Lumturia djallëzore e Sulejman Rexhepit

(Rreth prononcimeve të Sulejman Rexhepit e të “BFI”-së së tij që me “lapsin” e Agim Mehmetit u shprehën për tragjedinë e rëndë që ndodhi afër fshatit Llaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, me ç’rast humbën jetën 14 persona dhe dhjetra të tjerë janë në rrezik jete)

Nga Blerta Hiseni, Gostivar

 

Krenari në dhembje?!? – titulli i kollumnës së shkruar nga Agim Mehmeti e nënshkruar nga Sulejman Rexhepi! Krenaria është gjendje që manifestohet, që përcillet me ndjenjën e lumturisë. Pra, kur të thuash se je krenar, nënkupton se je shumë i lumtur, fatmir që ka ndodhur diçka që ty të ka bërë krenar, të lumtur!

Mulla Sula është shumë i lumtur që ndodhi kjo tragjedi, sepse paska nxjerrë në sipërfaqe dy-tre maqedonasë, urrejtës të shqiptarëve! Mezi paska pritur Sulejman Rexhepi të ndodhë ky tmerr e të shohë se a na do Milenko a jo!

Sulejman Rexhepi, i cili, pa dyshim që njihet si njeriu më antihuman në Maqedoni dhe më gjërë, duhet të jetë shumë i lumtur dhe krenar për kulturën e myslimanëve të Maqedonisë, të cilët, kur kanë dhembje ia hapin derën e ngushëllimit apo të dhënies zemër edhe “reisul ulemas” së Sulejman Rexhepit, Gjeorge Ivanovit! Kjo është arsyeja se pse sot nuk u dëbua Sulejman Rexhepi nga mesi i xhematit gostivaras, sepse, kishin dhembje të madhe dhe, në të tilla situata të gjithë, për zbutje sado pak të dhembjes janë të mirëseardhur gjithkush, edhe myslimani edhe jo myslimani. Por, a guxon që një kulturë të këtillë kaq të madhe myslimanëve ta keqpërdorë Sulejman Rexhepi? Pas një veprimi antiislam, pasi i humbi të gjitha kreditet me rastin e festimit të ditëlindjes së vet me live muzikë, me meze e me raki, ai sikur mezi paska pritur të ndodhë një tragjedi me përmasa të tmerrshme me qëllim që të dalë në mexhlisin e burrave!

Mulla Sula thotë se e paskan bërë shumë krenarë banorët e Llaskarcës që paskan dalur vullnetarisht për t’i ndihmuar të dëmtuarit. E paskan bërë krenar kalimtarët e rastit që nuk paskan ngurruar të ofrojnë ndihmë! Ndërkaq Mulla Sula nuk është më larg se 15 minuta nga vendi ku ndodhi tragjedia! Sapo ndodhi më e keqja, u hap lajmi gjithandej botës! Çka priti Sulejman Rexhepi? Pse nuk doli menjëherë në vendin e ngjarjes, ashtu siç i ka hije “liderit”, për ta përjetuar atë humanitet dhe për t’u ndjerë krenar me sjelljen e tyre?

Sulejman Rexhepi, përmes Agim Mehmetit, thotë: “Duke i ndihmuar të aksidentuarit, asnjëri nga heronjtë që i përmenda më lartë dhe shumë të tjerë që nuk i përmenda, për asnjë çast nuk pyetën se cilit komb apo cilës fe ju takojnë të lënduarit, për cilën parti votojnë, në rrezik ishin njerëz dhe njerëzve duhej ndihmuar. Një gjë e këtillë do duhej të jetë diçka normale, reagim i natyrshëm i njeriut ndaj njeriut. Por, ja që diçka që duhet të jetë tërësisht e natyrshme, te unë po zgjonë krenari dhe admirim.“ Po a? Po çka zgjoi te Sulejman Rexhepi tragjedia që u shkaktua nga vërshima apokaliptike kur humbën jetën mbi 20 veta? U shkatërruan me qindra shtëpi e prona të ndryshme! Çfarë ndjenje zgjoi ky moment te Sulejman Rexhepi! Asgjë tjetër përveçse ndjenjën e hajnisë! Në emër të kësaj tragjedie Sulejman Rexhepi, bashkë me hajnin e vet, Mustafa Dautin, i vodhën mbi 400 mij euro të tubuar nga shqiptarët anekënd botës për t’i ndihmuar vëllezërit dhe për t’ua zbutur sado pak dhembjen! Ky është i vetmi rast që tamam e ka bërë krenar Sulejman Rexhepin, sepse ka kuptuar që myslimanët e Maqedonisë janë aq shumë solidarë sa pranojnë që edhe të vidhen, siç u vodhën nga “humanisti” Sulejman Rexhepi.

Dhe, Agim Mehmeti ia përfundon kollumnen që e nënshkruan Sulejman Rexhepi, kështu: ”Për fat të mirë, fituan edhe kësaj here heronjtë pa emër të lagjeve e fshatrave tona, të spitaleve e institucioneve tona, duke dëshmuar se ky vend ka ardhmëri në shoqëritë tolerante dhe humane. Prandaj jam krenar.” Po, kjo duhet ta bëjë të ndjehet krenar, sepse, as në mesin e fshatarëve nga Llaskarca, as nga udhëtarët e rastit, as në mesin e mjekëve askund nuk e hasi sojin e vet, përfituesin nga tragjeditë njerëzore, siç është Sulejman Rexhepi!

Sulejman Rexhepi nuk u pa as në vendin e ngjarjes dhe as në familjarët e viktimave, si dhe as në spital tek të plagosurit, sepse, nuk kishte guxim, nuk kishte fytyrë, nuk kishte leje nga myslimanët për t’ua shkelur pragun! Këtë “derë” ia hapi “organi” i tij, Shaqir Fetahu, muftiu i Gostivarit! Edhe ky, pa fije turpi, pasi e legjitimon me prezencën e vet antiislamizmin, pasi e përgëzon  gjestin të cilin islami e lufton, pasi i gëzohet dhe lumturohet, duke u ndjerë tepër krenar për guximin e “reisit” të vet për t’i nëpërkëmbur parimet e fesë islame, mundohet ta ngrisë kokën si gjeli në pleh dhe të apelojë që në të gjitha xhamitë të luten myslimanët për shpirtin e të vdekurve në këtë tragjedi! I ka hije mohuesit të islamit që të flasë për islam dhe t’i japë hapësirë antimyslimanit në një ceremoni fetare islame? Thjesht, kjo është tallje me humanizmin, me fenë, me ndjenjat e njerëzve që janë në pikun e dhembjes! Sjellja e sotshme e Sulejman Rexhepit, e Shaqir Fetahut dhe disa mohuesve të tjerë të islamit  është identike me atë të Milenkos dhe të asaj pseudo-profesoreshës ndaj të cilëve urgjentisht do të merren masa nga organet e drejtësisë! Po ndaj Sulejman Rexhepit dhe piunëve të tij të cilët ia legjitimuan vjedhjen e ndihmave humanitare në para të dhëna për qytetarët e Hasanbegut si dhe të Vlorës? Apo atëherë nuk kishte “krenari në dhimbje”, sepse sapo ishte zgjuar plani djallëzor brenda shpirtit të Sulës dhe Suliotëve!

Sulejman Rexhepit duhet bërë me dije se, nuk i lejohet që të keqpërdorë ngjarje tragjike për ta dëshmuar “shpirtin human” të tij, sepse kjo u dëshmua si në rastin e Somalisë, Hasanbegut, Vlorës, kur nga xhemati i Maqedonisë mblodhi qindra mijëra euro e që i futi të gjitha në xhepin e vet që sot të ketë pasuri e prona përallore! Atij tashmë populli i ka vënë një iks të madh, që nëse e shikon pjerrtas të duket tamam kryq!

Kurse, sa i përket prononcimeve të BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi dhe bilmezat e tij, edhe këta prononcime e “telegrame” flasin për injorimin total të kësaj tragjedie. Nëse vetëm pak do të kishin dhembje, nëse vetëm pak do të ishin seriozë dhe do të ndjenin dhembje me vëllezërit e tyre që humbën të dashurit e tyre apo që po i ruajnë nëpër spitale, nuk do të botonin “prononcime” me titull idiotik “Telegram ngushllimi për tragjedinë me autobusin e “Durmo Tursit”, apo “Reis’ul-Ulemaja merr pjesë në varrimet e “Llaskarcës”, tituj këto që flasin për nonshalancën e klikës së Sulejman Rexhepit përballë tragjedisë aq shumë të trishtueshme.

Bota laike shpalli dy ditë zie, me ç’rast u ulën flamujt në gjysëm shtizë. Këtë e bënë edhe ambasadat, që do me thënë që e ndjenë këtë dhembje edhe shtete e ndryshme të botës! Po pse Sulejman Rexhepi si “resis” nuk dha urdhër që sot, pas xhumasë, në të gjitha xhamitë, ku janë kushtet, të këndohej hatme? Epo, tani kur në modën e “reisit” janë festimet e ditëlindjes me muzikë live, sikur janë “të demoduara” hatmet, a?! Turp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *