Lustrimi politik i komisionit partiak

(Lidhur me shkrimin e Xhafer Ukshinit “Vdiq” lustrimi u ngjallën udbashët”, botuar nga e përditshmja “Lajm” dhe nga shumë portale mbarëkombëtare)

Shkruan Fatjona Abrashi

Këto ditë lexova një shkrim fantastik lidhur me komisionin e manipulueshëm dhe që manipuloi përgjatë “gjuajtjes” së fuksave në kohën e komunizmit! Deri më sot, jo një herë është konstatuar se, spiunët më së shumti janë fshehur nëpër komunitete fetare; komunitetet fetare kanë qenë vetë “syri” i organeve përndjekëse të policisë komuniste; së këndejmi, disa herë është konstatuar se Bashkësisa Fetare Islame ka vluar nga “spiunët” dhe se, në këtë kazan fuksash Sulejman Rexhepi vetëm sa u hodh si mëlmesë me ç’rast spiunimi në këtë Institucion fetar u bë mision parësor, kurse konsumuesit e mëlmesës “vegeta-Sulejman Rexhepi” vetëm sa u mbushën me energji për një punë maratonike spiuneske.
Dikujt i shkoi mendja që të hapen dosjet, që të themelohet një komision për lustrim që do të kapte periudhën e komunizmit! Ideja ishte që të kapen fuksat dhe të rehabilitohen të përndjekurit e policisë ideologjike! Kjo i gëzoi dhe i trimëroi të gjithë ata fuksa që akoma ishin dhe janë aktivë, sepse, dosjet e tyre nuk do të hapeshin, pseudonimet e tyre nuk do të dekodoheshin! A do të vinte apo kurrë jo ajo koh për t’i lustruar edhe këta që akoma janë aktivë.
Lustrimi filloi dhe u konstatua se, dosjet janë përplot me spiunë nga radhët e teologëve myslimanë. Falë ligjit që i përjashtoi shtresat teologjike nga lustrimi, ngelën pa u prekur këta përvëlues të zemrave të shumë nënave, grave, motrave, etërve, duke marrur më qafë trima e patriotë të paepur. Një prej tyre ishte edhe nipi im, djali i motrës, i cili vuajti plotë 12 vie burg komunist, sepse u spiunua nga “hoxha” i Gostivarit (e di ai vetë se kush është! Jo një herë ka marrur selame prej nesh! Sot, bashkëpunëtori i ngushtë i kryespiunit, Sulejman Rexhepit)!
Komisioni i lustrimit, duke vepruar sipas urdhërave dhe diktateve partiake, në fakt u deformua në komision politiko-partiak të lustrimit të porositur! Ja pra, nga një komision profesional për lustrim u shndërrua në një “komuninet” publik të bashkëpunimit me policinë politike, duke etiketuar dhe eliminuar nga skena politike e intelektuale kundërshtarë politik!
Çka bëri ky komision?! Gjatë tërë kohës sa punoi, “lustroi” vetëm në të mirë të partive politike që po ua jepnin përkrahjen! Lexuan shumë dosje, nënvizuan shumë spiunë e viktima spiunazhi, porse, pjesën dërrmuese të emrave dhe pseudonimeve ua dorëzonin partive për hakmarrje dhe diskualifikime politike. Sa për ta justifikuar ekzistencën e tyre, ata “lustruan” disa emra të diktuara nga partitë amë të tyre, emra këta që ishin kryesisht të kundërshtarëve partiakë. Pati edhe nga ata emra që ishin “armiq” të kahershëm të lustraxhinjëve (dmth lustrim tendencioz), pati nga ata emra që nuk iu nënshtruan shantazheve (dmth lustrim i kriminalizuar) si dhe pati nga ata emra që u fshehën, sepse ishin emra të skenës aktuale politike, nga të cilët u shpërblyen me punësime të pameritueshme të familjarëve të tyre.
Pse vijmë deri te ky konstatim? Për vetë faktin që, pothuajse, të gjitha vendimet e lustratorëve u hodhën poshtë nga Gjyqi i Strazburgut, si të pabaza, tendencioze dhe politikisht të motvuara. Çuditërisht, ky vendim i Gjykatës Ndërkombëtare i pasivisoi të gjithë ata “spiunë” politikë, të cilët në mënyrë kategorike reagonin kundër vendimeve të Komisionit partiak për lustrim! Kurrë nuk u bënë të gjallë për dëmshpërblim nga ky Komision dhe nga shteti që i njollosi e i turpëroi aq rëndë para shoqërisë, komuitetit, familjes. Ky komision, pa dyshim, një ditë duhet të lustrohet; spiunazhi i tyre nuk guxon të fshihet pas “profesionalizmit” të tyre për të gjuajtur “spiunë”!
Çuditërisht, u hesht edhe një lëndë për të cilën ngriti zërin edhe Prouroria Speciale e Katica Janevës! Si duke, këtu dhe qëndron arsyea e mosgatishmërisë së VMRO-së për t’u dakortësuar me LSDM-në për sa i përket të ardhmes së kësaj Prokurorie. Bëhet fjalë për një përgjim “bombë” që ka të bëjë me babain e Milloshovskit! Një nëpunës i lartë dministrativ në Makedonski Brod nuk denjon që të votojë që t’i jepe në pronësi babait të Milloshovskit disa hektarë tokë. Sipas Prokurorisë në një përgjim dëgjohet Milloshovski tek i kërcënohet këtij zyrtari duke i thënë se, nëse nuk do të votojë, do të lustrohet nga Komisioni dhe do të dalë spiun! Kështu edhe ndodhi! Prandaj, vitin e kaluar vetëm në një rast Prokuroria e ka zbardhur këtë shantazhë duke bërë me dije se ka ngritur padi kundër drejtorit dhe një zëvendësdrejtor shqiptar të këtij Komisioni për lustrim, si pulenë që iu nënshtrohen urdhërave politikë të Antonio Milloshovskit!
Pra, ky komision, në të cilën paska punuar edhe gazetari aktual i Sulejman Rexhepit, paska funksionuar si trup shantazhistësh që kanë marrur urdhëra partiak se kush duhet të shpallet spiun e kush duhet të “fshihet”! Sulejman Rexhepi nuk u lustrua pasi hoqi dorë nga “Burmali Xhamia” si dhe nga parcella që e synonte rrëzë Kalasë së Shkupit. Lexoni memoaret e Sulejman Rexhepit, “Kush ma prekë kombin më ka sharë fenë” dhe do të bindeni më shumë për këtë që u tha më sipër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *