Me shkas: MË MIRË ME T’SHKELË SHLEPERI SE ME T’MBROJTË LAPERI

Të të dalë në mbrojtje halabaku Mustafa Dauti është për turp. Mulla Sula ka ngelur nën mbrojtjen e këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është me t’shkel shleperi se me t’mbrojtë laperi!  

Shkruan: Zeqie Veseli

Turpi i radhës! Sa keq e sa trishtim! Dikush kishte shkruar se në aferën e pasaportave të falsifikuara për qytetarët turq që duhej të udhënin për në haxh në vitin 2014, na qenka i përzier edhe Sulejman Rexhepi. Pastaj, si të shashtrisur do të reagojë kryerrenci i BFI-së, duke e hedhur topin në Myftininë e Shkupit, pa e ditur fare injoranti se Myftnia nuk është orgnizatore e haxhit por këtë ekskluzivitet e ka BFI-ja. Këtij kryerrenci, për shkak të miturisë së trurit të tij do t’ia paërmendim vetëm inicialet ashtu siç bëhet me të miturit delikuentë, A. V. Menjëherë pas kryerrencit u paraqit edhe kryehajni i BFI-së, i vetëquajturi kryetar i OH HILAL , Mustafa Dauti. Dhe ky injorant dëshmoi se sa e ka të organizuar shoqatën e vet personale. Nuk di se kë i ka anëtarë të kryesisë. Normalisht që nuk do t’i dijë sepse kurrë nuk i ka tubuar, kurrë nuk i ka mbledhur për të raportuar. Kësisoj ai po i shmanget zbulimit të abuzimeve, vjedhjeve dhe manipulimeve të denja për burgosjen e tij. Mustafa Dauti nuk e njeh mikun e vet të deridjeshëm, Çaushin dhe, këtë miqësi mundohet t’ua hedh Myftinisë aktuale, thuase kjo Myftni paska pasur të drejtën e propozimit të tre personave nga Shkupi!

Sido qoftë, Nisma për reforma në BFI doli dhe tha shumë qartë, nuk ka se çka të shashtrisen banditët e BFI-së me kapjen e kësaj “fabrike” dhe as me kapjen e Çaushit. Se kush e ka mik atë, se kush e kontraktoi me të për donacione të OH HILAL, se kush i ka kërkuar të bëjë pasaporta false, se pse ato pasaporta false ishin për qytetarë turq etj etj. pra, të gjitha, nëse don, vetë ai do t’i rrëfejë. Prandaj, pse del mazi para pelës! Pse kryerrenci e implikon BFI-në në do gjëra që nuk i takojnë asaj. Si tha kryerrenci A. V. “BFI do ta hetojë këtë rast”! Heton dikush tjetër e jo BFI-ja o turulum!

Reagimet e trishtueshme të Mustafa Dautit flasin për implikimin e tij të thellë në këto punë të fëlliqta që vetëm sa u futën në procesin e zbërthimit. Zbërthimi hala nuk ka nisur. Prandaj, nuk ka nevojë të reagohet me trishtim e me nervozizëm. Të pritet pak. E vërtetë është që Çaushi ka qenë anëtarë i kryesisë së parë të Hilalit. E vëtetë është që Çaushi ka pasur leje të nënshkruar prej Mulla Sulës për të mbledhur para prej kah të mundet, sepse “20 për qind do t’i ngelin atij”. BFI-ja sikur po thotë se është e vërtetë se Çaushi paska bërë pasaporta me porosi për qytetarët turq që kanë dashur të udhëtojnë me haxhinjtë e Maqedonisë për në Haxh në 2014. Të të dalë në mbrojtje ky farë halabaku është për turp. Mulla Sula ka ngelur nën mbrojtjen e këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është me t’shkel shlperi se me t’mbrojtë laperi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *