“Makinat” në BFI po bluajnë dokumente!A thua pse dhe nga kush po frikësohet Sulejman Rexhepi

Sulejman Rexhepi po funksionon me logjikën e strucit! Duke shkatërruar dokumentacionin po mendon se mund t’i zhdukë edhe gjurmët e krimit dhe të hajnisë, të vjedhjes së vakëfit e të shkatërrimit të BFI-së! Në ndjekje të strucit, pasi të lodhet nga ikja, ai fut kokën nën rërë duke e harruar prapanicën në diell

Shkruan Zeqie Veseli (PhD)

Këto ditë, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Ibrahim Idrizi, ka qenë nën “bombardimin” e gazetarëve të ndryshëm me pyetjen “Kur do të fillojë mësimi i ndërprerë në Medrese?” Natyrisht, Ibrahim Idrizi i është shmangur gazetarëve dhe nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje. Pa dyshim, një drejtor i përjashtuar nga të gjitha rrjedhat dhe planet, siç është Ibrahim Idrizi, nuk do të mund të përgjigjet, sepse, fundja, një vendim për mbylljen e Medresesë nuk e ka sjellë as kolegiumi apo këshilli i arsimtarëve, as drejtoria, as Rijaseti porse, ekskluzivisht, Sulejman Rexhepi.
Sulejman Rexhepi është i njohur si tip i cili “intervenon” për bythë të vet sa herë që është situata llugë! Prandaj edhe, në çastet kur e ka ndjerë se duhet të dëbohet nga BFI-ja, ai e bën llugë punën me qëllim që të shkatërrojë sa më shumë gjurmë kriminaliteti e hajnie. Ndryshe, nuk ka kurrfarë logjike që dy ditë para se të nisë procesi mësimor, pa kurrfarë projekti dhe pa kurrfarë plani urdhëroi që të renovohet Medresja!
Një pakënaqësi e madhe po ndjehet në mes të punësuarve në Medrese, sidomos në mes të profesorëve.  Nga brenda Medresesë po dalin informata se, një masakër e paparë po bëhet mbi dokumentet dhe arkivin e Medresesë. Sidomos dokumentet nga sirtari i shpenzimeve për ushqim dhe mirëmbajtje.
Ky është krimi sekundar që është duke e bërë Sulejman Rexhepi, sepse, krimi primar është intervenimi mbi një objekt i cili gjithësesi që duhet të ec drejt qëllimit të shpalljes si monument kulturo-historik. Në të tilla raste duhet të dihet se sa duhet të intervenohet, ku duhet të riparohet e ku të konzervohet, sepse, Kompleksi i Medresesë duhet të gëzojë përfundimisht tretmanin e objektit me vlera historike e kulturore. Por, për vlera të tilla Sulejman Rexhepi kurrë nuk ka dashur t’ia dijë. I vetmi angazhim i tij është që të shkatërrohen sa më shumë dokumente e gjurmë që flasin për tradhëtinë e tij, për krimet e tij fimnanciare, si dhe për vjedhjet e tij.
Jo rastësisht Sulejman Rexhepi e shkaktoi edhe “puçin”, pas të cilit i bleu katër-pesë makina që bluajnë dokumente faqe për faqe. Më herët nuk kishte shansë për një krim të tillë, sepse aty e kishte pengesë kryesore Afrim Tahirin. Pas largimit të tij nisi hajnia, krimi dhe shkatërrimi. Deri më sot janë bluar me mijëra dokumente, si nga arkivi ashtu edhe nga sektori i financave. Dy-tre ditë më parë është dhënë urdhëri që të pastrohen dokumentet e zyres të cilën e ka udhëhequr Ali Al Baragoni. Zyre totalisht e pastraur nga çfarëdo dokumentacioni është edhe zyrja e Organizatës Humanitare “Hilal”, e cila për këto tri-katër vjet ka pasur qarkullim miliona euro por që nuk ka kurrfarë dokumenti mbi shpenzimin e tyre.
Sulejman Rexhepi po funksionon me logjikën e strucit! Duke shkatërruar dokumentacionin po mendon se mund t’i zhdukë edhe gjurmët e krimit dhe të hajnisë, të vjedhjes së vakëfit e të shkatërrimit të BFI-së! Në ndjekje të strucit, pasi të lodhet nga ikja, struci e fut kokën nën rërë duke menduar se u fsheh i tëri, ndërsa bytha i ngelë në diell! Nuk fshihen gjurmët aq lehtë, sepse, kur do të interesohet policia financiare të dijë se si u shpenzuan, në cilët xhirollogari u derdhën paratë e grumbulluara për banorët e hasanbegut, duhet të dorëzohen dokumentet. Kur policia financiare do të interesohet se si rrodhi procedura e blerjes së makinave zyrtare, nuk do të jetë përgjigje se “m’i kanë blerë djemtë me para në dorë në Gjermani”, porse do të duhet të dorëzohen dokumentet! Kur do të pyetet se si u shpenzuan letrat me vlerë, nuk është përgjigje se i kemi dhënë rroga! Kur t’i thotë policia financiare demantojeni me dokumente akuzuesin e juaj Sulejman Mutlluxhan, nuk mund të thuhet se nuk e njohim atë qytetar të huaj! Etj. etj.
Medresja Isa Beu në Shkup është një nga “çedhet” në të cilën ka çelur dhe ka marrur hov veprimtaria antihumane dhe kriminele e Sulejman Rexhepit, duke nisur nga vjedhjet e tmerrshme, nga keqpërdorimet e kurbanëve, nga manipulimi me furnizim me artikuj ushqimor e higjienik, nga vjedhja e karburantit dhe të mishit e deri te shitja e diplomave dhe nepotizmi i paparë në ndonjë institucion tjetër anekënd Europës dhe botës. Në momentin kur po kulmonte deri në vlim e përvëlim pezmi i të punësuarve, në momentin kur po pritej të shpërthente një pakënaqësi nga të punësuarit në Medrese, Sulejman Rexhepi do të urdhërojë që të prishet kjo “çerdhe” e pakënaqësisë dhe, ndërkohë, në këtë tollovi të shlyheshin të gjitha gjurmët e krimeve të kryera nga Sulejman Rexhepi dhe kompania e tij. Megjithatë, flitet se, drejtori aktual, që nga momenti kur e ka ndjerë dëshirën e Sulejman Rexhepit për ta larguar nga drejtorllëku, është kujdsur që të sistemojë dokumente, të mbledhë sa më shumë, t’i kopjojë dhe, për çdo eventualitet, të ketë nga një kopje të fshehur jashtë shtëpisë, sepse i frikësohet intervenimeve policore që mund t’ia çojë Sulejman Rexhepi. Punë me mend kjo e Ibrahim Idrizit, vetëm edhe sikur ta dinte se kur do të fillojë procesi mësimor. Me heshtjen e tij, në mënyrë të tërthortë po e dëshmon totalitarizmin si dhe uzurpimin e të gjitha organeve të BFI-së nga ana e Sulejman Rexhepit.  Sido qoftë, një ditë shumë të shpejtë, për pranga të Sulejman Rexhepit do të lidhen bashkëpunëtorët e tij të ngushtë si vargu i specave të thatë. Përgjegjësia do t’i nxjerr në sipërfaqe si uji m…, sado që mundohen t’i fshehin gjurmët duke u zhytur në detin e paturpësisë së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *