Mulla Sula bekues i së keqes (Video)

Lëndë e së keqes pa dyshim që janë gënjeshtra, imoraliteti, amoraliteti, tradhëtia. Këta përbërës të së keqes mund të hasen edhe në konturat e një karakteri të tipit të Nikolla Gruevskit, apo të Blerim Bexhetit. Këtë karakter e pëlqen Sulejman Rexhepi dhe gjithnjë këtë karakter e ka bekuar ai

Shkruan Bexhet Duraku

 

Rrjetet sociale sot ishin vërshuar nga incizimet prej ambientit të KONAUT të Mulla Sulës.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve vendore, në të cilat koalicioni që shembëllen në vasalitet si ai i LSDM-BDI, do të fitojë në shumë komuna ndaj koalicionit të shëndoshë kombëtar ASH-BESA.  Kjo fitore e së keqes do të jetë rezultat i një angazhimi të shumë elementëve antihuaman e antikombëtar, të cilët, në toptan do ta gëzojnë ekipin e Mulla Sulës.

Në fakt, Zoran Zajevi, kryeministri aktual, pronar i një arsenali të hatashëm prej “bombave”, zgjodhi që të përkrahë dhe të ndihmojë pikërisht ata shqiptarë të cilët mund t’i komandojë dhe t’i dirigjojë më lehtë. Në këtë shërbim, pa dyshim që e detyroi edhe njërin nga subjektet më të përgjuar e që përbëjnë “bombat” e Zajevit, është edhe Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. Këta jan ata tipa me të cilat do të komandojë më lehtë Zajevi dhe përmes të cilëve do t’i ndrydhë deri në amortizim të gjitha çështjet kombëtare shqiptare. Zajevi i varrosi “armiqtë maqedonasë”, ata të VMRO-së, kurse i ringjalli dhe i “forcoi” “armiqtë shqiptarë”, ata të BDI-së, të cilët, bashkë me “armiqtë” e parë përbënin “armikun e shtetit”, përbënin ekstratin e antireformave, korrupsionit, vjedhjes, shkatërrimit.

Shqiptarët e tjerë, atë të koalicionit ASH-BESA pa dyshim që janë kafshatë e pakapërdieshme për Zajevin, janë shqiptarë që po të faktorizoheshin si forcë relevante në vend, do t’ia mbanin Zajevit saxhin mbi kokë, do ta detyronin që të merrej një për një me të gjitha çështjet shqiptare, pa i dhënë asnjë shans që t’i anashkalojë! Koalicioni kombëtar ASH-BESA do të ishte ëndërr e trishtueshme e Zajevit, do të ishte një koalicion i cili pa dyshim që do të kërkonte që Zajevi në raport me “bombat” ta mbante të njëjtin arshin, si atë ndaj njerëzve të VMRO-së. Sepse, jo të pakta janë “bombat” që kanë shpërthyer për Ali Ahmetin, për Abdylhaqim Ademin, për Musa Xhaferin, për Artan Grubin, Bujar Osmanin, për Teuta Arifin, për Blerim Bexhetin, për Bekim Nezirin, për Beqir Hasanin, për Merkon e për Xatin, për Sulejman Rexhepin etj. etj. Pra, më e pakta që do të mund të bënte Zoran Zajevi, do të mund të bëhej shkaktar për t’ua marrur pasaportat këtyre tipave dhe jo t’i ndihmojë me tërë aparatin e shtetit që të forcohen e të bëhen “aleat i denjë i koalicionit qeveritar”!

Koalicioni LSDM-BDI mori shumicën e komunave dhe, në mesin e këtyre komunave edhe atë të Sarajit, në të cilin për katër vjetë me radhë do të udhëheq Blerim Bexheti, po ai person i cili nga Zoran Zajevi deri sa ishte lider opozite akuzohej si narkoman, kriminel, i korruptuar, matrapaz në emërtimin dhe shkarkimin e gjykatsve, favorizues i grupeve kriminale lokale, dashnor i lloj-lloj femrave dhe një nga ministrat më të kriminalizuar të Nikolla Gruevsit. Edhe atëherë, edhe sot, Blerim Bexheti ngeli mik i ngushtë i Sulejman Rexhepit. Atëherë, për hirë të kësaj miqësie do ta lusë Allahun Fuqiplotë që ta bekojë Nikolla Gruevskin, ndërsa sot, e bekon dhe e uron me shpirt fitoren e përbashkët Zoran Zajev-Blerim Bexheti!

Fillimisht Zoti ta merr medjen e pastaj të bën rezil! Sulejman Rexhepi, i trimëruar nga mbrojtja e Zoran Zajevit në pëlcitjen eventuale të ndonjë “bombe”, lëshohet në fushatë të Blerim Bexhetit, e bekon, i urdhëron nëpunësit e vet, i ngrit duart drejt Zotit duke e lutur që ta ndihmojë e të fitojë sojsëzi e dinsëzi, të fitojë një nga më të rrezikshmit dhe më të këqinjtë e Komunës së Sarajit, përkundër një njeriu të çiltër e të pastër, intelektual e i devotshëm, siç është Bashkim Bakiu!

A është i vetëdijshëm se çfarë turpi ka bërë Sulejman Rexhepi! Nayrisht që nuk është, sepse, po të ishte, të paktën, do ta heshte tërë atë aktivitetin e vet dhe nuk do ta shndërronte KONAKUN  e vet në një shtab qendror të BDI-së ku është servirur gratis mish i madh i kurbanëve të dhuruar për Medresetë dhe ushqim i vjedhur nga ndihmat humanitare.

Mbrëmë në KONAKUN e Mulla Sulës festohej fitorja e Blerim Bexhetit. Dasëm e madhe, buçisnin zurla e tupana, krisnin kallashë e revole, hidheshin valle e dridheshin telat e qiftelisë dhe, tërë kjo, nën përkrahjen idiotik të Mulla Sulës “hajde hajde he ju knoftë zemra”! Mbrëmë u festua fitorja e trishtimit mbi të mirën, e të pamoralshmit mbi të devotshmin, e të keqit mbi të mirin dhe, kjo festë u manifestua në “pronën” e Sulejman Rexhepit, me paratë e Sulejman Rexhepit të vjedhur nga arka e BFI-së së katandisur në falimentim dhe, me uratat e me bekimet e tij, ndërkohë që po e shkatërron me po kaq zell e dashuri të vetmin Institucion fetar islam – Bashkësinë Fetare Islame. I miri një të miri do t’ia festonte fitoren vetëm me ndonjë Mevlud, apo me shume shyqyr Zotit duke falur ndonjë reqat namazi!

Duke qenë i komleksuar nga fakti që për momentin është uzupator i postit të “reisit”, mbase ka nevojë që të ndjehet car i vërtet në një kolektiv siç mund të jetë “shtabi zgjedhor” i së keqes, i së shëmtuarës, i krimit dhe tradhëtisë. Pa dyshim që veprimet djallëzore, si këto të Mulla Sulës, janë dhe mund të jenë ekskluzivisht të DJALLIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *