LMR-BFI: Një kërkesë gjithëpopullore për Sulejman Rexhepin

EDITORIAL /

Ik Sulejman Rexhepi, ik! Pra, jo dorëheqje, sepse do të jetë i legjitimuar në këtë post që e ka uzurpuar dhe që e ushtron dhunshëm. Ai duhet të ik dhe sa më parë ta lirojë Bashkësinë Fetare Islame, të cilën është duke e përdhunuar tash e gjysëm shekulli. Ik pra, u mbush kupa

Tërë bota shqiptare është habitur nga një ngjarje që lidhet me Sulejman Rexhepin ndaj, gjatë vikendit që u poç me Fitër Bajramin, gjithandej temë bisede ka qenë ky rast: “A moret vesh që na qenka martuar për së dyti Sulejman Rexhepi”! Mllef, urrejtje, sharje, kritika, llafe nga më banalet janë folur për Sulejman Rexhepin! Pse? Sepse na u martua?!
Kjo çështje, mbi të gjitha, është çështje personale, është çështje familjare, jo e ndaluar, dhe i përket jetës intime të çdo njeriu të gjallë, prandaj, absolutisht është një alibi fallse, jo parimore dhe jo e ndershme, që të përdoret si reaksion nga qytetarët për të krkuar që të “dorëhiqet” dhe jo për qindra krime, spiunime e tradhëti që i ka bërë deri më tani! Sulejman Rexhepit, sa i përket martesës së tij me një femër madhore, jo adoleshente, duhet shprehur urimet duke i dëshiruar trashëgimi të mbarë e jetë të lumtur bashkëshortore, të paktën për hirë të bashkëshortes e cila nuk ka asnjë gram faji për tërë atë korpus fajësie të Sulejman Rexhepit për të cilat ai duhet të ik dhe, kurrë të mos shfaqet askund!
Janë disa goditje fatale që këto ditë e kanë tronditur opinionin e gjërë shqiptar dhe mysliman, nga të cilat do të vuajnë pasoja të tmerrshme edhe banda e tij që kamuflohet nën nocionin “myfti”, apo anëtarë të një organi kryesor, i ashtuquaturi “rijaset”! Nuk ka organ të tillë, nuk ka “rijaset”, sepse ky organ është me anëtarë me mandat të skaduar, ka të atillë që janë të emëruar dhunshëm, ka të atillë, gjithnjë sipas Sulejman Rexhepit, që janë udbashë, spiunë, tradhëtarë, budallenj, marioneta, sahanëlëpirës, puthadorë, servilë, hajdutë, të pamoralshëm. Ata në fakt jnë banda e Mulla Sulës të cilët e përmbajnë në afera e skandale nga më të turpshmet, nga më të dëmshmet dhe nga më të dhembshmet për shqiptarët, gjithandej trojeve etnike! Së fundmi, me formën dhe mënyrën e kurorëzimit, Sulejman Rexhepi ua ka bërë borxh që të gjithë të rrebleohen dhe të ikin prej tij, natyrisht, nëse kanë në vete vetëm një gram fè e shqiptari!
Sulejman Rexhepi, çdo ditë të lume shkelë Kushtetutën dhe të gjitha vendimet si dhe rregulloret e Bashkësisë Fetare Islame!
Sulejman Rexhepi çdo ditë të lume bën shkelje ligjore që bijnë ndesh me Kushtetutën e vendit si dhe me të gjitha ligjet dhe normat ligjore të shtetit!
Sulejman Rexhepi çdo ditë të lume e njollosë dhe e acaron edhe çdo shkronjë të Kanunit të Lekë Dukagjinit!
Sulejman Rexhepi çdo ditë të lume shkelë të gjitha nenet e ligjeve të Sheriatit Islam!
Sulejman Rexhepi çdo ditë të lume shkelë të gjitha mësmet islame, të gjitha porositë e Pejgamberit a.s., të gjitha parimet fetare islame dhe kanunore!
Sulejman Rexhepi është akuzuar nga opinioni i gjërë si bandit, si vjedhës, si antihumanist, si grabitës i donacioneve, si përvetësues i pasurisë publike (vakëfit), si njeri që bën jetë të shfrenuar, si mohues i porosive kuranore.
Ndaj Sulejman Rexhepit ka padi të ngritura dhe priten proceset gjyqësore!
Sulejman Rexhepi tronditi botën shqiptare kur u pa se si vendos që, bashkë me familjarë, miq e shokë, bashkë me tradhëtarë e udbashë, bashkë me të ndryrë e maskarenjë, me kriminelë e dallkaukë, niset për ta njollosur edhe zyrën e paprekshme të veteranëve të UÇK-së!
Sulejman Rexhepi ka tronditur dhe shokuar gjithë oinionin e gjërë me guximin e tij për t’i tërhequr dhe vjedhur një milion euro brenda një dite nga arka e BFI-së!
Sulejman Rexhepi, i vetëquajturi “reis”, i cili duhet të jetë shembull më i lartë i kolegëve prej profesioni, i bashkëpunëtorëve të tij si dhe i mbarë myslimanëve, shkeli me krenari dhe guximshëm bazën e familjes së shëndoshë sipas sheriatit dhe mësimeve islame.
Sulejman Rexhepi tashmë botërisht po dihet se është i kapur nga mekanizmat e shantazhit, pompohet me pisllëqe të amoralitetit dhe me porosira antislame, dhe se, me veprimin e fundit dëshmon se, tash e tutje, do të jetë shumëfish më i dëmshëm për shqiptarët, myslimanët dhe, përgjithësisht për islamin në këtë vend.
Prandaj, këta veprime antinjerëzore, antishqiptare e antislame të theksuara më sipër, duhet të jenë alibi që të kërkohet të ik Sulejman Rexhepi.
Sulejman Rexhepi duhet të ik një orë e më parë, të bëjë jetën e vet brenda mureve të avllisë së vet dhe ta shijojë sa më mirë këtë periudhë të pubertetit të tij të vonshëm, ku mund t’i kenë hije ndoshta edhe veprimet prej adoleshenti të shpifët.
Insistimi i tij për ta mbajtur të uzurpuar edhe më tej BFI-në, flet për një mercenarizëm me detyrë për ta shkatërruar Institucionin e myslimanëve dhe për ta njollosur deri në palcë islamin e këtij nënqielli. Këtë haram më së paku nuk duhet ta tolerojnë hoxhallarët, të cilët duhet të jenë të njëzëshëm, kumbues dhe të fuqishëm në kërkesën – IK SULEJMAN REXHEPI, IK!
Koha është tash! /LEVIZJA MYSLIMANE PER REFORMA NE BFI/

Leave a Reply