Një ditë e pashpirt e Sulejman Rexhepit

Sot, ditë e xhuma, 9 nëntor 2018, Sulejman Rexhepi do të shquhet nga tri gafet e tij brenda ditës. Jo gafe oratorie, apo gafe qëndrimi prej tipit nonshalant, por, gafe jetike, gafe që dëshmojnë se atij nuk i ha bytha për vlerat kombëtare e fetare

Haxhi Isa Xhaviti

 

Gafa e parë – i lejon vetes të shkelë në kurthin që ia ngrit bashkëpunëtori i tij Agim Mehmeti. E publikon një kollumne të radhës të shkruar nga Agim Mehmeti! Është fare e qartë se cili është motivi i Sulejman Rexhepit në botimin e kollumnave të huaja në emër të vet! Që të përngjajë pak në intelektual, paçka që ato kollumna e lakuriqësojnë në një injorant të pashoq, sepse edhe të shkruara janë me plotë injorancë, pa gjak, pa shpirt, thjesht, të hedhura si lopa bajgën.
Po cili është motivi i Agim Mehmetit për të shkruar në emër të Sulejman Rexhepit, ndonëse deri më sot është kritikuar me rrumbullak 38 shkrime analitike? Dikush thotë se me kollumna e ka blerë shtyerjen e pensionimit, kurse, disa të tjerë thonë se, Agim Mehmeti i ka borxh të pakthyera 7 mij euro (7000 euro) të marrura në arkën e BFI-së, si një uha afatshkurtë. U bënë mbi dhjetë vjet e nuk janë kthyer! Nuk e ka ndërmend t’i kthejë, sepse kështu janë marrur vesh me Sulejman Rexhepin – ti mua kollumne unë ty ta fali borxhin!!! Po ato para janë të fitrit, të zeqatit, të vakëfit, si e falka vakëfin Sulejman Rexhepi? Asnjërit dhe as tjetrit nuk i bëhet vonë! Ka vite e vite që kanë hequr dorë nga islami në të mirë të gushës së tyre. Zot, ruaju fëmijët e nipërit, këta dy e hengshin kryet e vet!

Gafa e dytë – thonë, ujku qimen e ndërron por jo edhe zanatin! Dekoratomani falë edhe bythën për një dekoratë të pëshurrtë! Sot, Sulejman Rexhepi paska marrur një “mirënjohje” dhe, mule burra, ta marrë veshë tërë bota! Natyrisht, shpëlarje parashë! Vjen burri i botës, nga njësia numër 10 e prefekturës së Tiranës dhe, i jep mirënjohje Sulejman Rexhepit! Çka e lidhë Sulën me këtë administrator të kësaj njësie të Tiranës? Zotëri Arijan Hamiti është një doktor shumë i respektuar në Tiranë, një humanist i verifikuar deri më sot dhe një person shumë modest! Manipulohet dhe i jep një mirënjohje Sulejman Rexhepit për “kontributin e tij të shquar në mbështetje të njerëzve në nevojë”! Ja manipulimi! Le të na thotë Sulejman Rexhepi, apo ndonjë sahanëlëpirësi i tij, apo bolefërkuesish (siç janë Avni Halimi e Agron Vojnika që tallen me myslimanët e Maqedonisë duke e mburrur “bossin” e tyre me informata të shkërdhyeme), le të na thonë këta se cili na paska qenë një i vetmi kontribut i Sulejman Rexhepit për njerëzit në nevojë? Njerëzit në nevojë u panë gjatë vërshimave apokaliptike në Hasanbeg dhe rrethinë, si dhe në Vlorë! Shqiptarët anekënd trojeve etnike grumbulluan para (mbi 450 mij euro), i dorëzuan në BFI dhe përfunduan në xhepin e Sulejman Rexhepit dhe të Mustafa Dautit, të cilët pastaj i shpenzuan në lluks, në banesa e makina superlluksoze! Dijanet Vakëfi i Turqisë jep çdo vit nga 5000 pako ndihma për njerëzit në nevojë në Maqedoni, kurse ato përfundojnë 80 për qind në gushën e Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit kurse vetëm 765 pako përfundojnë nëpër myftini të cilat shpërndahen tek njerëzit e tyre, pra jo tek njerëzit në nevojë! Së fundmi, kriminelët mburren se kanë dhënë pako për jetimat e territorit të Shkupit, kurse tërë ky aksion është kryer me vetëm 8 jetimë, kurse në këtë territor ka mbi 8000 jetimë o Mulla Sulë dhe ti Mustafë duduki.
Nuk mundet Sulejman Rexhepi edhe kampion në vjedhje edhe “humanist që brengoset për njerëz në nevoj”! Këtë kategori Sulejman Rexhepi nuk e njeh fare, siç nuk e njeh kategorinë e hafëzlerëve të traditës për rojtarë të Kuranit, por i krahason me gomerë dhe kuaj që ngarkohen kot e kot!

Gafa e tretë – Haptazi sot dëshmoi se Sulejman Rexhepi për para shet edhe veten dhe lëre më mikun! Sulejman Rexhepi, për t’ju futur nën sqetulla disa “politikave” deri dje shante arabë e mbretërinë arabe, e ofendonte këtë popull si “popull terrorist”, të pakulturë, pa traditë, pa edukatë! Shteti në të cilën zbriti Kurani, në të cilën gjendet varri i Pejgamberit si dhe i të gjithë të dashurve të tij, na qenka pa traditë, pa kulturë e pa edukatë? E ndjeu se gaboi, sapo e futën në listën e zezë! Sulejman Rexhepi që në ato çaste është i bllokuar në arenën ndërkombëtare! Tani, duke dashur ta përmirësojë atë gafë, futet në kurthin e gafës tjetër! Pasi u njoh si i vetmi në botë që e përkrahu aktin terrorist të ushtruar në mënyrë më mizore mbi gazetarin Kashogi në Konsullatën Arabe në Turqi, tani ia hapë të gjitha portat vehabizmit dhe, harton “strategji” se si shqiptarët të përqafojnë selefizmin. Ta dhjevsha strategjinë o Mulla Sulë! Abdalli mendon se do ta shpalosë këtë strategji jasht zonës urbane, mbi Vizbeg, në hotelin Njustar dhe, larg syve larg opinionit, a! Nuk merret vesh! Nuk do ta kuptojnë as turqët dhe as amerikanët. Këta të OSBE-së jo se jo! Kështu mendon Sulejman Rexhepi dhe, sjell nga Arabia Saudite njerëz, me detyrë speciale për ta përhapur selefizmin, përmes hoxhallarëve që do t’i edukojnë këta vehabistë, me lejen dhe pëlqimin e Sulejman Rexhepit. Në fund, Sulejman Rexhepi do të marrë një dorë të dollarëve të mykura, pastaj plus do të marrë për hoxhallarët të cilët i paraqet se kanë fjetur në hotel kurse në fakt i ka urdhëruar që të ikin nëpër shtëpia! Ekip special ka angazhuar që t’i përcjellin arabët, që t’i ruajnë dhe mos t’i lënë të kontaktohen nga askush tjetër! Sepse, secili shqiptar, secili mysliman i Maqedonisë, i cili do t’i takonte arabët do t’ju flise zi e më zi për Sulejman Rexhepin, dhe do t’ju tregonin se Sulejman Rexhepi ka përpiluar një listë me hoxhallarë të kontrolluar, të cilët formalisht do të paraqiten tek sesioni i arabëve, sa t’ju merren paratë, kurse pastaj, prap nëpër takime e ndeja do t’i shajë arabët si “halldupa të cilëve shumë lehtë ua merr paratë”!
Ky është Sulejman Rexhepi – nona e gafeve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *