Mallkimi i hasanbegasëve mbi BFI-në

Editorial nga LMR në BFI

(Trevjetorin e përmbytjes apokaliptike të Hasanbegut me rrethinë le ta përkujtojmë si moment të reflektimit mbi shpirtin tonë domosdoshmërisht human! Ky popull përjetoi një tragjedi të tmerrshme ndërsa neve Allahu Fuqiplotë na vuri në sprovë. U gjunjëzuam turpshëm para kësaj sprove, sepse lejuam që hajnia të ngadhnjejë mbi humanitetin)

Historia e njerëzimit nuk njeh ndonjë ngadhnjim të së keqes, të kolaboracionizmit, të tradhëtisë, të degradimit mbi vlerat që i japin kuptim njerëzores. Elementet e amorales (kurvëria) si dhe të imorales (tradhëtia, spiunimi, degradimi, shkatërrimit, vjedhja, zhvatja, nepotizmi etj.) gjithnjë kanë shërbyer si lajtmotiv për mobilizim të përgjithshëm për të ngadhnjyer e mira, e moralshmja, kombëtarja, fetarja…

Bashkësia Fetare Islame në RMV, e uzurpuar në formë klasike nga i babzituri Sulejman Rexhepi, çdo ditë të lume e ka të vështirë e më të vështirë. Po degradon e po rrënohet, me themele të vjedhur e me kulm të shkatërruar, me shpirt të plagosur e me trup të kërrysur, BFI-ja ka ngelur vetëm “objekt”, pa kurrfarë kapaciteti për ta projektuar të ardhmen, qoftë edhe për një ditë.

Gjithçka i është lënë rastësisë, fatit dhe “mëshirës” së Sulejman Rexhepit që matet me shkallën apo gradën e gatishmërisë së tij për t’ia dhënë goditjen fatale, ose për t’u vetëlarguar.

Kurba e rënies është nën tërheqjen epike të gravitetit. Nuk ka shenja të ngritjes. Mallkimi ka prekur majen e qiellit. Ky mallkim i rëndë i nënave, i gjysheve, i prindërve, i vëllezërve dhe motrave të Hasanbegut dhe rrethinës, që shpërtheu tre vite më parë pas përjetimit të vërshimës apokliptike, mallkim ky që peshon sa kodrat e dynjasë, ka zënë vend mbi supet e Sulejman Rexhepit dhe bandës së tij të cilët i quan “organet e moaja”. Ky mallkim shpërtheu nga loçka e zemrës fill pas grabitjes së mbi 450 mij eurove nga ana e Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit, ndihma këto të donuara nga vëllezërit mysliman anekënd botës për hasanbegasit. Kjo vjedhje e pashpirtshme pa tjetër që do të jetë mallkimi nga i cili përjetë nuk mund të lirohet as Sulejman Rexhepi dhe as bashkëpunëtorët e tij që i duartrokasin dhe e përgedhelin në çdo aksion antihuman!

Myslimanët e Maqedonisë së Veriut, pikërisht për shkak të Sulejman Rexhepit, Irsal Jakupit, Mustafa Dautit dhe “13 apostujve” të Mulla Sulës tash e katër vite kanë ngelur jashtë mëshirës së botës islame, jashtë ndihmës vëllazërore nga kjo botë e shenjtë. Asnjë ndihmë vëllazërore, asnjë zgjatje e dorës së tyre humane, asnjë përkrahje konkrete. Pikërisht për shkak të Sulejman Rexhepit dhe “apostujve” të tij! Bota islame nuk ka haram pare për t’ia mbushur gushën Mulla Sulës dhe tajfës së tij të paskrupullt.

Në Shqipëri dhe në Kosovë, jo vetëm organizatat e shumta islamike e humanitare, por edhe vetë shtetet e ndryshme myslimane ndihmojnë komunitetet respektive islame, me shkolla, me spitale, me kopshte e foshnjore, me xhami e me shtim të vakëfit. Vetëm BFI-ja e Mulla Sulës është e përjashtuar nga këto ndihma vëllazërore. Ndihma e fundit ishte në kohën e sekretarit gjeneral Afrim Tahirit, kur “Islamic Reliev” me seli në Londër, ndihmoi me paisje shkollore disa fshatra malore. Afrim Tairi iku nga skema e Sulejman Rexhpit kurse ky bashkë me lavatriçen e tij të parave të pista, Mustafa Dautin, kësaj Organizate humanitare ia vodhën dhjetra mij euro, respektivisht për kaq para i lanë më të shkreta shkollat shqiptare nëpër viset malore!

Myslimanët e Malit të Zi, ndonëse janë 10 herë më pak se myslimanët e Maqedonisë së Veriut, megjithatë ata, nga bota islame, kanë arritur të thithin ndihma 100 herë më shumë se sa myslimanët e Maqedonisë së Veriut të cilët identifikohen me Sulejman Rexhepin.

Bota myslimane na ka izoluar, na ka margjinalizuar tërësisht, jo se na ndjenë si “mish i egër”, apo si komunitet i tepërt në botën myslimane, por, thjesht, janë detyruar të na ndëshkojnë sepse lejojmë të “identifikohemi” me Sulejman Rexhepin. Kjo botë myslimane nuk ka para haram për t’ia dhënë këtij të babzituri, i cili, përpjekjet e fundit për “t’ua ngulur” arabëve i pati me projektin “Medrese për femra”, kur desh ua zhvati rreth 6 milion dollarë për objektin që nuk kushtonte më shumë se 1.300.000 euro!

Nuk mund të ketë asnjë përpjekje, asnjë projekt, asnjë angazhim, asnjë aktivitet i Sulejman Rexhepit dhe ”organeve të tij”, përmes të cilëve do të mund të shpëtohej BFI-në nga kjo katandisje ku e kanë drejtuar. Sepse mallkimi mbi BFI-në dhe eksploatorët e saj është tmerrësisht me i madh se çdo angazhim i tyre për shpëtim.

Shpëtimi vjen vetëm pasi të ngulfaten rrënuesit, degraduesit, falimentuesit. Ky është Ligj i Zotit!/Levizja Myslimane per Reforma ne BFI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *