Mulla “Zharkos” i është ndalur koha në komunizëm

Mulla Sula gjithnjë e më shumë po dëshmon se është relikt i komunizmit. Prej Mulla Sulës njeriu mund ta vërejë profilin ideal të një komunisti të rexhur, që djeg e pjek për parti e për ideologji komuniste. Manjak i komunizmit sllav

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Të punësuarit në Bashkësinë Fetare Islame të uzurpuar nga katili Sulejman Rexhepi, janë në hall të madh, si asnjëherë më parë. Ata dëshmojnë për një ves të Mulla Sulës i cili është ves gjenetik i komunistave me katër sy e katër veshë në funksion të “nanës parti”! Të gjithë ata persona nga e kaluara komuniste që janë shquar me një ves të tillë, kanë përfunduar me partinë e tyre, ose janë reformuar nëpër parti të reja ose i kanë dhënë fund të qenurit në skena! Ndërkaq, vetëm Sulejman Rexhepi, ditë për ditë, po mundohet të dëshmojë se hala është gjallë “kgb-ja” apo “udb-ja”!
Literatura komuniste na rrefen se në atë kohë, liderët, apo funksionarët e lartë, aktronin zotnillëk, rrinin sa më lartë, duke vigjëluar mbi popullin, kurse në mesin e popullit lëshonin fiqfiriqa, fuksa e spiunë që merreshin me “armikun e brendshëm” apo edhe me spiunët e jashtëm! Ndërsa, Sulejman Rexhepi, duke e ndjerë mungesën e afinititeve për ta aktruar atë tipin e “babait të partisë”, më lehtë e ka të jetë në rolin e “gjyetarit të shtrigave”!

 

Sulejman Rexhepi gjyetar “shtrigash”

Në mesjetë gjuheshin të gjithë ata që nuk pajtoheshin me mendimin e klerit të parë! Të tillët trajtoheshin si shtriga dhe vriteshin, eliminoheshin, etiketoheshin, kryqëzoheshin. Të njëjtën aktivitet, ndonëse të përmasave më të vogla, sot e ushtron Sulejman Rexhepi! Sulejman Rexhepi ka etiketuar dhjetra persona, ka shënjestruar dhjetra të tjerë, ka larguar plotë nga puna, të gjithë duke i përceptuar si “shtriga”!
Sulejman Rexhepit Afrim Tahiri i është bërë opcesion! Meqë nuk ka zuzë që të matet publikisht me Afrim Tahirin, ai mundohet që ta shfrytëzojë çdo “potencial” që do të vihet eventualisht kundër të vërtetës që del nga goja e Afrim Tahirit për “boss”-in dhe banditët e tij. E kërkon edhe ndihmën e “interpolit”, të “cia”-s, e kërkon ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe, gjithandej, këtë kërkes e mbështet me shpifje, me trillime, me ëndërra që dëshmojnë më shumë për sëmundjen psikike të Sulejman Rexhepit se sa për “sinqeritetin” e tij!
Afrim Tahirin e kanë kontaktuar dhe e kontktojnë pa ndërprerë insitucione me relevancë në vend dhe nga jashtë! A do të thotë kjo se Sulejman Rexhepi ka të drejtë që të shpifë kundër të gjithë këtyre faktorëve dhe, që të gjithë t’i kundrojë si spiunë të BFI-së?! A mos po ia marrka mendja Sulejman Rexhepit se vetëm ai është BFI? Në fakt, vetëm ai, absolutisht vetëm ai nuk ësht kurrfarë BFI-je!
Sulejman Rexhepi BFI-në e koncepton si një kurth ku do t’i kapë të gjithë “spiunët” e Afrim Tahirit. Sulejman Rexhepit kjo gjyeti e shtrigave i është bërë qëllim jete, arsye se pse ai rri dhe vjen nga ndonjë herë në BFI! Ta zë “spiunin” e Afrim Tahirit!

 

Çka spiunon “spiuni” i Afrim Tahirit

Bashkësia Fetare Islame është institucion publik dhe, veprimtaria e saj është publike. Nuk ka punë që kryhet nga BFI apo brenda BFI-së që nuk duhet ta dijë opinioni i gjërë, sepse, BFI-ja merret me punë islamike, frymon islamikisht dhe vepron islamikisht. Islamike është edhe të luftuarit e Sulejman Rexhepit. Veprim islamik është edhe refuzimi i urdhërave të tij, siç është islamike edhe mohimi i tij si qenie fizike!
Nëse Sulejman Rexhepi merret me punë të pista (siç deshti të humbë gjurmë atëherë kur “puçistat” ishin brenda kurse Mulla Sula i angazhoi “trimat” e vet që në orët e hershme të mëngjeseve, ta zbrazin “dhomën sekrete” me plotë punë të pista të tij), nëse Sulejman Rexhepi merret me investigim të ndonjë “Kashogi” brenda BFI-së, nëse Sulejman Rexhepi merret me drogë, me organizim të vjedhjes së parave të myslimanëve; nëse Sulejman Rexhepi merret me armatim, me bartjen e armëve nga njëra zyre në tjetrën; nëse Sulejman Rexhepi lejon që zyrja e tij të shndërrohet në “dhomë publiko-pornografike”; nëse BFI-në e uzurpuar e mbushë plotë me “çimka”, me “buba” e me kamera, nëse e tradhëton orientimin amerikan, perëndimor dhe turk duke e favorizuar vehabizmin tek shqiptarët, atëherë, po, duhet të kërkojë edhe spiunin që po e “spiunon” vazhdimisht!
Megjithatë, ne mendojmë se BFI-ja merret me punë e me veprimtari që nuk kanë nevojë as për dyshime dhe as për “spiunime”!
Po prej çka frikësohet Sulejman Rexhepi? Pse nuk i gëzohet faktit kur i dalin punët e pista në opinion dhe të godasë menjëherë mbi fëlliqësirat por kërkon ta kapë “spiunin”! Çka i duhet Sulejman Rexhepit “spiuni” i Afrim Tahirit! A nuk po ia rritë në mënyrë naive aksionet Afrim Tahirit, a?
Duke i etiketuar të punësuarit në “njerëz të mij” dhe në “spiuna të Afrim Tahirit”, Sulejman Rexhepi ka ngelur me dy-tri persona të cilët as që i ka llogaritur për njerëz Afrim Tahiri!
A paska menduar Sulejman Rexhepi që ai të vjedhë fitrin, ta vjedhë zeqatin, t’i shesë vizat e haxhit, t’i vjedhë kurbanat, të zhvatë vakëfin, kurse për këto mos të marrë vesh Afrim Tahiri. Po sikur të merr vesh Afrim Tahiri, mos bëhet nami? Kur e di Zoti le ta dijë edhe Afrim Tahiri! Apo, Sulejma Rexhepi i frikësohet më shumë Afrim Tahrit?
Nëse nuk e do njeriu Sulejman Rexhepin, me plotë arsye, duke e përceptuar si “shejtan hoxhë” dhe, nëse është përplotë me simpati ndaj urtësisë dhe devotshmërisë së Afrim Tahirit, a do të thotë kjo me automatizëm se ai është “spiun” i Afrimit! Po çka bëhet nëse njëmilion myslimanë e kanë këtë simpati për Afrimin dhe këtë urrejtje për Mulla Sulën? Afrim Tahiri nëpër dëgjesa që po i organizon anekënd vendit po rrethohet me mijëra myslimanë dhe respektues të tij!
Mulla Sula ka aq shumë mend sa, për shembull, nëse këto ditë do ta takote ndonjë nga kabineti i Erdoganit Afrim Tahirin, sakaq do të niste që ta kërkojë spiunin edhe brenda kabinetit të Kryetarit të Turqisë, madje edhe në tërë popullin turk. Pastaj do ta këndonte këngën e Shyhrete Behlulit “Mos më çoftë Zoti në Stamboll”!

 

Të punësuarit po neverikosen nga kjo sëmundje psikike e Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi duhet ta ketë të qartë se, jo gjithkush mund ta dojë atë dhe, për pasojë, jo të gjithë Sulejman Rexhepi duhet t’i përceptojë si armiq të tij. Ja për shembull, miqtë e dikurshëm të Afrim Tahirit sot i rrinë çuç mu në bythë Sulejman Rexhepit por kjo nuk e bën nervoz Afrim Tahirin! Secili e ka të drejtën absolute për të zgjedhur miq e shokë, kurse në punë të gjithë duhet të jenë “robë” të punës dhe të sjellin suksese, dhe jo t’ia fërkonë Sulejman Rexhepit siç i teket atij!
Është tepër shpirtngushtësi, tepër naivitet, tepër budallaki që të pretendosh ta lëshë Afrim Tahirin pa shokë, ose, të gjithë ata që kanë një mendim pozitiv për Afrim Tahirin t’i shpallësh si “spiunë të Afrimit” dhe t’i dëbojë nga puna. BFI-ja nuk është “bahçe e babës” së Mulla Sulës! Nëse e mendon kështu aëherë, urgjentisht duhe lidhur dhe dërguar në Bardovcë. Njerëzit janë të lirë të punojnë mirë e drejtë, të korrin suksese, të sjellin rezultate, të miqësohen me kë të duan dhe të pinë kafe me kë të duan. Çdo trysni mbi këtë liri, është cënim i të drejtave dhe lirive indiviuale por edhe malltretim në vendin e punës, për ç’gjë ligjet e vendit parashohin edhe sanskione kundër “zullumqarit”!
Sot në BFI je më i nderuar dhe më i privilegjuar nëse je mik me hajnin, me zinaxhinë, me kriminelin, me injorantin, kurse, nëse etiketohesh si “spiun i Afrimit”, je në grykë të topit! Kurse lutje e përgjithshme e popullit mysliman në Maqedoni, kohëve të fundit është: “Zot, shtoi në mesin tonë njerëzit e mirë si Afrim Tahiri. Zot mos na lë pa të tillë dhe, na pastro prej llumit siç është Mulla Sula e kompaninë e tij prej kriminelëve dhe shkatërruesve të islamit”! Amin o Zot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *