Notër Dami, Xhamia e Prilepit dhe Sulejman Rexhepi

(Përkitazi me kollumnen e fundit të Suleman Rexhepit e të shkruar nga Agim Mehmeti i tij, me titull “Notër Dam dhe Çarshi Xhamia”, e që e boton sot, në dy-tri portale të kontrolluara prej Sulejman Rexhepit e të sponsoruara nga paratë e fitrit të myslimanëve të vendit.) 

Shkruan Drita Ibrahimi

 

Sot lexova një shkrim të ulët e me një ironi të poshtër dhe me pak sarkazëm të mjerë që e nxirrte në pah shpirtin tallës të Sulejman Rexhepit, si çdo herë kur dëshiron të rrëfehet si patriot i madh (Vetëm lexojani memoaret dhe do të shikoni se çfarë patrioti i leshit është ky farë Mulla Sula).

Flet për Katedralen Notër Dam që u dogj këto ditë si dhe përpiqet të bëjë një krahasim idiotik në mes të këtij objekti me përmasa botërore të trashëgimisë kulturore  shpirtërore të Francës si dhe Xhamisë së djegur të Prilepit qysh më vitin 2001.

 

Pak informacion për Mulla Sulën

Katedralja Notrë Dame në Paris, është katedralja e dioqezës së kryepeshkopit të Parisit, në Francë. Kjo katedrale u ndërtua me kërkesë të peshkopit Maurice de Sully dhe zgjati për më shumë se dy shekuj, nga viti 1163 deri në mes të shekullit XIV. Kur përfundoi ndërtimin, katedralja ishte një prej më të mëdhave në Perëndim. Pas rrëmujave të revolucionit, katedralja iu nënshtrua nga viti 1844 deri në 1864 një restaurimi të konsiderueshëm dhe shpesh të kritikuar, nën drejtimin e arkitektit Viollet le Duc, i cili fut elemente dhe motive të pazakonta.

Kjo katedrale lidhet me shumë episode të historisë së Francës. Kishë famullitare mbretërore në Mesjetë, ajo do të presë ardhjen e kurorës së shenjtë ose kurorës së Krishtit në vitin 1239, shumë vite më vonë, këtu do të kurorëzohet Napoleon Bonaparti në vitin 1804, pagëzohet duka i Bordosë në 1821, funeralet e presidentëve francezë Adolphe Thiers dhe Sadi Carnot.

Nën kupolën e saj u këndua një manjifikat kur u çlirua Parisi, më 26 gusht 1944. Aty u zhvilluan ceremoni fetare pas vdekjes së gjeneralit De Gaul (1970), Georges Pompidou (1974) dhe të François Mitterrand (1996).

Në letërsi, ajo figuron kryesisht në qendër të romanit të Viktor Hygo, “Katedralja e Parisit”, e botuar në vitin 1831.

Brenda vitit katedralja vizitohet prej rreth 14 milionë vizitorëve dhe është monumenti më i vizituar në Paris dhe gjithë Evropën. Në vitin 2013, u festua 850 vjetori i ndërtimit të saj.

 

Xhamia e Prilepit dhe bekimi i Nikolla Gruevskit

Po sa herë e ka vizituar Sulejman Rexhepi Xhaminë e djegur të Prilepit? Po, e ka vizituar vetëm ditën kur ish-myftiut ia mori të gjitha bonat me vlerë dhe, këtë Xhami të djegur, praktikisht e la pa kurrfarë vakëfi! Cila është përpjekja e Sulejman Rexhepit për ta rindërtuar këtë Xhami? Zero përpjekje! Madje, në momentin kur e ndjenë se nuk ka gjë prej rindërtimit të kesaj Xhmie ia vjedh tërë vakëfin, ia zhvat, ia ha, në vend se t’ia shtojë vakëfin! Heshtja e kësaj vjedhje nga ana e organeve të ish-pushtetit e motivoi Sulejman Rexhepin për ta bekuar Nikolla Gruevskin, njeriun më antiislamist dhe më antishqiptar në historinë e re të Maqedonisë së Veriut! Pra, nuk i bëri presion për ta rindërtuar, por e bekoi pse nuk e rindërton!

Kush e pengoi Sulejman Rexhepin që të ndërmerrte një sërë masash për ta hapur rrugën deri te rindërtimi i kësaj Xhamie të djegur prej njerëzve të atij (Nikolla Gruevski) për të cilin Sulejman Rexhepi u lut me loçkë të zemrës për ta bekuar Gospod-Allah!!! Kush e pengonte, apo kush e frikësonte Suejman Rexhepin që, deri sa po ndërtohej Kisha në Leshkë, ta pengonte atë ndërtim dhe ta kushtëzonte me ndërtimin paralel të Xhamisë së djegur? Sulejman Rexhepi kishte kohë që i kishte shitur drutë, dhe që i kshte hypur skijave!

 

Sulejman Rexhepi mundohet të dalë jasht teme

Çka nxorri në pah djegia e Notër Damit? Sinqeritetin e Perëndimorëve të cilët, e para, askush nuk do të mund t’i pengonte në kosntatimin e tyre se “Notër Dami u dogj si pasojë e veprës terroriste islamike”, por, i shuan të gjitha zërat e poshtër duke përfunduar se Katedralja u dogj si pasojë e pakujdesisë njerëzore. Dhe, e dya, nxorri në sipërfaqe atë vlerën e shenjtë shpirtërore të Perëndimorëve, solidaritetin dhe ndihmën, e tërë kjo nën llupën e rreptë të transparencës. U tha se, brenda një ditë u donuan mbi 1 miliard euro për rinovim. Pati bisnesmenë franczë që dhanë vetë nga 200 e 300 milion euro! U alarmua krejt bota se u mblodhën mbi 1 miliard dollarë!

Aprope kësaj, siç do ta thoshte këtë Naim Abazi në “Odeon”in e tij, Sulejman Rexhepi dy-tri herë ka pasur rastin që të organizjë aksione të tilla humanitare dhe të mbledhë para nga mbarë bota shqiptare! A mud të shkruajë Sulejman Rexhepi për transparencën e tij zero që e ka pasur në këto aksione? Amund të shkruaj Sulejman Rexhepi se si i vodhi paratë e grumbulluara për ndihma në Somali ku duhej të hapeshin puse për ujë, siç i hapi i madhi dhe i ndershmi Mulla Jakupi me donacionet që i mblodhi vetë ai!  Mund të tregojë Sulejman Rexhepi se si i vodhi paratë (mbi 400 mij euro) të tubuar për shqiptarët e Hasanegut që e pësuan nga vërshima apokaliptike me ç’rast humbën gjithçka, përfshirë këtu edhe anëtarë të familjeve. A mund të na tregojë Sulejman Rexhepi se si i vodhi paratë e grumbulluar për t’i ndihmuar vëllezërit në Vlorë që e pësuan shumë rëndë nga vërshimat e fundit katastrofale?

Sulejman Rexhepi nuk ka se çka të flasë me ironi për asnjë aksion humanitar, qoftë kjo për ta ndihmuar edhe rindërtimin e një kishe apo të një Katedrale. Sepse Sulejman Rexhepi e ka të ndaluar rreptësisht, nga Vetë Zoti, që të flasë për humanizëm. A ka ironi dhe sarkazëm më të madhe se antihumanisti dhe antifetari të flasë për humanizëm dhe për objekte fetare?

Shteti i Maqedonisë Sulejman Rexhepin e ndihmoi me rindërtimin e Xhamisë së Prilepit ditën kur ia ktheu në formë parashë vakëfin e nacionalizuar të kësaj Xhami. Ndërsa Sulejman Rexhepi e rrënoi përjetë me vjedhjen e këtij vakëfi! A e dinë këtë strukturat aktuale të Myftinisë së Prilepit, apo, me heshtjen e tyre sikur e përkrahin dhe soliarizohen me këtë vjedhje të turpshme të “reisit” të tyre!/kenveshtrime/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *