Mustafa Dauti “antiterrorist”?!? Çka di dhia çka është taxhia!

Dikur, në kohën e Afrim Tahirit, ky Institucion duke qenë lider në sferën e sigurisë së përgjithshme shoqërore, sot është shndërruar në një organizatë që përfaqësohet nga njerëz me një biografi shumë të rrezikshme, siç është Mulla Sula e Mustafa Dauti! Prandaj, tash e tri vite në BFI nuk ka shkelur asnjë këmbë nga BE-ja, nga OSBE-ja apo nga Ambasada Amerikane

 

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

Sot, BFI-a e Mulla Sulës publikoi një lam që kishte të bëjë lidhur me takimin e S. R. me një delegacion të Këshillit nacional të Qeverisë i cili merret me luftimin e ekstrmizmit, radikalizmit dhe terrorizmit fetar. Lajmi shoqërohet edhe me një foto ku përveç delegacionit në fjalë shihet edhe Mustafa Dauti i cili, në bazë të stilit, nuk dihet nëse udhëheq organizatë humanitare apo grupin e LGBT të sojit të vet. Ky personazh tragji-komik i BFI-së, pra, Mustafa leshperi (siç e njohin myslimanët e Shkupit), është vërejtur edhe në një foto të përbashkët të delegacionit të Rijasetit i cili kohë më parë ishte në takim te kryeministri i vendit, Zoran Zaev. Prandaj, nga kabineti i kryeministrit ky takim është vlerësuar si i kotë, si humbje kohe dhe, si i tillë, i dështuar.

Po i njëjti person, ndryshe nëpunësi më i dashur dhe më i përzemërt i Mulla Sulës, vërehet tek merr pjesë si i deleguar i BFI-së, edhe nëpër kongrese e takime me karakter ndërkombëtar që tangojnë problemet e sigurisë së kësaj pjese të Ballkanit. Ai përfaqëson Mulla Sulës edhe nëpër takime të kësaj natyre që mund të organizojë BE, OSBE apo ambasada Amerikane në vendin tonë!

Që në start të heqim një dilemë nga mendja: pa dyshim, të gjithë faktorët ndërkombëtarë e dinë se kush është Mustafa Dauti, kanë informacione të bollshme, si nga mediat ashtu edhe nga shërbimet përkatëse të vendit apo të kanaleve diplomatike të sigurisë. Të gjithë këto organizata, forume e takime, që ia mundësojnë prezencën edhe Mustafa Dautit, në fakt, vetëm sa shprehin respekt ndaj Institucionit, dhe jo ndaj vendimit të Sulejman Rexhepit të cilin nuk e bëjnë hesap!

Me dhjetra e qindra shkrime të publikuara, të argumentuara e të dokumentuara flasin për Mustafa Dautin si për një person shumë të kotë, si për një shoqërues i narkodilerëve, si një narkotrafikant por edhe si një i infiltruar nëpër “rrjete” të ndryshme të lloj-lloj shërbimeve, varësisht se kush ia kërkon një shrbim të tillë Sulejman Rexhepit; e njohin si një person tërësisht injorant, me shkollë të blerë si dhe me magjistraturë fallco, të paguar 15 mij euo (pesë mijë për regjistrim dhe dhjetëmijë për shkrim të temës së magjistraturës).

Dikur, në kohën e Afrim Tahirit, ky Institucion duke qenë lider në sferën e sigurisë së përgjithshme shoqërore, sot është shndërruar në një organizatë që përfaqësohet nga njerëz me një biografi shumë të rrezikshme, siç është Mulla Sula e Mustafa Dauti! Prandaj, tash e tri vite në BFI nuk ka shkelur asnjë këmbë nga BE-ja, nga OSBE-ja apo nga Ambasada Amerikane etj. Ky izolim ndërkombëtar përçon mesazhin se nuk mund të realizohen takime me njerëz që gënjejnë, që zhvasin, që vjedhin, që e stimulojnë dhe e ushqejnë korrupsionin, që shkatërrojnë një organizatë të tërë. Nuk dëshirojnë që të krijojnë përshtypje të gabushme se po i japin përkrahje njeriut shkatërrimtar, njeriut (S.R.) që e ka partizuar deri në maje të kulmit një organizatë të tërë fetare!

Ndërkombëtarët  dinë që, përfaqësuesi i Sulejman Rexhepit, Mustafa Dauti, nuk merr pjesë nëpër forume nga sfera e sigurisë për shkak se është ekspert apo se mbronë një kauzë, por, thjesht, prezanton sepse duhet t’ua plotësojë dëshirat dashuriçkave lavire që i endë poshtë e lartë. Ndërkombëtarët nuk mund të pajtohen se një “teolog” keqpërdor mundësinë e takimeve për të debatuar për siguri të përgjithshme dhe, në vend të kësaj, të kyçet nëpër dhoma hoteli me femra të dyshimta.

Nga memoaret e fundit te Sulejman Rexhepit, pra, nga vetë goja e tij, janë plasuar disa fakte mbi Mustafa Dautin si mik i ngushtë i Artanit, narkodilerit nga Struga, si person i cili keqpërdorë organizatën humanitare “Hilal” për të vjedhur fonde të tubuara nga myslimanët e vendit për ndihmë sidomos shqiptarëve të Hasanbegut dhe rrethinës të cilët para tre viteve përjetuan një nga tragjeditë apokaliptike, dhe për t’i shpensuar nëpër kazino, bixhoz e hotele kurverie. Ndërkombëtarët e dinë se në forum ulur në tryezë kanë edhe një narkoboss i cili prej një katundari të thjeshtë ka arritur të posedojë vetëm makina lluksoze në vlerë prej 2-3 qind mij eurove! E dinë të gjithë që në krizën më të maadhe financiare në historinë e BFI-së, Mustafa Dauti, nëpunës i BFI-së së Mull Sulës, shkon dhe blenë makinë Porche! Ndërkombëtarët kanë shumë informacione mbi Mustafa Dautin si mbi një person nga më të korruptuarit në vend, i cili miqsohet me të atillë që kanë arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm. Dhe, duke e ditur këtë person, Sulejman Rexhepit ia merr mendja se pikërisht ky është ajo figurë që mund t’i prezantojë dhe t’i mbrojë interesat e myslimanëve të vendit? Lexoni memoaret e Mulla Sulës në www.javorja.wordpress.com që të kuptoni nga skllavopronari i tij se kush është Mustafa Dauti, njëri nga degraduesit më të mëdhenj të BFI-së bashkë me “ljubavin” e tij, Mulla Sulën!

Leave a Reply