Nuk ka Medrese për femra pa u korruptuar Sulejman Rexhepi

Vakëfi nuk është pronë trashëguese e lënë për Sulejman Rexhepin por, pronë që e trashëgon ekskluzivisht islami. Kush e dëmton këtë pronë, ka dëmtuar edhe islamin. Këta dëmtues, gjithçka mund të jenë, por jo edhe myslimanë

Shkruan Fetie Ferati, ish-medresante

Këtu e dhjetë vite më parë, para Xhamisë “Isa Beu” në Shkup, u shpalos dhe u përurua projekti “Medresja për femra”! Me këtë rast, para të pranishmëve ish-kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, pat theksuar se “Shpalosëm një prej projekteve për të cilën ekziston plani detal urbanistik, ekziston leja e ndërtimit, ekziston pëlqimi nga Myftina e Shkupit, Bashkësia Islame e për të cilën ekziston projekti ideor dhe konstrukti financiar.” Gjithashtu, u zbulua se tashmë është siguruar edhe donacioni në vlerë prej 2 milion eurove nga një dashamirë i islamit, mysliman i devotshëm nga Republika e Turqisë, z. Fatih Sojdemir.

Që në start duhet të zbardhet një e vërtetë e cila pastaj do të provokojë sistemin domino për sa i përke iniciativave për ndërtimin e Medresesë për femra. Sepse, pas kësaj iniciative, kanë pasuar edhe dy të tjera të dështuara, kurse e fundit ishte me rastin e promovimit të kandidatit për kryetar Çairi, z. Visar Ganiu. Do me thënë, në të gjitha rastet kemi pasur iniciativë më tepër partiake se sa iniciativë të vetë Institucionit të BFI-së. Gjithmonë, që kur BFI-në e ka uzurpuar Sulejman Rexhepi, ky Institucuion ka qenë në funksion të partive politike, sepse, në këtë Institucion më shumë është bërë politikë se sa fe.

Rrjedhimisht, edhe ky projekt, më tepër është manipulim partiak se sa njijet i pastër islam! Megjithatë, Sulejman Rexhepi, këtu e dhjetë vite më parë, shfaqi isharete të një lubie të pangopur për sa i përket zhvatjes, grabitjes dhe shkatërrimit të vakëfit. Azhderr i vërtetë!

Është e natyrshme që të mendohet se projekti ëshë i BFI-së, se donacionet dorëzohen në BFI dhe se ndërtues do të jetë BFI-ja, kurse partia, apo politika, do të duhej të jetë logjistikë administrative. Por, meqë BDI-ja, respektivisht, z. Izet Mexhiti e kishte për punë votash, kishte vendosur që BFI-në dhe Sulejman Rexhepin ta mbante vetëm në pozicion vëzhgues kurse politikisht dhe materialisht të përfitonte vetëm Izet Mexhiti dhe BDI-ja! Këtë fakt nuk mund ta gëlltiste Sulejman Rexhepi, prandaj dhe u lëshua në minim të projektit, duke e flijuar edhe ngritjen e objektit të Medresesë për femra. Ish-kryetari i Çairit kurrë nuk do të mund ta dijë dhe ta kuptojë luftën e pakomprtomis të Sulejman Rexhepit që e bëri në frenimin dhe eliminimin e këtij projekti. Sulejman Rexhepi nuk mund të paramendonte që mos të menaxhojë me 2 milion eurot e turkut, për më tepër e tmerronte fakti se atë donacion do ta menaxhojë Izet Mexhiti, prandaj dhe, si projekt gjithnjë del të jetë projekt i Bashkimit Demokratik për Integrim, pra, projekt partiak i cili nuk përfshinë askund BFI-në, prandaj dhe, BFI-ja e Sulejman Rexhepit gjithnjë do ta luftojë këtë projekt!

Është ky fakt i pamohueshëm që flet për babëzinë e Sulejman Rexhepit, fakt që flet për luftëtarin e paepur në shkatërrim të vakëfit, është minues i të gjitha projekteve që do të motivojë zhvillimin e jetës fetare islame në vend, por që nuk do të gjenerojë kurrfarë centi në xhepin gjigant të Sulejman Rexhepit.

Xhamia në Fushë Topanë të cilën po e dërtojnë turqët, është tërësisht nën mbikëqyrjen e Ambasadës së Turqisë. Që kur ka nisur ndërtimi Sulejman Rexhepi nuk është vërejtur aty ku po ngritet kjo xhami, kurse ambasadorja turke me tërë ekipin e vet është duke e përcjellë së afërmi çdo etapë të ndërtimit. E përjashtuan nga projekti Sulejman Rexhepin dhe BFI-në që kur u futën disa sekserë që kërkonin përqindje për Sulejman Rexhepin apo menaxhim nga ana e tij me financat e donuara për ndërtimin e kësaj Xhamie

Përfundimisht, Medresja për femra pranë Xhamisë “Isa Beu”, në Shkup, kurrë nuk do të ndërtohet nëse në konstruktin e saj financiar nuk do të parashihet edhe një 30 për qind nga shuma e përgjiothshme që duhet të shkojë në xhepin e Sulejman Rexhepit si dhe nëse brenda objektit nuk do të parashihet një “burim financiar” i përhershëm për Sulejman Rexhepin. Për Sulejman Rexhepin nuk ka vakëf, as që mund të ketë vakëf! Për Sulejman Rexhepin ka vetëm burime financiare për të personalisht si dhe për familjen e tij. Në opinion po flitet se ekzistojnë video-incizime nga një “zyrë” e një lokali brenda Çarshisë së Vjetër ku shihet Sulejman Rexhepi tek ua merr tallin disa personave nga esnafi të cilët bisnesin e tyre e zhvillojnë në dyqanet e vakëfit!

Pa dyshim që, një ditë shumë të afërt, përgjegjësi për keqpërdormin e dyqaneve të vakëfit të Myftinisë së Shkupit do të kerkohet nga drejtuesit aktualë të kësaj Myftinie dhe tek pastaj edhe nga Sulejman Rexhepi, sepse, këtë vakëf nuk guxon ta menaxhojë Sulejman Rexhepi porse Myftinia e Shkupi, sepse, ky vakëf nuk është pronë trashëguese për Sulejman Rexhepin por, pronë që e trashëgon ekskluzivisht islami. Kush e dëmton këtë pronë, ka dëmtuar edhe islamin. Këta dëmtues, gjithçka mund të jenë, por jo edhe myslimanë!/Opinione

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *