Nevoja e kodoshëve për pak rehabilitim

Nëse takohen dy kodoshë të komprementuar punën e parë që do ta bënin do të ishte që ta gjenin mënyrën për pak rehabilitim. Nën moton “unë të lavdëroj ty ti mua”, me lotë krokodili do të shprehnin dhembje për viktimat e ideologjisë ku kanë aderuar një jetë të tërë kodoshët. I patë në Çegran se si Sulejman Rexhepi e lavdëron Shaqir Fetahun dhe si Shaqir Fetahu me përulësi flet për Sulejman Rexhepin

Shkruan: Esma Çegrani

Në Çegran të Gostivarit këto ditë u përkujtua epopea e ekzodit etnik i cili u shtri edhe në këtë fshat, madje në përmasa mitike. Në këshillin iniciativ për ta përkujtuar këtë ekzod që u stacionua në “Kampin e Çegranit” na paska qenë edhe Shaqir Fetahu, i ashtuquajturi myfti i Gostivarit, i cili, në fakt nuk prezanton asgjë tjetër përveç turpit të administratës së kësaj myftinie! Asnjë imam, asnjë myezin, asnjë mualim, asnjë myteveli, asnjë kryetar dege e nëndege, asnjë aktivist i Organizatës Humanitare “El Hilal” e cila, në atë kohë funksiononte në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame dhe që e kishte lënë nën hije të rëndë aktivitetin kombëtar të BFI-së së Sulejman Rexhepit. Të gjitha organizatat humanitare e politike botërore kërkonin të vënin kontakt bashkëpunimi me “El Hilalin” dhe Dr. Rauf Pruthin e sekretarin e tij Bexhihuin Shehapin dhe askush nuk e kërkonte Sulejman Rexhepin. Nga ana personale e Sulejman Rexhepit asnjë metalik, asnjë pikë djerse, asnjë vizitë, asnjë shërim balli, asnjë ngushëllim, asnjë miklim, asnjë përkundje ndaj foshnjeve, grave, plakave të traumatizuar.

Sulejman Rexhepi pa pikë turpi rrenë se Bashkësia Islame e tij i paska marrur bukfalish të gjithë refugjatët dhe i paska sistemuar nëpër shtëpitë e myslimanëve si dhe nëpër kampet e ndërkombëtarëve të ngritur në Maqedoni për t’i strehuar kosovarët e dëbuar deri sa të çlirohet Kosova. Rrenë Sulejman Rexhepi dhe, përmes kësaj rrene vihet në funksion të politikave antinjerëzore të Sllobodan Millosheviqit kur thotë se, në Maqedoni u strehuan 60 mij familje nga Kosova! Do me thënë se paska qenë propagandë antimillosheviqiane tërë ai shqetësim kombëtar e ndërkombëtar kur thonin se në Shqipëri u dëbuan mbi 800 mij refugjatë kurse në Maqedoni mbi 600 mij refugjatë! Vetëm Sulejman Rexhepi dhe Sllobodan Millosheviqi thonin se nuk janë shpërngulur më shumë se 60 mij familje!

Si guxon të rrejë Sulejman Rexhepi e të thotë se në atë kohë, kur ka qenë kryetar i BFI-së, paska dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe kush ia mohon këtë kontribut do të bëjë mëkat! A ka Sulejman Rexhepi ndonjë listë të refugjatëve të sistemuar prej tij dhe institucionit qe e ka drejtuar! A ka ndonjë listë të nikoqirëve që kanë sistemuar refugjatë. A ka ndonjë raport me shkrim nga vizitat e tij nëpër kampet e refugjatëve! A ka ndonjë listë se sa refugjatë ishin të vendosu nëpër kampet e Stakonvecit, Radushës, Bojanës, Çegranit etj! Cili ishte apeli, le ta gjejë dhe le ta publikojë atë apel, me të cilën Sulejman Rexhepi i është drejtuar popullit mysliman të Maqedonisë për të dhënë kontribut në veshmbathje dhe ushqim për të dëbuarit nga Kosova! Sa mblodhi, sa shpërndau, ku i shpërndau, sa mjete materiale e sa veshëmbathje, sa bukë, sa qumësht, sa ujë…

Pse Sulejma Rexhepi këshllin iniciativ për përkujtimin e ekzodit mitik nuk e zgjëroi edhe me anëarë të tjerë nga vendbanimet ku kishte kampe refugjatësh, nga organizatat që dhanë kontribut historik, qofshin vendore qofshin ndërkombëtare, qofshin politike, qofshin humanitare! Pse nuk pati në momentin e përkujtimit të të varrosurve nga Kosova edhe pjesëtar nga familja e tyre, pse nuk u bë një akademi mbarkombëtare në të cilën do të merrnin pjesë edhe strukturat të larta aktuale të Shtetit të Kosovës? Pse kjo nevojë që të përkujtohet vetëm Çegrani edhe atë nga Sulejman Rexhepi dhe Shaqir Fetahu, dy kodoshët tashmë botërisht të njohur e të vulosur.

Asnjë dokument, asnjë fakt, asnjë shënim historik që do të dëshmojë se për refugjatët nga Kosova u përkujdes BFI-ja e Sulejman Rexhepit, apo Myftinia e Shaqir Fetahut, sepse, aktiviteti dhe kontributi ishte ekskluzivisht i “El Hilalit” Organizatë kjo aq fuqishëm e strukturuar dhe e organizuar sa, në atë kohë, vlerësohej si pandam i UNHCR-së! Këtë epitet e kishte arritur falë punës, angazhimit dhe aktivitetit të pamohueshëm të strukturave të gjëra dhe të mijëra aktivistëve të saj.

Pas kësaj ngjarje kombëtare, në prag të luftës në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi do të dëbohet nga BFI-ja. Kurse më vonë, me t’u kthyer sërish në krye të BFI-së, punën e parë që do ta bëjë do të jetë dëbimi i Organizatës Humanitare “El Hilal” si organ i BFI-së dhe me të, tërë dokumentacioni dhe arkivi tejet i pasur me dëshmi për kontributin kombëtar të “El Hilalit” gjatë egzodit të kosovarëve dhe gjatë luftës në Kosovë. Me gjasë kjo e ka penguar tej mase Sulejman Rexhepin, ndaj dhe e ka dëbuar Organizatën që një ditë, si dita e sotit, t’ia vjedh dhe ta përvetësojë tërë atë kontribut që mbanë titullin dhe vulën e “El Hilalit”!

Nuk bën pa e nënvizuar edhe kryerrenën e Sulejman Rexhepit i cili pa fije turpi deklaron para mediave lokale se ai dhe BFI-ja e tij qenkan përkujdesur për të gjithë refugjatët e strehuar në të gjitha kampet e Maqedonisë, ndonëse kampet ishin kontribute të shteteve anëtare të NATO-s! Kampin e Bojanës, për shembull, e kanë ngritur dhe për të janë përkujdesur ushtarët dhe humanistët e Shtetit të Turqisë, që nga çadrat, buka, uji, gjellrat, e deri te siguria që as mos të dali dikush nga kampi dhe as mos të futet dikush brenda kampit pa leje speciale! Po për cilin kamp u përkujdes BFI-ja e Sulejman Rexhepit? Është mirë kur të gënjëjë Sulejman Rexhepi këtë ta bëjë për toke e jo për hava, sepse shpërfytyrohet në një debill amorf!/topTetova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *