Mulla Sula i vdiq edhe traditat fetare

Sulejman Rexhepi, si një skuth i regjur, e keqperdorë respektin e nderkombëtarëve ndaj BFI-së si dhe triumfin e institucioneve shtetërore që e detyruan Bajrami ta festojë në “konakun kishtar”, Aleksandar Pallas, duke ju thënë fiqfiriçave të vetë se, ja, të gjithë faktorët janë me mua dhe e legjitimojnë veprimtarinë time, qoftë kjo prej hajni apo krimineli klasik!

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

1.
Pa dyshim që Mulla Sula është i vetëditësh për faktin se në ç’nivel poshtërues e ka degraduar Bashkësinë Fetare Islame, duke e shndërruar në firmë private. BFI-ja e Sulejman Rexhepit aktualisht nuk shërbenë për asgjë tjetër përveçse për ta vjelë djersën e myslimanëve përmes fitrit e zeqatit. Këto dy kontribute islame tashme kanë kaluar në traditë dhe Mulla Sula e di fort mirë se myslimanët e vendit ato kontribute do t’i dorëzojnë në BFI, kështu që ai ka bindje të plotë se më mirë se në BFI nuk do të mund ta gjejë askund fitimin e paimagjinueshëm, prandaj është kapur aq fort sa nuk do ta lëshojë sikur BFI të shkulej edhe në rrënjë.

2.
Ka qenë traditë fetare që i pari i Fesë gjate Muajit të agjërimit të dalë nëpër xhemate, të mblidhet në ndonjë konak burrash e të debatojnë për interesa të përgjithshme për myslimanët e vendit; të inicojë ndonjë iftar e të ulet në sofër bashkë me të varfër e me skamnorë, të takojë profesorë e medresantë dhe përmes ligjeratave të shtojë vullnetin për të mbledhur sa më shumë kontribute fetare që e garantojnë avansimin dhe arsimimin e jetes islame ne vend; të vizitojë xhami e xhemate. I pari i myslimanëve të vendit, dikur, para kohës së xhahilietit të Mulla Sulës, shkonte nëpër dyqane duke e vizituar esnafin që është aorta kryesore e zemrës së zhvillimit të jetës fetare në vend. Nga kumtesat e “lavatriçes” së tij, M. D., shihet qartë që Mulla Sula nuk i është ndarë Kozhuvçankës dhe Vitaminkës.
Tërë aktiviteti i sivjemë i Mulla Sulës për Ramazan ka qenë shkuarja e tij në Kishë të Laçit dhe iftarllëku nja dy-tri herë me Ilir Metën. (Ngadal ngadal Sulejman Rexhepi po shnderrohet në “lavatriçe” të Ilir Metës, kurse aktualisht po lezetohet në “centrifugën” e Fahri Balliut dhe të Ferdinand Samarxhiut, i cili, për ta kamufluar injorancën e vet psikopatike, nënshkruhet me “mjeshtri i madh” i gazetarisë.)

3.
Sulejman Rexhepi e fshiu një traditë shumë të bukur, ditën kur BFI hapej për të gjithë qytetarë në veçanti për myslimanët e vendit për ta takuar dhe përgëzuar të parin e tyre! Mulla Sula u mbylli dyert, sepse po frikësohet prej myslimanëve të vendit, sepse është i vetëdishëm se myslimanët e dinë që po i vjedh e qe po i manipulon.
Ishte traditë që për Bajram, në kabinetin e të parit të myslimanëve të vinë funksionare të lartë shtetëror e partiakë, intelektualë e dashamirë të ndryshëm, por që, pasi që të gjithë u informuan se përgjoheshin nga Sulejman Rexhepi, vendosën që mos ta vizitojnë për përgëzime. Sakaq Mulla Sula e gjeti mënyrën e debllokimit personal si dhe shmangien e takimit me turlifarë qytetari. E shpiku “bakllavën e bajramit” të cilën nuk e ndanë në ndonjë ambient myslimanësh, në ndonjë xhami, oborr xhamishë, por, te krenaria  dhe dinjiteti i Kishës Ortodokse Maqedonase, te Aleksandar Pallasi. Aty imponohet protokoli dhe refuzohen te gjitha dëshirat myslimane për përshëndetje me të parin e fesë. Kurse, faktorëve të tjerë të cilët protokolin e kanë meny diplomatike, ua krijoi mundësinë për ta shprehur respektin ndaj Institucionit të vetëm fetar islam në vend. Kësisoj, Sulejman Rexhepi, si një skuth i regjur, e keqperdorë respektin e nderkombëtarëve ndaj BFI-së si dhe triumfin e institucioneve shtetërore që e detyruan Bajrami ta festojë në “konakun kishtar”, Aleksandar Pallas, duke ju thënë fiqfiriçave të vetë se, ja, të gjithë faktorët janë me mua dhe e legjitimojnë veprimtarinë time qoftë ai prej hajni apo krimineli klasik!
Tashmë këtë idiotizëm e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët dhe faktorën e ndryshëm, prandaj nuk po ia duan as bakllavën, nuk po i përgjigjen thirrjes mjerane të tij. Po e vizitojnë gjithnjë e më pak faktorë. Prandaj është i detyruar që në atë takim protokolar të ftojë sa më shumë bashkëfshatarë dhe haxhibaba, me qëllim që salla të duket plot. Ky po që është mastrubim shpirtëror i një psikopati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *