Mediat e vendit mos ta kritikojnë Sulejman Rexhepin por organet e drejtësisë që e lejojnë edhe më tej të shkaktojë skandale

Një vërejtje partive, mediave dhe subjekteve të ndryshme shqiptare! Është konstatuar disa herë se Sulejman Rexhepi është urthi i trungut kombëtar! Ai qëllimisht shpesh herë skandalizon opinionin dhe mediat maqedonase me qëllim që ata të merren me të kurse mediat shqiptare ta kursejnë. Mediat e vendit duhet ta kuptojnë lojën perfide të Sulejman Rexhepit dhe, të mos merren me të, por, kritikat t’i orientojnë drejt organeve të drejtëisë të vendit të cilët nuk po merren me Sulejman Rexhepin duke i nxjerrur nga sirtaret dhjetra lëndë për t’i faktuar veprat e tij të shumta penale

Shkruan Zeqie Veseli

 

Që nga vitet nëntëdhjeta e deri më sot, janë të shumta taktikat e Sulejman Rexhepit në defokusimin e opinionit të gjërë nga problemi primar! Ai gjithnjë është shquar me një nuhatje të stërholluar në momentet kur ka ndjerë rrezikun fatal për të. Sakaq ka shkaktuar ndonjë skandal medial dhe, ky ka qenë karremi i tij që mediat për pak kohë ta kursejnë dhe të merren me gjëra sporadike rreth tij.
Përpjekja e fundit e Sulejman Rexhepit për defokusim të opinionit ishte edhe letra përkrahëse e tij që e shpreh me rastin e vrasjes misteroze të gazetarit saudit Kashogi! Nuk ngeli media në Maqedoni që nuk e vuri në tapet Sulejman Rexhepin. Të gjitha titujt e shkrimeve flisnin për Sulejman Rexhepin si për një ekstremist i skajshëm, si për një radikalist, si për një sadist që i kënaqet vresjes apo vdekjes së dikujt tjetër. Ky etiketim i këtij lloji i pëlqen Sulejman Rexhepit! Ai ndjenë nevojë shpirtërore që sakaq të sulmohet paksa si “trim” se sa si hajn, si hajdut, si shkatërrues i BFI-së, si zhvatës i vakëfit, apo si komprementues i jetës fetare islame.
Çuditërisht, mediat e vendit sikur kishin harruar se është po ky njeri i cili ka “arsenal armësh” në shtëpinë e vet, është po ky njeri që nipërit e vet qysh në pampersa i mëson që të përdorin armën dhe të gjuajnë me të, është po ky njeri që gjuan nëpër dasma e ahengje, është po ky njeri që fotografohet me armë të rënda, që i fotografon armët e veta dhe i poston nëpër rrjetet sociale! Kjo flet se kemi të bëjmë me një person i cili e parapëlqen vrasjen, shuarjen e jetëve, koleksionion e mjeteve që të marrin jetën, që të trimërojnë për një radikalizëm dhe ekstremizëm pavarësisht llojit të tyre.

 

“Plumbat qorre” të kritikës mediale

Çuditërisht, sa herë që është ndërlidhur fotografia e Suljman Rexhepit me ndonjë lloj arme apo “veprimtaria armiqësore” menjëher kanë reguar mediat, njëzërit, sikur të konrollohen e të diktohen prej një dore e një syri! Në fakt, këtë sulm medial e orienton vetë Sulejman Rexhepi! Të gjithë, pa hetueshëm, vihen në shërbim të Sulejman Rexhepit. Shterren arsenalet e kritikave duke e sulmuar Sulejman Rexhepin “ekstremist e radikalist”, që fotografohet me armë!
Po pse nga po të njëjtat media, qofshin maqedonase apo shqiptare, Sulejman Rexhepi kursehet nga kritikat dedikuar njeriut hajn, spiun, të poshtër, zhvatës, shkatërrues i BFI-së, degradues i ekonomisë së BFI-së, rrënues i vakëfit, etj. Pse kursehet si nepotist, si i korruptuar, si element i rrezikshëm kombëtar e fetar, si bashkëpunëtor e motivues i shumë rrymave fetare tërësisht antikombëtare. Pse po këta media nuk i bëjnë presion organeve të drejtësisë, prokurorisë shtetërore që, më në fund, të nis me krehjen e BFI-së si dhe të Sulejman Rexhepit, t’i shpalosin lëndët që flasin për një veprimtari përplot me elemente penale. Nëse mediave maqedonase do t’i pëlqente heshtja e kritikave kundër një njeriu të tillë antishqiptar, pse do t’i konvenonte heshtja e kritikave nga mediat shqiptare kundër një njeriu antishqiptar që kënaq oreksin etiketues të palës tjetër! Mediat shqiptare, sidomos ato që paguhen nga Sulejman Rexhepi me paratë e arkës së BFI-së, u ndjenë në situatë të pavolitshme kur u përballën me faktin se Sulejman Rexhepit i pëlqen kur vritet ndonjë gazetar kritik! Por, tashmë janë të shitura e të kontrolluara prej Sulejman Rexhepit!
Arabia Saudite nuk e njeh Sulejman Rexhepin, ose e njeh si një njeri që e kanë futur në “listën e zezë”, si njeri i rrezikshëm dhe anormal. Nuk e njeh as bota turke tamam-tamam si njeri që duhet t’ia bëjnë fjalën! Kori diplomatik tërësisht e ka izoluar si një njeri të kotë e fare të parëndësishëm! Kështu që, përkrahja e tij publike që ia bën një akti kriminal, për të gjithë faktorët relevant në vend e në botë flet vetëm për një njeri psikikisht të sëmurë e të retarduar. Ndaj dhe duhet të injorohet tërësisht nga mediat e vendit. Por ama, nuk mund të anashkalohet si njeri që i sjell shumë dëme të parikuperueshme komuniteit mysliman të vendit, shoqërisë shqiptare, shtetit të Maqedonisë. Maqedonia e Veriut fare lehtë do të inkuadrohet në strukturat euroatlantike edhe me një person sklerotip e abdall si Sulejman Rexhepi, por ama, duhet t’i harrojë eurontegrimet me një person hajn, zhvatës e kriminel si puna e Sulejman Rexhepit. Në rastin e parë kemi të bëjmë me një nevojë imediate për t’i trajnuar entet përkatëse për shërim dhe rehabilitim shpirtëror të njerëzve të sëmurë, kurse në rastin e dytë kemi të bëjmë me një mungesë të theksuar të drejtësisë institucionale në vend!

 

Terren për relativizimin e akuzave të vetme

Një vërejtje partive, mediave dhe subjekteve të ndryshme shqiptare! Është konstatuar disa herë se Sulejman Rexhepi është urithi i trungut kombtar! Ai qëllimisht shpesh herë skandalizon opinionin dhe mediat maqedonase me qëllim që ata të merren me të kurse mediat shqiptare ta kursejnë. Sulejman Rexhepi në këtë formë e siguron të qenurit “armik” i palës maqedonase dhe, nga ana tjetër, “vlerë e paprekshme” kombëtare. Sulejman Rexhepi qëllimisht i dha përkrahje një akti monstruoz me qëllim që të defokuesohet e vërteta mbi të si njeri i rrezikshëm, kriminel, hajn, zhvatës, korruptiv, e antiislmist.
Opinioni i gjërë shqiptar së shpejti do të tmerrohet nga skenari i Sulejman Rexhepit që parasheh deshqiptarizimin e BFI-së si dhe defaktorizimin e shqiptarëve në këtë Institucion të uzurpuar prej tij, me qëllim që, një ditë, kur do të faktohen ditë me diell të gjitha akuza kundër tij, të krijohet përceptimi se “Suejman Rexhepin qëllimisht po e sulmojnë antishiptarët”! Pra, po përgatit terren për relativizimin e akuzave më se të qëndrushme kundër tij dhe, këtë “front sulmi” po e përgatit duke e krijuar taborrin “antishqiptar”, i cili, do të shkaktojë një aktivitet medial mbrojtës nga ana e mediave shqiptare. Të paktën kështu shpreson Sulejman Rexhepi. Dhe ky skenar, në fakt, është skenari më i poshtër që mund ta mendojë një kokë antishqiptare, i mbushur dhjetra vite me urrejtje antishqptare nëpër kancelaritë e UDB-së, nëpër te cilat në fakt ka kaluar Sulejman Rexhepi.
Skenar të kësaj natyre këto ditë do ta luaj në Medrese, sapo të publikohen faktet që fasin për afinitete fallsifikuese të Sulejman Rexhepit. Për momentin po përgatit “kryqin” ku do ta kryqëzojë pulenin e tij të qullaftë, drejorin Ibrahim Idrizin si njollosës i egër i emrit të Medresesë, ndonëse në këtë vatër arsimore, menaxhues krysor kanë qenë vëllai, i biri si dhe familjarë të tjerë të Sulejman Rexhepit, në duart e të cilëve Ibrahim Idrizi ka qenë marionetë e gjallë që ka gjeneruuar përfitime të majme për “dinastinë Rexhepi”!.
Mediat e vendit duhet ta kuptojnë lojën perfide të Sulejman Rexhepit dhe, të mos merren me të, por, kritikat t’i orientojnë drejt organeve të drejtëisë të vendit të cilët nuk po merren me Sulejman Rexhepin. Koha është tash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *