Kush po e detyron Agim Mehmetin që derrit t’i thotë dajë

(Rreth kollumnes së fundit të Agim Mehmetit, me titull “Dërdëllisjet e fundit të “ekstremit katolik”, të nënshkruar në emrin e Sulejman Rexhepit e të botuar në dy-tri portale të kontrolluar nga vetë Mulla Sula)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Agim Mehmetin, që në fillim të këtij reagimi, do ta kishim pyetur se a lahet m… me sh…?! Natyrisht, e kuptojmë atë, sepse, nganjëherë nevoja të detyron që edhe thiut t’i thuash dajë!

Këto ditë, rrjetet sociale i kanë trazuar nja dy persona të cilët po provokojnë shqiptarët myslimanë. Në fakt, këta të dy kanë zgjedhur mënyrën për të provokuar tërheqen e një vëmendje më të madhe të shqiptarëve, për të fituar sa më shumë llajka, për t’u popullarizuar e për të dalë nga margjinat e anonimitetit. Përderisa kanë nxitur edhe reagimin e policisë së shtetit shqiptar, si duket ia kanë arritur qëllimit të tyre. Askush tjetër nuk ka reaguar, përveç policisë shqiptare. Asnjë atoritet tjetër, në asnjë cep të trojeve shqiptare. Sepse, mirë e kanë, nuk duan të hidhen në oqean pas gurit të hedhur nga dy budallenj! Askujt nuk i ka bërë përshtypje provokimi i yre, as komuniteteve respektive në Shqipëri e Kosovë, as klerit fetar shqiptar (sepse po manipulohet me ndjenjën fetare), as intelektualë dhe askush tjetër. Reagon Mulla Sula! Eureka! E gjeti motivin për të reaguar, sepse këto ditë nuk ka ndodhur asgjë, prandaj dhe ka heshtur! Apo krejt ajo çka ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut nuk është në interes të Sulejaman Rexhepit, sepse mund t’i duket politikë dhe, ky hiç nuk ka qejf të përzihet në politikë!

Asnjë fjalë nuk e tha Sulejman Rexhepi për sistemin e drejtësisë në këtë shtet i cili ka degraduar deri në padrejtësi totale! Apo, i ka fishkëlluar dikush në vesh se shumë shpejt do të dalin faktet që flasin për reket të Suejman Rexhepit, për blerje të vendimeve të padrejta që ia garantojnë këtij rehatinë e të qenurit “reis i përjetshëm”!

Sulejman Rexhepi pajtohet me konstatimin e Agim Mehmetit se prapa këtyre dy budallenjëve që po provokojnë ndjenjat fetare, mund të jetë edhe ndonjë dirigjent, i cili mund t’i bëjë dëm të madh kombit! Prej nga këtë bindje Agim Mehmeti dhe “daja” i tij Sulejman Rexhepi?

Në trungun kombëtar për momentin nuk ka manipulator më të rrezikshëm se sa Sulejman Rexhepi, i cili, jo njëherë është vlerësuar si turpi dhe rreziku më i madh i shqiptarizmës aktuale. Duke manipuluar me ndjenjat fetare Sulejman Rexhepi herë është bërë me shërbimet sekrete, herë me autoritetet arabe, herë me “mjekrat”, herë me vehabitë, herë me shiitët e herë me djallin. Të gjitha këto qëndrime të tij të rrezikshme dokumentohen me përkrahjen me shkrim që ua ka dhënë këtyre strukturave, pa vlerësuar se a është në harmoni me strategjinë gjeopolitike gjithëkombëtare! Sulejman Rexhepi e kqyr vetëm kapuçin e vet!

A ka më të mprapshtë, më të rrezikshëm dhe me njollë e pashlyshme për kombin se vetë Sulejman Rexhepi? Fallsifikator i përkryer, i korruptuar dhe korruptues deri në fyt, i rrezikshëm për çështjen kombëtare e fetare deri në ekstrem, shitës i interesave fetare për b… e vet deri në tejngopje, autor i memoareve të cilat flasin gjithçka dhe çdo gjë për personalitetin e tij dhe, gjithmonë në po të njëjtën linjë me këta dy “shqiptarë katolikë”, i dhënur pas popullaritetit në rrjetet sociale. Sulejman Rexhepi është hidhëruar me të gjithë “shokët” të cilët nuk i kanë bërë “llajk” budallallëqve të tij.

Një person si Sulejman Rexhepi, i akuzuar për shumë vepra peale, nuk ka se çka përzihet në “interesa kombëtare”, sepse çdo përzierje e tij është e dëmshme, i vie era tradhëti! Sulejman Rexhepi ka një rimorkio me mëkate për shkak të veprave haram të tij dhe, të pretendojë Agim Mehmeti se tash është koha kur ai duhet të rehabilitohet, është një përpjekje qesharake pasi t’i kesh mbushur hundët me “mill të bardhë”!

Sulejman Rexhepi nuk është person i cili duhet të angazhohet për “drejtësinë”, sepse e ka korruptuar drejtësinë, i ka paguar “reket”, sepse ai kishte një plan: për ta degraduar institucionin më të lart shtetëror shqiptar! Ai duke menduar se me manipulimin e kreut më të lart shqiptar, presidentin e shtetit, do të arrijë që t’i mbulojë të gjitha krimet, që janë miliona herë më të rënda, më antikombëtare, më antifetare, më kundër harmonisë fetare, se sa kjo e dy “budallenjve shqiptarë” (nëse nuk janë “humorista serb” të Serbisë!!!)

Me blerjen e “drejtësisë” nga gjykatës të korruptuar, Sulejman Rexhepi ka arritur që ta manipulojë dhe ta turpërojë presidentin shqiptar! Sikur të dinte Ilir Meta se sa i rrezkshëm është Sulejman Rexhepi, sikur të dinte se si ai çertifikatën për pastërtinë e figurës së tij e ka blerë nga gjykatës të korruptuar, sikur ta dinte se CV-ja e tij është e sajuar dhe e fryer pahesap, sikur ta dinte Ilir Meta se në prokurori të shtetit janë të dorëzuar me dhjetra padi penale, të cilat jo që i ka mohuar Prokuroria por që i ka verifikuuar dhe i ka hulumtuar mirë e mirë e që i kanë dalë që të gjitha pozitive, lëndë mbi të cilat duhet të reagohet sa më shpejt, Ilir Meta jo për 300 mij euro, por as për 1 milion euro nuk do ta dekoronte kurrë Sulejman Rexhepin. Prandaj, polica shqiptare këtë person duhet ta ndjekin dhe jo ata dy “shqiptarë katolikë”, të cilët mund të jenë edhe persona virtuelë me qëllim për t’u tallur me policinë e shtetit. Lërini gjurmët, ja ku është ujku! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *