Ngrohtësia e rrënjës së bishtit të kalit

Shkruan: Brixhilda Shehu 

Sulejman Rexhepi e ëndërron vdekjen e vet ulur në kolltukun e uzurpuar të BFI-së! Pse? Jo vetëm për faktin që i sjell përfitime të majme, jo vetëm për faktin se ia siguron zhvillimin profesional të tij prej hajduti të regjur por, mbi të gjitha, sepse kështu do t’i ruaj gjurmët e kriminalitetit larg “institucioneve” përkatëse që merren me luftimin e krimit dhe të korrupsionit! Uzurpimi klasik i BFI-së ia ka garantuar edhe një staf i cili do t’ia legjitimojë veprimtarinë dhe nuk do të kërkojë kurrfarë llogarie, sepse, as vetë nuk do t’i nënshtrohet llogaridhënies! Ky staf nuk do të brengoset nga ajo se, duke qenë si ato miza që sillen rreth rrënjës së bishtit të kalit, do të ushqehen vetëm me atë gjënë që rrëshqet nga ajo rrënjë! Për këtë staf me rëndësi është që të ushqehen dhe, të shkrihen nga ajo ngrohtësi që e ofron rrënja e bishtit të kalit. Pra, Sulejman Rexhepi nuk e ka ndërmend të përkujdeset për këtë staf, madje as për organet dhe shkollat fetare, as për agjencitë e as për asociacionet e saj, sepse, tashmë ua ka siguruar vetëpërkujdesjen përmes koreve të bukës, përmes përqindjes që ua jep nga hajnia. Me këtë përqindje në fakt Sulejman Rexhepi e blenë mirëqenien e vet, ua blenë organeve të veta qetësinë, heshtjen, “paqen”, solidaritetin dhe përfshirjen e tyre në krim e korrupsion. Këtë solidaritet Sulejman Rexhepi gjithmonë e përkthen si “përkrahje të organeve” dhe, prandaj është i qetë, sepse me këtë “përkrahje” në fakt e dëbon “djallin” sa më larg gjurmëve të Sulejman Rexhepit në aktivitetin e tij të krimit dhe korrupsionit. Asgjë tjetër nuk i bën përshtypje Sulejman Rexhepit! As degradimi i BFI-së, as fragmentarizimi i jetës fetare islame, as sektarizimi, as margjinalizim që i vie nga ndërkombëtarët, nuk i bën përshtypje as lakimi i emrit të tij si kriminel në Parlamentin e shtetit, nuk i bën përshtypje as dërgimi i raporteve tek instancat ndërkombëtare për sa i përket veprimtarisë mafioze të Sulejman Rexhepit! Thjesht, nuk i bën përshtypje asgjë, sepse, ai tashmë e ka firmën e vet private-BFI-në e uzurpuar, e ka “bordin” që ia përkrah “veprimtarinë”, dhe i ka tri-katër “instanca” të vendit e ndërkombëtar që i ushqen me korrupsion. Tepricën e ngelur nga vjedhjet ia ka premtuar lobit të “gjykatësve” që janë ekspertë të mbrojtjes së të paligjshmes! Pra, mund të përfitojnë të gjithë ata që joshen nga afshi i rrënjës së bishtit të kalit, e rëndësishme është që t’i rrinë aty, mu te zgavra!

Le ta zbërthejmë pak këtë dukuri “mizat rreth zgavres anale të kalit”! Zoologët kanë arritur deri te përfundimi i rezultateve se, një gjë e tillë e bezdis tepër shumë kalin, i cili, me një të lëvizur të bishtit mundet ose t’i dëbojë nga zgavra ose t’i mbytë! Por, zgjedhë të mos lëvizë fare, zgjedhë të përjetojë atë çka i ofrojnë mizat! Kali, instiktivisht përjeton “pastrimin e vendit” dhe jo se ka ndiesinë për ta konceptuar dukurinë si “kontratë” në mes të mizave dhe kalit! Thjesht, mizat pastrojnë elementet e mbetura rreth zgavrës së kalit. Kjo pra është funksioni i “organeve” të Sulejman Rexhepit në firmën profitabile të tij! T’ia pastrojnë fëlliqësirat! Dhe, fëlliqësirat janë aq me bollëk, ndërsa gatshmëria e “organeve” për ta ushtruar profesionin e pastruesit është e paluhatshme, sa që ky bashkëveprim do të mund të zgjasë deri në “vdekjen e kalit”! Çka më tutje? Largohet kërmi i kalit që nis të kundërmojë në kalbësirë, kurse me largimin e kërmit, ikin dhe mizat në kërkim të një zgavre tjetër! Aktiviteti parazit i tyre mund të zhvillohet vetëm rreth një zgavre jashtëqitëse. Larg kësaj zgavre mizat e kalit nuk dinë të bëjnë jetë! Sa turp e sa keq! Prandaj nuk është mëkat nëse eliminohen ato miza të fëlliqësirave!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *