Në BFI nga Koronavirusi pritej para dhe famë

Materialistët e pangopshëm si dhe karrieristët e verbër, para e famë presin edhe nga mortja. Ky fakt e karakterizoi edhe Bashkësinë Fetare Islame në RMV përgjatë këtyre muajve të Koronavirusit Covid-19. Ndërsa pandemitë sjellin vetëm vdekje, humbje e shkatërrim, si për mbretin ashtu edhe për shërbëtorin

Nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI

A ju kujtohet se si “Bashkësia Fetare Islame” e Mulla Sulës imponohej si faktor relevant në përballjet e para të institucioneve përkatëse shtetërore me pandeminë vdekatare të shkaktuar nga virusi Covid 19? Sulejman Rexhepi u lodhë e u shqep duke u endur nga një klinikë e në tjetrën duke donuar maska mbrojtëse, sikur të ishte ndonjë fabrikë prodhuese e këtyre maskave kirurgjikale, apo sikur të ishte ndonjë barnatore me renome. Avash-avash i doli hilja kësaj pune! Sulejman Rexhepi këmbënguli në “hisen e vet” nga paratë që do të hynin si ndihma nga buxheti i Bashkësisë Evropiane. Madje për këtë qëllim edhe i mbylli të gjitha xhamitë. Do me thënë “po i mbyllim fabrikat tona por para duhet të na jepni nga ato që vijnë prej BE-së”! Kur kuptoi se xhamitë po mbylleshin për shkak të nevojës për distancë fizike, për shkak të moslejimit të grumbullimit të njerëzve më shumë se dy persona, kur kuptoi se këto ishin masa preventive shëndetësore dhe se për këtë nuk ka para por ka shëndet, atëherë do të rrebelohet Sulejman Rexhepi! Të infektuarit ditorë nuk ishin më shumë se 9-10-11…15-17…, Sulejman Rexhepi do të kërcënohet me hapje të xhamie, sepse xhamitë janë “firma” që sigurojnë të ardhura për buxhetin e BFI-së së Sulejman Rexhepit! I hapi xhamitë sepse priste fitra e zeqate, do me thënë, sërish i hapi për para që të vazhdonte karrierën në një vend që e kishte uzurpuar në mënyrë të jashtëligjshme e me ndihmën e elementeve të caktuar të pushtetit. Pastaj, derisa tërë bota islame si dhe Turqia kishin vendosur që mos të falet namazi i Bajramit të Ramazanit dhe të karantinoheshin qytetarët për një javë të tërë nën orë policore, Sulejman Rexhepi, me të gjithë myftinjtë e vet, që e konsideronin ”baba shpirtëror” të tyre, me një formë “peticioni” ia bënë me dije organeve përkatëse shtetërore se në Maqedoninë e Veriut, përkundër të gjitha masave shtetërore kundër pandemisë, Bajrami i Ramazanit do të falet, edhe me çmimin që ky shtet të shndërrohej në Banglladesh! U fal Namazi i Bajramit, ndërsa Sulejman Rexhepi, i shoqëruar nga të gjithë myhybët e vetë “e shpalli të vdekur Koronavirusin “Kodin 19”! Pas kësaj, një javë më vonë, numri i të infektuareve ditor u rrit për 50-60-97-100…Pra, tërë kjo lojë e Sulejman Rexhepit u luajt për punë parashë, nuk po arrinte të sigurojë para që do t’ia siguronin mirëqenien në të bërit karrierë në një post që e kishte uzurpuar dhe ku e gëzonte përkrahjen absolute nga myftinjtë e vet!Dy ditë më vonë, gjysma e këtyre myftive, me urdhër partiak, do ta sharkojnë “babain shpirtëror” nga posti i “reisit” për shkak se paskan konstatuar që ai vazhdimisht e paska shkelur Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së, kurse këta vazhdimisht paskan qenë “të detyruar” që t’i duartrokasin këtyre shkeljeve antiislame të Sulejman Rexhepit. Deri në zgjedhje të reja të Kryetarit të BFI-së e paskan caktuar Shaqir Fetain, njeriun më besnik të deridjeshëm të Sulejman Rexhepit.I etrur për karrierë, nevojtar për karrierë si i verbëri për sy, Shaqir Fetai, në stilin e “babait të vet shpirtëror”, Sulejman Rexhepit, nisi që të organizojë përshëndetje dhe urime, duke e neglizhuar qëllimisht kohën pandemike të cilën po e jetojmë. Nisi si karikaturë e gjallë të pozicionohet në një kolltuk dhe të presë vizita të organizuara prej vetë atij, madje herë-herë i shoqëruar edhe nga i gjithë stafi puçist. BFI nuk është vetëm Shaqir Fetai, por janë edhe rojtari, edhe pastrueset, edhe shërbëtorët, edhe nëpunësit e tjërë! Në BFI nisën të hyjnë grupe-grupe të cilët distanën fizike e ngushtonin në disa centimetra. Për pasojë, Bashkësia Fetare Islame në RMV shumë shpejt do të shndërrohet në vatër e re e pandemisë. U prek nga Koronavirusi shefi i kabinetit, i cili ishte në ballë të pritje-përcjelljeve të lloj-lloj vizitorëve. I shkreti u izolua në shërim shtëpiak, vdiq Myftiu i Kërçovës, h. Murat Huseini! Po flitet se ka edhe të infektuar të tjerë!Në kushte normale, përgjegjësi i kësaj situate, i pandërgjegjshmi dhe i papërgjegjshmi automatikisht do të duhej të përfundonte në burg, sepse, për punë të famës së vet vendosi që ta infektojë tërë Bashkësinë Fetare Islame! Ky Institucion tashmë i infektuar prej pandemisë, do të duhej që t’ua paguante të gjithë nëpunësve të vet testin e Koronavirusit, të vetëizoloheshin të gjithë dhe, të mbyllej për disa javë, e jo të vie në këtë situatë, me myftinjë e me hoxhallarë të vdekur nga infektimi me Koronavirus.Situata duket se ka dalur jashtë kontrollit! Askush nuk di ta thotë një fjalë: a kemi Kurban Bajram a jo! A falet a jo, ku falet, në sa falet! Në çfarë kushtesh higjienike do të bëhet pranimi i pagesave për kurbanë, në çfarë kushtesh do të pranohen lëkurat e kurbanëve, ku do të mblidhen, si do të mblidhen, për sa kohë do të duhet të hiqen nga vendgrumbullimi, si duhet të jenë të siguruar punëtorët që do të merren me kët punë!Me gjasë, Koronavirusi e ka pushtuar BFI-në, ndaj kjo heshtje mortore prej aty!

https://reformohu-bfi.blogspot.com/2020/07/ne-bfi-nga-koronavirusi-pritej-para-dhe.html

Leave a Reply