Mos i dëgjoni shkencëtarët, dëgjone Mulla Sulën se ç’thotë për Coronan

(Rreth kollumnes me titull “Corona nuk është fundi i botës”, të autorit Agim Mehmeti e të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Me sa duket, Agim Mehmetit asgjë nuk po i bën frika nga Corona Virusi sa po i bën mankthi që e ka mbështjellë për qafe dhe po ia zë frymën sa herë po i kujtohet që, Sulejman Rexhepi, uzurpatori dhe eksploatori i pashpirt i BFI-së, në çdo moment mund t’ia kërkojë borxhin prej 7000 euro (dikur marka) që e ka marrur këtu e 20 e sa vite më parë! Deri para pesë viteve Agim Mehmeti është llogaritur si një nga borxhlinjtë më të mëdhenj të BFI-së! Ka gjetur mënyrë për t’ia “mbyllur gojën” Sulejman Rexhepit, ja kështu, duke i shkruar kollumna të dhunshme, të pakripta, idiotike, pa kurrfarë shpirti e mesazhi! Dhe, lexuesit e kollumnave të Agim Mehmetit të gjithë kanë një pyetje: si është e mundur që Agim Mehmeti, kur shkruante kollumna me emrin e vet, i qante dhe na mrekullonte, ndërsa tani, sa herë që shkruan në emër të Sulejman Rexhepit, gjithnjë e më shumë na bindë se, ato kollumna me autorësi personale, me gjasë, të gjitha i kishte të kompiluara! Ose, po shkruan kaq dobët si pasojë e mankthit që i vie nga shantazhet e Sulejman Rexhepit, pronarit të shpirtit të tij.
Tash e sa kohë, në disa kollumna radhazi, Agim Mehmeti përmes Sulejman Rexhepit, insiston që mos të lexojmë gjëra nga portalet, mos të informohemi shumë, sepse “të gjitha na qenkan dezinformata”! E vërteta qenka vetëm ajo që “e shkruan Sulejman Rexhepi”, mjafton të lexohen kopallat e tij dhe, euroke, u informuam mjaftueshëm! E ka këtë frikë se, opinioni i gjërë, po ndodhë që nga shkrimet e ndryshme, të informohet për të vërtetën se, Sulejman Rexhepi është i rrethuar, i ka bashkëpunëtorë të ngushtë, natë e ditë i mbanë në kabinet, njerëz hajna klasikë, të denjë për të mbijetuar përtej grilave, tradhëtarë, bashkëpunëtorë të UDB-së, narkomanë, pijanecë, gey, njerëz të shantazhuar dhe, ja kështu, borxhlinjë si Agim Mehmeti. Dhe, për më tepër, këto nuk janë konstatime që vijën nga jashtë, nuk janë vlerësime opinioniste tendencioze, nuk janë ofendime opozitare por, thjesht, vijnë nga vetë goja e Sulejman Rexhepit, që ua thotë troç sa herë që dëshiron t’i shantazhojë e t’i vë nën shputën e vet.
Në rastin konkret, Agim Mehmeti, përmes “kollumnes” të nënshkruar me emrin e Sulejman Rexhepit, thërret në besim vetëm ndaj teksteve (kollumnes) së Sulejman Rexhepit, sepse gjërat e tjera na qenkan dezinformata!
A ka dezinformatë me të madhe e më të trishtë se sa përpjekja për ta bindur opinionin e gjërë se Sulejman Rexhepi, ndonëse me një intelegjencë të atrofizuar deri në pikë të fundit, na ditka të shkruajë kollumna!
Kjo po që është dezinformatë e saktë!
Mos lexoni gjëra të tjera por vetëm “kollumnat” e Sulejman Rexhepit! Dhe, kjo kollumne e fundit ngjante në ato kollumna që transmetojnë efekte alkooliste, e fragmentarizuar apo e lidhur me copëza të hedhura nëpër fajlle të ndryshme sa herë që përjetohen kriza të thella shpirtërore që vlojnë nëpër pika të alkolit në fund të gotës. Ndryshe, nuk mund të bëhet një tekst përplotë me kundërthenie, një tekst me plotë idiotizma “shkencore”, një shkrim që sa të nxjerr “diletant mjekësor” po aq të nxjerr edhe sharlatan fetar! Të nxjerrin në profesionin e hershëm prej polici (si ai i Sulejman Rexhepit) por edhe ta shpalosin shpirtin antihuman. Ja për shembull, Agim Mehmeti, duke e njohur shpirtin e zi të Sulejman Rexhepit, ia lejon vetes që në emrin e tij të shkruaj edhe këtë fjali: “Dhe, të mos harojmë se ka njerëz të cilët ndoshta kanë nevojë për ndihmën tonë, andaj të interesohemi për të atillët e të solidarizohemi, të shfrytëzojmë mundësitë e internetit dhe të telefonave që kemi për të qenë pranë atyre që kanë nevojë për ne.” Ndoshta kanë nevojë për ndihmën tonë?! Sulejman Rexhepi e di fare mirë se çdo e katërta familje myslimane në Maqedoni është e varfër, qyl e varfër! Çka ka bërë për këta familje, apo vetëm për dhjetë për qind prej tyre, në këtë periudhë karantinimi?! Sulejman Rexhepit po i vjen plasja deri në çmendi për faktin se si një katastrofë natyrore po i shkon kot, pa pasur mundësinë dhe më të voglën ide se si ta materializojë këtë krizë, si të shnukë ndonjë dorë të madhe të lekëve humanitar! Nuk është mësuar pa përfituar në të tilla raste.
Dhe, të thuash “ndoshta kanë nevojë për ndihmën tonë” është më se tallje dhe ofendim me atë komunitet aq të madh të varfërish me të cilët çdo ditë bashkëjetojmë dhe na dhemb shpirti për pamundesitë reale për t’i ndihmuar!
Agim Mehmeti, alias Sulejman Rexhepi, e thotë edhe këtë fjali të budallakaftë: “Të ndërmarësh masa për të mbrojtur vehten, familjen dhe rrethin është guxim.” Ky nuk është guxim, ky është obligim, detyrim! Mund të jetë “guxim” vetëm për ata që një jetë të tërë e kanë kaluar me ethet e lepurit në bark!
T’i analizojmë frikërat e atyreve që po tmerrohen nga Corona Virusi!!! Ky është një prej mesazheve që ngërthehet tinëzisht në këtë kollumne! Mesazh tipik i shërbimeve sekrete, të periudhës post-trockiane, të shërbimeve staliniste që e mbanin në jetë njeriun komunist varësisht prej nivelit dhe tipit të frikës. Kjo ishte periudha kur studiohej e kur analizohej frika e njeriut. Sulejman Rexhepi vdes për këtë periudhë, prandaj dhe ia nënvizon Agim Mehmeti.
Sulejman Rexhepi, në vend se të merret me analiza të frikërave të njerëzve, është mirë që, meqë nuk ka kapacitete humanitare, të paktën të formojë komisione amë, të përcjellin situatën e Koronas në popullatën myslimane, të dihet saktësisht numri i tyre, të mbahen evidenca si u përhap në mesin e myslimanëve, cilët ishin masat që i ndërmorën myslimanët e vendit tonë për t’u përballur me këtë pandemi, si ishte e organizuar BFI-ja, organet e saj! Historia ka nevojë për të tilla statistika dhe jo për kollumnat e budallakafta të Sulejman Rexhepit.
Agim Mehmeti duhet të dijë se nuk shplahet borxhi me imputim të “intelegjencës” në cungun e shkretë, ashtu siç duhet të dijë Sulejman Rexhepi se nuk është në tagrin e tij që të falë borxhe e vakëfe, që të falë të mirat materiale të BFI-së që janë djersa, gjaku e mundi i myslimanëve të vendit. “Gjakun, djersën dhe mundin” e Agim Mehmetit, Sulejman Rexhepi le t’ia shpaguajë me lekun e xhepit të vet gjigant!
Fenomeni i bashkëjetesës dhe vegjetimit rreth interesit meskin të Sulejman Rexhepit dhe Agim Mehmetit, tashmë kanë prodhuar efektin e panjohur në historinë e letrave shqipe: botim librash kundër “intelegjencës kolumniste” të Sulejman Rexhepit dhe shpirtit të djallëzuar të Agim Mehmetit, që të dy me probleme historike dhe të theksuara identitare! (Për më tepër lexoeni botimin online me titull “MUNAFIKU GEBELSIAN I SULEJMAN REXHEPIT“.

https://1kliklarg.com/opinion-analize/libri-online-munafiku-gebelsian-i-sulejman-rexhepit/

Leave a Reply