“Mulla Sulo” dhe – gjithçka është e mundur

A mundet, pra, një xhami të bëhet kishë? A mundet që sahat kullat, objektet përcjellëse të xhamive, të bëhen “shtyllë” e kryqeve gjigante? A mundet që prona dhe themelet e Burmali Xhamisë t’i falen pronarit grek dhe mbi ato themele të mbijë hoteli barok? A mundet që parcela e ndarë për BFI-në në Kalanë e Shkupit t’i falet Orce Kamçevit dhe Sasho Mijallkovit? Mulla Sulo (“Skopkso”) – dhe gjithçka është e mundur

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Sulejman Rexhepin po e përcjellin afera të trishta përgjatë karrierës së vet qoftë si kryetar qoftë si okupator i BFI-së? Pa dyshim që, nën hijen e disa aferave nga më të dhimbshmet, kanë ngelur nën hije edhe një sërë aferash të tjera, siç janë vjedhja e fitrit, vjedhja e zeqatit, vjedhja e kurbanit, e lëkurave, vjedhja e haxhit, zhvatja e vakëfit, vjedhja e ndihmave humanitare etj. etj. Të gjitha këto afera të karakterit të hajnit klasik natyrisht që do të dukeshin cikërrima në raport me shkatërrimin, tjetërsimin dhe faljen e vakëfit.
Mulla Sulës kurrë nuk i ka interesuar vakëfi! Mulla Sula është i vetmi “kryetar” në historinë e BFI-së që do të ikë me etiketën e stampuar në ballë hajduk i të mirave materiale të BFI-së, shkatërrues dhe shitës i vakëfit. Sulejman Rexhepi ka pasur dhjetra raste e mundësi për ta shtuar vakëfin, duke u paguar me letra në vlerë. Për shumë prona të nacionalizuara që tashmë kanë marrur karakterin e interesit nacional apo publik, Sulejman Rexhepi ka marrur letra në vlerë që tejkalojnë shifra milionëshe euro, dhe, ato i ka “hëngër kuta”! Asnjë centimetër katëror nuk është shtuar prona aktuale e vakëfit të BFI-së. Pllaci i Toskës, në Xhon Kenedi, përndryshe vakëf i Myftinisë së Shkupit, tashmë është rrethuar dhe është shndërruar në zonë e interesit të lavatriçes së parave të pista të Mulla Sulës, Mustafa Dautit. Për këtë pllac më gjërësisht një ditë tjetër! Vetëm të theksojmë se kjo është një nga ato çeqet që është dashur të nënshkruaj i mjeri Qenan Ismaili për ta fitur postin “myfti” i Shkupit, edhe atë prej uzurpatorit të BFI-së, Mulla Sulës!
Mulla Sulës kurrë nuk i ka interesuar vakëfi! Vitet ’90-ta sikur të kishte një reagim serioz kundër uzurpimit të sahatkullave në Manastir e në Prilep, në të cilat u vënë kryqet gjigante, duke përvetësuar objektet sakrale islame dhe duke kaluar në pronësi të Kishës Ortodoks Maqedonase. Sikur t’i intersonte islami Sulejman Rexhepit, kurrë nuk do të mund që Maqedonia të merrte pamjen ortodokse përmes ngritjes së kryqeve gjigante si në Vodno po ashtu edhe gjithandej nëpër territoret e Maqedonisë.
Mulla Sulës kurë nuk i ka interesuar trashëgimia kulturore dhe fetare e myslimanëve të Maqedonisë, prandaj ai e falë (apo merr kompensim xhepi!) vendin dhe themelet e Burmali Xhamisë! Mulla Sula nuk e lëvizi as gishtin e vogël të këmbës për të bërë diçka serioze për ta rikthyer xhaminë e djegur të Prilepit, as atë të Llazhecit.
Dhe, krejt në fund, për t’i rënë shkurt në rrëfimin mbi indeferencën e Sulejman Rexhepit për objektet islame si dhe për fenë islame, këto ditë po qarkullon një lajm se BFI-ja e Mulla Sulës e ka humbur në Apel edhe Xhaminë e Shtipit, ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan, Xhamia e Husamettin Pashës.
Në fakt, këtë Xhami Sulejman Rexhepi e ka humbur që në fillim të viteve ’90-ta. Atëherë, për myfti e kishte njëfarë Nurie, pastaj haxhi Isa Ismailin e njohur, që të dy më tepër janë marrur duke u fshehur nga aferat lidhur me namuzin e tyre, se sa me dëbimin e Kishës Ortodokse Maqedonase nga kjo Xhami, e cila, hapej vetëm për ditën e Ilindenit, kur ndizeshin qirinj nga adhuruesit e “Sveti Ilisë”, dhe pastaj mbyllej, ashtu siç mbyllej edhe goja e Nuriut, e Isës, e Sulës dhe e të gjithë atyreve që shantazhohenin për amoralitet e zina! Çuditërisht që të tre këta dilinxhi të apostrofuar më sipër sot finansiarisht qëndrojnë shumë mirë, me shtëpi të formatit të pallateve përallore!
Se ka qenë dëshirë e flaktë e këtyre personave, sidomos e Sulejman Rexhepit, për ta humbur këtë xhami, kjo dëshmohet dhe përmes angazhimit të avokatit të Sulejman Rexhepit (Radovan Çeshmaxhinskit) për ta akuzuar KOM-in dhe jo subjektin politik maqedonas i cili pronën e vakëfit ia ndanë KOM-it! Ja pra, si babai i Radovanit, ashtu edhe biri, e japin nga një kontribut të vogël për kishën ortodokse maqedonase, përderisa “paria islame” e jona i tjetërson pronat, i falë ato apo bëhet viktimë e shantazheve për shkak të biografisë së tyre të trishtë dhe, kësisoj vakëfi përfundon në pronësi të Kishës. Sulejman Rexhepi dhe – gjithçka është e mundur! Vetëm revidimi i historisë dhe i biografisë së tij është rrap i papërthakueshëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *