Mulla Sulës edhe Narcisi do t’ia kishte zili

Narcisi lakmonte që të ishte më i bukuri mbi dhe! Mulla Sula lakmon që të jetë i vetmi mbi dhe, më i bukuri, më i pashmi, më trimi, më guximtari, më i devotshmi, më i respektuari nga miqtë, ndërsa miqtë e tij mund të jenë përkohësisht vetëm ata që urrejnë armikun e Mulla Sulës, për shembull, Afrim Tahirin. Kush rri me Afrim Tahirin, apo me miqtë e tij, ai është armiku i Sulejman Rexhepit. Sëmundje e pashërueshme kjo! Kot që viziton mjekë në Austri, në Tuqi, në Kroaci etj.

 

Shkruan Mr. Zeqie Veseli (PhD)

 

Një prej karakteristikave më të shëmtuara dhe më shtazarake të Sulejman Rexhepit është përçartja e egos së tij! Në psikiatri një pacint i tillë gjithnjë është kandidat potencial për t’u lidhur në zinxhirë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet për shoqërinë.

Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, vjedhësi dhe shkatërruesi i vakëfit, degraduesi i institucineve edukativo-arsimore islame, tallësi me fe e me rojtarë të Kuranit (hafizlerët), është i njohur për dy lloj perceptimesh të tij mbi miqësinë: 1. Shokë të sinqertë i llogaritë vetëm ata që ia mbajnë iso-n në vjedhje, në shkatërrim e degradim të vlerave islame dhe, 2. Shokë besnikë i llogaritë vetëm ata që janë armiq të Afrim Tahirit, i cili, nuk pranoi të përfshihet as në grupin e parë dhe as në grupin e dytë të “miqve” të Mulla Sulës.

Mulla Sula, i malltreton të punësuait në BFI, të gjithë i mbanë në makth, të gjithë i ofendon, i poshtron, i nënçmon, i kërcënon përçartur, i dëbon nga puna nëse rastësisht janë këmbyer në rrugë me Afrim Tahirin apo me ndonjë mik të tij! Sulejman Rexhepi duhet të dijë se ekziston një ligj që mund ta sanksionojë shumë rëndë “zotërinë e tij” për shkak të malltretimit psikik e shpirtëror të të punësuarve! Tashmë ka një mori dëshmitarësh për në gjyq! Sulejman Rexhepi mendon se është kryetar i një milion myslimanëve dhe, që të gjithë duhet të jenë armiq të Afrim Tahirit dhe, nëse vetëm njëri nga këta njëmilion është mik me z. Tahirin, automatikisht do të llogaritet si armik i Sulejman Rexhepit! Kjo është identike sikur të pretendonte Afrim Tahiri që t’i ketë miq të gjithë këta njëmilon myslimanë që deri në palcë e urrejnë sot Sulejman Rexhepin!

Sulejman Rexhepi bashkëpunëtorët e vet i shpallë për persona të devotshëm, u jep dekoratën më të lartë të BFI-së “Haxhi Vehbi Dibra”, jo për miqësi të sinqertë apo besnikëri ndaj Sulejman Rexhepit por, për kontribut të veçantë për të mirat islame në këtë nënqiell! Me këtë dekoratë u pajisën, bie fjala, Afrim Tahiri, Ali Baragoni, Fahredin Ebibi, Alifikri Esati, të gjithë këta me merita të padiskutueshme për sa i përket zhvillimit të jetës fetare islame në Maqedoni. Në momentin kur nuk kanë lejuar që uji i myslimanëve të shkojë në jazin e Sulejman Rexhepit, sakaq janë shpallur “armiq të BFI-së”! Afrim Tahiri luftën e vet e zhvillon duke u bazuar në Platformën e Lëvizjes që garanton shpëtim të BFI-së dhe avancim të fesë islame në vend; Ali Baragoni është “i mëkatshëm” se nuk e lejoi që ta vjedhë “qendrën islamike” në Gostivar e cila kurrë nuk do të ndërtohet, jo sa të jetë gjallë Sulejman Rexhepi; Fahredin Ebibi u emërua plotë 10 vjet dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, autori i dhjetra librave dhe Fajlorit kapital arabisht-shqip. Sot, ky i dekoruar me “Haxhi Vehbi Dibra” prej Sulejman Rexhepit ndër shokë shpallet “hajdut” kurse nuk e padit në organet e drejtësisë, sepse, atje sakaq do të dalë e kundërta – vetë Sulejman Rexhepi do t’i zbulojë këmbët e veta prej hajduti profesionist! Po kështu tallet edhe me personalitetin e Alifirki Esatit, për të cilin nuk lë gjë pa folur, zi e më zi! Shaban Ahmeti i cili deri dje ishte “luani” i Sulejman Rexhepit, sot është armiku më i madh i tij, sepse si qindra mijëra myslimanë të tjerë ka nisur të solidarizohet me përpjekjet dhe të vërtetat e Afrim Tahirit. “Puçistat” që i ka kualifikuar si “terroristë”, meqë janë shkëputur nga Afim Tahiri – tashmë llogariten si miq të ngushtë të Sulejman Rexhepit i cili po përpiqet t’i rikthejë në punë! Ata që nuk ia mësojnë leximin e Kuranit, si për shembull, Muzemil Osmani, sakaq shpallet bashkëpunëtor i Afrim Tahirit, siç u shpall edhe Azem Eminovski, Driton Dikena, Shaban Ramani, Qufli Osmani e shumë të tjerë. Po del puna që në BFI më tepër ka Afrimista se sa “sulejmanista”!

Po me Muhamer Veselin, këshilltarin e tij më të ngushtë, çka u bë me të? Të gjithë të punësuarit në BFI i mbajnë në mend fjalët më të rënda, më vullgare dhe më të pista që i tha për Muhamer Veselin, duke i kërcënuar që të gjithë se ata që do të flasin me Muhamerin do të fluturojnë nga puna, sot, në fakt, që të gjithë ndjehen fajtorë për mos reagimin e tyre në atë “seancë gjyqësore” të turpshme të Mulla Sulës kundër z. Veselit, i cili, që në ditën e nesërme, pas akuzave, u llogarit nga Sulejman Rexhepi si këshilltari numër një i tij! Po Mustafa Dauti, hajnin me tapi, kriminelin me dokumente të cilin e largoi nga puna si hajdut të fëlliqtë për ta rikthyer pastaj si “mik të ngushtë” meqë u deklarua si armik i përbetuar i Afrim Tahirit?!

Dikur, Sulejman Rexhepi e quante Ali Ahmetin si rusofil, komunist e leninist, ndësa Menduh Thaçit i dhuronte Kuranin në zyren e tij, sot ndodhë e kundërta. Ju lavdërohet “shokëve” të tij se çfarë të falash i ka dërguar Menduh Thaçit kohë më parë kur ai i paska dërguar shkues për një pajtim gjithëkombëtar. Sulejman Rexhepi i paska thënë se, “asgjë nuk të ka gjetur nga ajo çka do të të gjëjë. Do të të varros me të gjithë që i ke”! Kurse i ulet në prehër natë e ditë Ali Ahmetit, për të cilin jo se ka ndërruar mendim që ai është rusofil e marksist, por, ja që i duhet që ta mbrojë nga organet e drejtësisë!

Janë nja 999 mij myslimanë që e urrejnë shpirtërisht Sulejman Rexhepin dhe, janë nja 3-400 mijë shqiptarë që nuk e duan Ali Ahmetin por lider të tjerë partishë. Tani, t’i bëjmë që të gjithë këta myslimanë e shqiptarë “sapunë” për qejf përçartës të Sulejman Rexhepit? Ndërkohë që këta nuk e duan vetëm Sulejman Rexhepin dhe Ali Ahmetin, por që janë të gatshëm të japin jetën për kauzën kombëtare dhe për kauzën fetare. Këta janë për t’u dashur e për t’u pasur mik dhe jo Sulejman Rexhepi apo Ali Ahmeti, as Menduh Thaçi apo Zijadin Sela e individë të tjerë.

Megjithatë, këtë fakt më së miri e kutpon Ali Ahmeti, i cili edhe miqësisht e vëllazërisht ju drejtohet edhe “armiqve” të vet, me respekt e me dashuri, kurse, Sulejman Rexhepi e do që të gjithë të jenë me të, madje sikur Ali Ahmeti të ulet e të pijë një kafe me Afrim Tahirin, sakaq do të shpallet armik i Sulejman Rexhepit dhe do të dëbohet nga partia e tij, BDI-ja! Ja pse Sulejman Rexhepit do t’ia kishte zili edhe vëtë Narcisi i gjorë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *