Magjistari Sulejman Rexhepi

Një pakënaqsi e madhe ka kapluar BFI-në e uzurpuar prej Sulejman Rexhepit, i cili, tashmë ka arritur ta imponojë veten jo si uzurpues, “si imperator”, si shef firme private, por si shpëtimtar, si sigurues i “mirëqenies sociale”, të cilën e garanton me do “mirënjohje” që nuk janë asgjë tjetër përveçse “perde patriotike” që ia kamuflojnë një jetë të tërë prej tradhëtari, përçarësi e degjeneruesi të institucionit fetar shekullor

Shkruan Bushra Isufi

 

Një grupth “suliotësh” me afinitete zagarësh për ta nxjerrë gjahun në shteg, dy-tre individësh të pakënaqur me këto ulurima e kuisje që lëshohen pas “lepurit” me qëllim që të fshihen gjurmët e arushës, të gjithë këta me një fytyrë të ngrysur nga pakënaqësia për mjerimin social ku janë katandisur si dhe një armiqësi e skajshme e shkaktuar nga sjelljet imponuese të qiraxhiut, Myftinisë së Shkupit që u formua përmes masave të dhunshme të uzurpatorit Sulejman Rexhepi – kjo është atmosfera aktuale që mbisundon në BFI-në e Mulla Sulës, me raporte armiqësore ndërkolegiale të cilat këto ditë desh degjeneruan në sharje, grushta e shqelma.

Duke ju premtuar mirëqenie sociale, përmes shpenzimeve enorme në blerje të mirënjohjeve, të dokumenteve të udhëtimit azilant, duke shpenzuar në qejfe e ahengje personale e familjare, në jetën superluksoze, duke e futur BFI-në nëpër borxhe bankare për rroga, në fakt Sulejman Rexhepi, ka arritur atë shkallë të skllavërimit që e ushtron mbi administratën e BFI-së sa, sa që këtyre, nuk i mbetet asgjë tjetër përveçse t’i gëzohen dhe ta respektojnë “talentin” e Mulla Sulës për të siguruar rroga mjerane, të gjitha në rrugë të paligjshme për islamin!

Tërë ky truk antinjerëzor i Sulejman Rexhepit, ka arritur atë derexhe sa, grupthi me afinitete zagarësh të thotë: “vallai, mos me qenë Mulla Sula, neve na q… nana, prandaj, lereni ta shijojë vakëfin dhe të gjitha të mirat që i sjell ky Institucion në emër të islamit”! Pra, grupthi me afinitete zagarësh lutet për “qetësi”, ndryshe do t’ju q… nana!

Po cila është ajo qetësi që e kënaq Sulejman Rexhepin “me dyzet hajdutët e tij”?! Është kënaqësia që sjell pazarllëku me vakëfin! Atë që nuk ka mundur Sulejman Rexhepi ta përvetësojë, sepse i ka hasur sharra në gozhdë, të mirat nga ajo pasuri ai tashmë i siguron duke e futur në mes pushtetin! Po flitet që Sulejman Rexhepi dy-tre politikanëve të BDI-së u ka dhënë nga vakëfi i një teqe, për të nisur bisnesin e pallateve nga të cilat kate të tëra i sigurohen Sulejman Rexhepit. Në truallin e Komunalecit janë nja 10-15 famije shqiptare që duhet të dëmtohen, që duhet t’ju prishen shtëpitë sepse qenkan futur në “tokën e Sulejman Rexhepit”! Të zotët e këtyre shtëpive kanë vajtur disa herë në BFI dhe i kanë përcjellë porosi Sulejman Rexhepit që mos të tallet me jetën e tyre, kurse ky, kur ka parë se nuk do t’ia dalë vetë, në ndihmë e thërret pushtetin, duke ia dhënë këtë truall po ashtu funksionarëve të BDI-së që paraqesin “pushtet të pazbrapsur”, i cili pushtet i garanton Sulejman Rexhepit edhe mirëqenie sociale edhe garanca të paprekshmërisë nga gjyqësori! Thjesht, BFI-ja si Institucion fetar, tashmë është futur në disa hipoteka që shpërfaqin një iluzion të shkurtër të rehatisë institucionale dhe të raporteve ndërkolegiale.

Nga ana tjetër, kjo sjellje piraterie e magjistarit Sulejman Rexhepi, ka filluar ta shqetësojë tejmase Myftininë e Shkupit e cila po ushqen një urrejtje të tmerrshme kundër administratës së BFI-së të cilën po e konsideron si bashkëfajtore me Sulejman Rexhepin në shkatërrimin e vakëfit të kësaj Myftinie. Kanë filluar edhe kërcënime në formë “shakaje”: “Veç mos ardhshim ndonjëherë në pushtet, do ta hani të gjithë bashkë me Mulla Sulën e babëzitur”! Myftinia aktuale është e bindur se shumë shpejt do ta marrin Rijasetin duke e zbythur Sulejman Rexhepin, armikun e tyre të përjetshëm!

Kjo situatë e përgjithshme, tepër e nderë në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, do të vie e do të rëndohet gjithnjë e më shumë! Borxhi i brendshëm, pra ai i BFI-së kundrejt disa myftinive është tepër i madh, sikundër edhe kundrejt bankave dhe bisnesmenëve! Buxheti i vitit 2019 që do të krijohet nga aksionet fetare të këtij vitit, i tëri do të shkojë duke e kthyer borxhin ndërkohë që do të krijojhet një gropë edhe më e trishtueeshme financiare për vitin 2019/2020! Nuk do të ketë parti e pasaportë që do ta shpëtojë Sulejman Rexhepin! Mësa u shpëtua i bekuari i tij, Nikolla Gruevski!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *