Një “selak” reis si Mulla Sula

Një personalitet, me vetëm pak sedër, me vetëm pak qytetari, që moti do të ikte nga BFI-ja dhe do të mbyllej në dhomën e vetmisë prej nga nuk do të dilte deri në përcjellje për në botën tjetër. Sikur vetëm një për qind të opozitarizmit kundër Mulla Sulës ta provonte një njeri me pak qytetari, do të dorëzohej dhe do të ecte jasht skenës publike, sepse, për një person me qytetari të theksuar shumë më i shenjtë është personaliteti i tij, të cilin e ka dhuratë prej vetë Zotit, se sa karriera e cila di të të shpërfytyrojë në antinjeri dhe, si i tillë, në armik të Krijuesit

 

Shkruan Valbona Fazliu, (PhD kandidate e Fakultetit të Shkencave Sociale në UT)

 

Të supozojmë se, nesër apo pasnesër, Sulejman Rexhepi përfundon me “reisllëk”, a mund ta dini se, çka do të bëhej me të! Do të thoshit se do të pensionohej! Të supozojmë se është akoma i ri dhe se mund të jetë akiv edhe më tej? Në një rast të tillë, a do të mund ta paramendonit Mulla Sulën si hoxhë, si imam, si profesor, apo si një nëpunës i rëndomtë i BFI-së? Kurrë! Nga perspektiva e një punëdhënësi do të pengohej aktivizimi i Mulla Sulës sepse ai është pa arsimim adekuat një, dhe e dyta, është dëshmuar si një injorant i cili ka arritur në karrierën e vet vetëm deri në shkallën e demagogut. Një karakter i këtillë do të refuzohej nga çdo punëdhënës. Ndërsa, vështruar nga perspektiva e Sulejman Rexhepit, ripunësmi i tij kurrë nuk do të mund të ndodhte, sepse, ai është shumë i vetëdijshëm se, si “selak” që është, përjetë do të ngelte i paaktivizuar. Është në logjikën e “selakut” që, kur të të jepet mundësia, rrëmbeje atë mirë dhe mbaje fort, deri sa të keshë forcën, sepse, po qe se e lëshove dhe të iku – ngele përjetë duarbosh. Këtë e di fare mirë Sulejman Rexhepi, prandaj edhe, është në gjendje të gëlltisë llo-lloj fushatash, lloj-lloj padishë, lloj-lloj aferash të dokumentuara dhe, të qëndrojë në pozitë deri sa nuk do ta spostojnë me forcën e ligjit! Një personalitet, me vetëm pak sedër, me vetëm pak qytetari, që moti do të ikte nga BFI-ja dhe do të mbyllej në dhomën e vetmisë prej nga nuk do të dilte deri në përcjellje për në botën tjetër. Sikur vetëm një për qind të opozitarizmit kundër Mulla Sulës ta provonte një njeri me pak qytetari, do të dorëzohej dhe do të ecte jasht skenës publike, sepse, për një person me qytetari të theksuar shumë më i shenjtë është personaliteti i tij, të cilin e ka dhuratë prej vetë Zotit, se sa karriera e cila di të të shpërfytyrojë në antinjeri dhe, si i tillë, në armik të Krijuesit. Këtu merr fund nevoja për bashkëpunim me një “selak” të tillë, si Sulejman Rexhepi, qoftë ky edhe me titullin e pamerituar “reis”!

Sulejman Rexhepi, sot është i vetmi “personalitet” i urryer nga të katër anët e botës, apo i injoruar, apo i margjinalizuar, apo i nënvizuar me të kuqe me të cilin nuk ka bashkëpunim, kontakt e shtrëngim duarsh, qoftë kjo edhe formalisht!

Sulejman Rexhepi është i vetmi “personalitet”, në daçi shqiptar, i cili refuzohet prej të gjitha subjekteve shqiptare, qofshin ata politike, fetare e shtetërore, me përjashtim të atyre subjekteve që i ka korruptuar, qoftë ky edhe Ilir Meta apo ndonjë me të “meta” mendore e profesionale që i thotë vetes pronar mediumi!

Sulejman Rexhepi refuzohet dhe nuk ftohet në asnjë forum, në asnjë kongres apo konferencë që organizohet nga simotrat e saj në Shqipëri apo në Kosovë. Sulejman Rexhepi është i vetmi person i cili, edhe pse mund të ftohet në ndonjë event, nuk përfillet fare, madje injorohet.

Sulejman Rexhepi është i vetmi person “me titull” i cili ka aq shumë padi, paditë e të cilit rrinë në sirtarët e prokurorëve dhe presin shenjën për aktivizimin e tyre, padi të cilat të gacmojnë dëshirën për vetëvrasje e jo vetëm për spostim bythe nga fotelja e pamerituar në një shkamb me një këmbë!

Sulejman Rexhepi është i vetmi person i cili tërë karrierës së vet është përceptuar më tepër si spiun e si polic se sa si teolog!

Sulejman Rexhepi është i vetmi teolog në botë i cili hoxhallëkun e ka kuptuar si mundësi pasurimi, si mundësi zhvatje e vjedhje me qëllim të krijimit të pallatave të paimagjinueshme nga logjika e “selakut”!

Në rrafshin ndërkombëtar, Sulejman Rexhepi është i vetmi person, i cili, ndonëse dikur i përfshirë në shumë forume dhe në udhëheqje të tyre, është dëbuar dhe izoluar tërësisht. Është i vetmi person prezenca eventuale e të cilit në ndonjë forum nuk paraqet kurrfarë kënaqësie e respekti.

Sulejman Rexhepi është i vetmi person që ka punuar natë e ditë kundër korit diplomatik, natë e ditë e ka gënjyer dhe e ka manipuluar që në fund, të përjetojë izolimin total prej tyre. Bashkësia Fetare Islame, deri para dy viteve ishte subjekti me më shumë miq ndërkombëtar në Maqedoni, kurse sot është subjekti me zero miqësi ndërkombëtare. BFI-ja më nuk vizitohet prej asnjë diplomati, ndonëse deri para dy viteve ishte stacioni më i rëndësishëm i tyre. BFI-ja është i vetmi Institucion në vend që refuzon gatishmërinë e ndërkombëtarëve për takim eventual, sepse atë gatishmëri e koncepton si provokim, si përpjekje e ndërkombëtarëve për ta bërë patare Sulejman Rexhepin. Frikë paranojake e një krimineli që shpëtimin e sheh në poste të larta, ves ky i shoqërive të korruptuara!

Mulla Sula është i vetmi njeri në botë të cilit i ka faj tërë bota, i vetmi njeri në botë që “me syrin e patrembur” është në gjendje të akuzojë të gjithë, tërë botën, për pozitën aktuale të mjerueshme të BFI-së!

Por, a është në gjendje të përgjigjet Sulejman Rexhepi në këto pyetje:

– Pse financiarisht BFI-ja e tij është në pozita falimentuese, si kurrë më parë në historinë e vet?

– Pse Turqia refuzon që të vazhdojë traditën e ndihmës ndaj BFI-së, si për shembull,  Institucionet shtetërore të Turqisë nuk pranojnë më që t’ia donojnë vaksinat e haxhit?

– Pse Arabia Saudite as që denjon të dëgjojë se është e padrejtë që të keqtrajtohen myslimanët e Maqedonisë për shkak të budallallëqeve të Mulla Sulës dhe të mos jenë në gjendje për ta përjetuar familjarisht gëzimin e udhëtimit për në haxh.

Sulejman Rexhepi ka urdhëruar që të regjistrohen haxhilerët e vitit 2018, ndërkohë që nuk ka nënshkruar kontratë, ndërkohë që, nuk ka vaksina, ndërkohë që, nuk ka të caktuar kuotë për haxhilerët nga Maqedonia, ndërkohë që, nuk ka para për të rezervuar hotele, ushqim, taksa  shtetërore dhe shpenzime të tjera të nevojshme për të siguruar hyrje në sistemin e aplikimit për në Haxh 2018 (këto procedura myslimanët e rajonit dhe të botës i kanë kryer qysh para dy-tre muajve)!

Ose – a është në gjendje të dëshmojë se cili është procesverbali që dëshmon për procedurën e rizgjedhjes së tij për reis?

Ose – a është në gjendje të tregojë se pse vuan nga kompleksi i dekoratomanisë, nëse jo për ta kamufluar të vërtetën e karrierës së tij si polic e udbash?

Ose – a është në gjendje të tregojë se pse është i vetmi njeri në botë që nuk ka mik, nuk ka dost, nuk ka asnjë bashkëpunëtorë të gjeneratës së tij, nuk ka asnjë bashkëpunëtorë të zgjedhur sipas rregulloreve dhe procedurave normale të BFI-së?

Mentalieti prej një “selaku” i “reist” si ky i Mulla Sulës nuk mund të dalë përtej kufijv të katundarisë ndaj dhe, këtë katundari e dëshmon dhe e demonstron mbi të gjithë ata që akoma e ndjejnë veten se janë të varur prej tij. Keni parë se ku ua organizon mbrëmjen e maturës medresantëve? Në KONAK-un e tij, në një vend rural, jo legjitim, i uzurpuar nga një “e drejtë policore”, i futur në një qoshe ku do të përtonin të futeshin edhe dhelprat e plagosur! Hapësira prej koteci të glasuar – ky është ambienti ku mund të frymojë një “selak” reis si Mulla Sula!

Fatkeqësisht, Mulla Sula ka fillua të shikohet si pasqyrë e myslimanëve të Maqedonisë e cila pasqyron tërë atë “selakllëk” të shqiptarëve dhe myslimanëve të Maqedonisë. Bota me vlera civilizuese nuk e imagjinon takimin me çdo qytetar të një populli për të krijuar përceptim të drejtë mbi atë popull, por, këtë e arrinë përmes kontaktit me prijësit e atij populli. Dhe, sakaq konstaton – si prijësit ashtu edhe populli! Perceptim i betonuar i ndërkombtarëve për myslimanët e Maqedonisë, ndonëse tërësisht i gabuar, sepse, myslimanët e Maqedonis nuk kanë asnjë element të përbashkët me Mulla Sulën. Madje janë të devotshëm, sepse respektojnë Institucionin e BFI-së dhe, për këtë respekt do të ishin në gjendje që ta duronin edhe një derr të egër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *