme se sa të shikojnë se si prindi i tyre tërhiqet duke i lënë këta fëmijë, si dhelpra këlyshët e vet. As këlyshi por as dhelpra nuk e kanë ndiesinë e “familjes”, atyre, thjesht, u hahet mishi i pulës!

Në këtë rrafsh, nëse kundrohet familja, respektivisht Sulejman Rexhepi dhe fëmijët e tij (vëllezërit kanë familjen e vet), sakaq do të konstatojmë se në këtë familje është ndërtuar ai raport i parazitizmit që tek qenia njerëzore shkakton sindromën e debilit!

Fëmijët e Sulejman Rexhepit kurrë, në asnjë sekond, me gjasë, nuk i kanë folur prindit të vet që të marrë masën e tëreqjes nga opinioni sepse, rezillëku ka arritur kulmin e padurueshmërisë. Këta fëmijë as që dëshirojnë t‘ia dijnë kur mbi fytyrën e babait të tyre përplasen dhjetra kritika të argumentuara e të dokumentuara, të cilat shkaktojnë dëme të parikuperueshme në një familje të shëndoshë. Këta fëmijë nuk mendojnë se një ditë do të ngelin pa ftyrë, nuk brengosen se një ditë edhe fëmijët e tyre do të turpërohen nga e kaluara e gjyshit të tyre; këta fëmijë nuk llogarisin fare se perspektiva e tyre do të jetë gjithnjë e njollosur nga veprimet e deshifruara të babait të tyre. Nuk mërziten fare, prandaj edhe e trimërojnë, prandaj edhe kërkojnë prej tij që të qëndrojë “stoik” në këtë përplasje me goditje të fëlliqta dhe të bëhet pis deri në ditën e gjykimit. Sepse, ata nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa këtë lluks të grabitur nga babai i tyre e që ua servon çdo ditë të lume.

Këta fëmijë, do ta braktisnin në të njëjtin moment kur edhe Sulejman Rexhepi do të vendoste që të heq dorë nga mbrapshtitë, që t’i braktiste veset e hajnisë, të korrupsionit e të tradhëtisë. Në atë çast kur Sulejman Rexhepi do të vendoste që të tërhiqen nga rruga e mbrapshtë, në atë moment do të ngelte edhe pa fëmijë, sepse, këta do të ndjeheshin të tradhëtuar dhe të fyer nga babai i tyre i cili tashmë ka vendosur që t’i përkushtohet shpirtit të vet. Atyre nuk i intereson zbardhja e fytyrës, as shplarja e shpirtit, as pastërtia shpirtërore, atyre u intereson pasurimi i pamerituar, jeta e shfrenuar frenat e së cilës i mbanë në duar Sulejman Rexhepi. Në atë sekond që do t’i tërheq frenat, në atë moment do të shpërthenin fëmijët e tij.

Për këtë lloj familje është angazhuar Sulejman Rexhepi! Pë këtë lloj babai kanë nevojë fëmijët e Sulejman Rexhepit. Kjo shkon përtej edukatës diktatoriale të një pushtetmbajtësi të pashpirt, duke prekur majat e pashpirtësisë së një hajni klasik. Mjer kjo familje, mjer trashëgimtarët e kësaj fame të pistë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *