Një “Goli Otok” në shpirtin e Sulejman Rexhepit

(Rreth kolumnës së fundit të Agim Mehmetit, të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, uzurpatori klasik i BFI-së, e i botuar në do pampers-portale të sponsorizuar nga Sulejman Rexhepi, gjegjësisht, nga arka e BFI-së së pushtuar prej tij dhe “dinastisë Rexhepi”)

 

Shkruan Zeqie Veseli (PhD)

 

Kolumna e fundit e Agim Mehmetit, e shkruar në emër të h. Sulejman ef. Rexhepit, të cilin po mundohet që sado pak ta paraqesë si hajn intelektual, megjithatë tërë ditën e lume ngelë uzurpatori klasik e i pamëshirshëm i BFI-së.

I titulluar “Kazamatet e mendjes”, kjo kolumnë edhe më fuqishëm e shpreh gjendjen shpirtërore të Agim Mehmetit i kaluar në delir, duke mos mbajtur llogari se po e rrëmben edhe Sulejman Rexhepin në atmosferën e “tope tope papagallo”! Një titull pa kurrfarë domethënie që i vihet kot një shkimi, apo një shkrim pa kurrfarë vlere e domethënie që shkruhet kot e kot, sa për t’ia fërkuar topthat pronarit të shpirtit të vet, Sulejman Rexhepit.

Agim Mehmeti, nëse ka vendosur të luaj koqe me Sulejman Rexhepin këtë le ta bëjë natë e ditë, por ama, nuk guxon që bashkë me të t’i ofendojë të gjithë hoxhallarët! Një djal i ri që e paska njohur Sulejman Rexhepi na qenka bërë djal i mirë e i mbarë, i paska dashur “shkijet”, vetëm se nuk na qenka bërë hoxhë, edhe atë falë këshillave të Sulejman Rexhepit. Sipas kësaj logjike pijanece, hoxhallarët na dalin si urrejtës të “shkijeve”! E thotë këtë Agim Mehmeti përmes gojës së Sulejman Rexhepit për të vazhduar me tolerancën ndërfetare dhe me parashikimet e Hantingtonit në “Përplasja e civilizimeve”!

Një gjë është më se e sigurë, e vërtetësi Zoti Një: Agim Mehmti nuk e ka lexuar kurrë këtë autor (po, copa-copa, nëpër gazeta) ndërsa Sulejman Rexhepi as që di se kush është Hantingtonit e as çka ka shkruar.

Agim Mehmeti, i futet në tru Sulejman Rexhepit dhe shkruan ashtu siç ka qejf ai: të kritikojë diçka por, mos të kuptohet se po kritikohen maqedonasit apo ortodoksët, sepse pastaj i hidhërohet Kiroja apo Radovani. Agim Mehmeti përmes Sulejman Rexhepit publikon këtë qëndrim të “pronarit të shpirtit të tij”: “… duke qenë një shoqëri e tensionuar artificialisht nga turlifarë bashibozuku të veshur me robe politikani që mbijeton vetëm duke injoruar e ofenduar përkatësinë, kulturën e besimimin e tjetrit…” Vetëm Sulejman Rexhepi mund të pranojë të nënshkruajë një fjali të këtillë kaq të çoroditur. Kush është kjo shoqëri? Shoqëria shqiptare në Maqedoni? Apo, kush është ai që ofendon dhe luan me ndjenjat fetare të tjetrit? E bëjnë shqiptarët myslimanë ndaj maqedonasëve ortodoksë, apo anasjelltas! Apo, nuk ka rëndësi kjo se, më mirë të aluduhet për shqiptarët, sepse mund të hidhërohen miqtë e përbashkët maqedonasë të Sulejman Rexhepit dhe të Agim Mehmetit. Zatën, që të dy njihen si persona që nuk kanë asnjë mik shqiptar dhe plot miq maqedonasë, madje që të dy shquhen me pseudonime që dalin nga lista e emrave maqedonasë.

Dhe, tërë këtë dualizëm shpirtëror Agim Mehmeti e përfundon me këtë fjali të cilen e nënshkruan, heeeeeej, “i pari i ulemasë”, Sulejman Rexhepi: “Dhe, gjithnjë kështu, qarku vicioz zgjërohet duke i gllabëruar njerëzit në kazamatet e mendjes.” A ka shqiptar në fytyrë të tokës që mund ta kuptojë dhe ta deshifrojë këtë fjali kaq idiotike e të pakuptimtë?

Dhe, Agim Mehmeti sërish shkruan me alegori të cilën e nënshkruan por nuk e kupton Sulejman Rexhepi, me qëllim që një ditë të thotë se, nuk keni ditur të më lexoni, në mes rreshtave çdo herë ia kam futur Mulla Sulës. Ai thotë: “Përfundimisht, në shoqërinë në të cilën ne po jetojmë e që mundë të karakterizohet si një shoqëri e cila e ka tradhëtuar edhe vetë jetën, edhe njeriun, bile edhe Zotin, dialogu mes kulturave të njerëzve që i takojnë feve të ndryshme, është ai që gjërat mundë t’i kthejë në vendin e duhur. “!!! Asgjë e re për Mulla Sulën i cili është mësuar të shajë e të ofendojë natë e ditë popullin e vet. Jo shoqëria, por, Agim Mehmeti do të thotë, vetë Sulejman Rexhepi është ai përfaqësues shoqëror që ka tradhëtuar, madje edhe Zotin. Sulejman Rexhepi ka dalur binareve të fesë, nuk ka asnjë pikëtakim me parimet islame, natë e ditë shkelë rregulla dhe urdhëra të islamit. Jo dialogu, por pendesa e thellë e Mulla Sulës, pendesa publike për tërë këtë jetë të kaluar në haram, mund të jetë një faktor që mund ta zbusë shpirtin e shoqërisë sonë myslimane dhe t’i kthehet Institucionit të vet, prej të cilit tashë ka hequr dorë pikërisht për shkak të Mulla Sulës së babëzitur. Agim Mehmeti hoxhës së vet nuk mund t’ia heqë epitetin aktual “shkja” e “qafir” me të cilat është pagëzuar nga shoqëria aktuale. Së këndjemi, ai mund të jetë si ai djaloshi që i paska ardhur një herë e në një kohë Sulejman Rexhepit duke e lutur që ta bëjë hoxhë. Sulejman Rexhepi kurrë nuk ka arritur të bëhet hoxhë, sepse nuk ka mundur të mbushet me urrejtje, sepse dashurinë e ka pasur më të fuqishme për “shkja”, prandaj kolumnat e tij kundërmojnë nga “shlivovica”! Sipas Sulejman Rexhepit të Agim Mehmetit, hoxhallarët duhet të shenjtërohen me “shlivovicë” dhe t’i duan “shkijet”, ndryshe nuk mund të jenë hoxhallarë. Prandaj, shpesh Sulejman Rexhepi nënvizon “heeeejjjj, hoxhallarë kanë qenë ata të kohës së Titos, të Jugosllavisë, e jo këta të sotit.” Ja një kazamat i mendjes i projektuar sipas stilit goliotokian në shpirtin e Sulejman Rexhepit, autor i kolumnave të Agim Mehmetit. Në këtë kazamat Sulejman Rexhepi do t’i burgoste të gjithë armiqtë e tij që mendojnë si teologë të mirëfilltë! Agim Mehmetin mund ta emërojë gardian të këtij kazamati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *