Militarizmi si frikë paranojake e Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi po i merr më qafë pjesëtarët e familjes së vet, duke i ndjellur organet përkatëse shtetërore që të nisin kontrollet financiare mbi një pasuri e pronë tërësisht të paligjshme. Të kota do të jenë pozat me armë të Sulejman Rexhepit eventualisht për t’i frikësuar këta organe. Një njeri i pastër në ndërgjegje vetë do t’i ftonte organet e kontrollit, dhe jo t’ju dërgonte mesazhe përmes pozave militare

Shkruan Agron Xhaferri

 

Kurba e pasurisë së paligjshme të Sulejman Rexhepit sa nuk ka prekur kupën e qiellit. Në mënyrë marramendëse po shtohet pasuria e tij dhe e familjes së tij sa, me të drejtë po e quajnë “kryetari më i pasur i myslimanëve më të varfër në rajon”! Shto këtu edhe vakëfin e BFI-së së uzurpuar prej tij, që e shfrytëzon sikur bahçen e babës së vet.
Superapartamentet e blera në Ohër në vlerë prej miliona euro, nuk janë në shërbim të myslimanëve apo të punësuarve të BFI-së por, ekskluzifisht në shërbim të qejfeve të shfrenuar të familjes së Sulejman Rexhepit. Sepse, ndryshe, do të quhej mirësjellje humane ndaj të punësuarve. Ku di Sulejman Rexhepi se çka është humanitet! Humanitetin dhe aktivitetet humane i ka vdekur që kur e ka bërë mik shtëpie lavatriçen e punëve të pista të tij. Mustafa Dautin. BFI-në e kanë shndërruar në distributere të ndihmave eventuale turke, si dhe në pikë grumbullimi të parave për zbutjen e pasojave të ndonjë vërshime, por që në fakt përfundojnë në  xhepin e Sulejman Rexhepit. BFI-së ia ka ngulur thonjtë e pista në kurriz dhe e trajton si burim finansiar i familjes Rexhepi.
Është shkruar e stërthënur për vetine korruptive të Sulejman Rexhepit që edhe në wc futet me orën Rolex prej 37 min dollarëve. Tashmë bota mbarë e di se çfarë pronash marramendëse që ka, shtëpi lluksoze për fëmijet e tij, prona në tokë, në male, në makina lluksoze, të cilat mbushen me karburant dhe mirëmbahen teknikisht nga arka e varfër e BFI-së. Prona në Ulqin, në Greqi e në Turqi. Flitet se në Turqi i posedon dy apartamente lluksoze, të siguruara “lirë” nga sekretarica e tij, Irsal Jakupi.
Është shkruar tepër shumë edhe për selinë e tij alternative, restorantin tashmë të blerë me shantazhe se do t’i merret pronarit meqë e ka të ndërtuar në pronë shtetërore. Nën këtë shantazh kohë më parë e ka blere 120 mij euro Sulejman Rexhepi, në emrin e djalit të vet polic. Restoranti TE KONAKU është bërë ushujzë që pa hesap thithë paratë e BFI-së si dhe xhepat e myftinjëve dhe të dashamirëve të manipuluar që paguajnë fatura me çmime stratosferike ndonëse me një shërbim rrugaçërie.
Tashmë Restoranti Te Konaku po shndërrohet në Kompleksi TE KONAKU, me pishina që i përmbushin të gjitha standardet. Veçse nuk dihet akoma se nga do te vie uji, nga do të derdhet për t’i lënë vend ujit të pastër. Po flitet se po bëhen plane qe uji të ngrohet për kushte dimri! Nga do të vie rryma nëse jo nga Fakulteti i Shkencave Islame, siç i vinte dikur një restoranti prestigjioz, si kundërshpërblim të hajes dhe pijes gratis të mbarë familjes së Sulejman Rexhepit.
Tani shtrohet pyetja se në emër të kujt llogariten si pronë pishinat e te Konakut? Kush i ndërtoi dhe nga të gjitha ato para! Nëse i ndërtoi dhe i pagoi Sulejman Rexhepi, kjo do të shpjegojë automatikisht arsyen e falimentimit të BFI-së, pra, zhvatjen e financave të këtij Institucioni fetar. Nëse Sulejman Rexhepi ka lejuar që kjo zhvatje të kamuflohet me emrin  e Zeglul Rexhepit, djalit polic, atëhere qëllimisht e merr me qafë. Polici në Maqedoni merr rrogë sa për të mbijetuar në një familje katër anëtarëshe. Atëherë kjo pronë mund të shpjegohet si reket, zhvatje dhe korrupsion të një zyrtari shtetëror nën petkun e policisë.

Nëse këtë Kompleks e ka nën emrin e djalit të vogël, Zyhejr Rexhepit, atëherë kjo pronë do të vinte si rrjedhojë e zhvatjes së Medresesë ku ky djal punon si zv/drejtor i kësaj vatre arsimore, ku, fakte tè shumta flasin se aty janë kryer shumë punë të paligjshme në këmbim të pagesave të majme. Sulejman Rexhepi po i merr më qafë pjesëtarët e familjes së vet, duke i ndjellur organet përkatëse shtetërore që të nisin kontrollet financiare mbi një pasuri e pronë tërësisht të paligjshme. Të kota do të jenë pozat me armë të Sulejman Rexhepit eventualisht për t’i frikësuar këta organe. Një njeri i pastër në ndërgjegje vetë do t’i ftonte organet e kontrollit, dhe jo t’ju dërgonte mesazhe përmes pozave militare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *