Panik i madh në kabinetin e uzurpatorit të BFI-së

Zëdhënësi i Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së, Muzemil Osmani, alias Zymbyl aga, i paska hyrë punës për ta “shpëtuar” fytyrën e shefit të vet, duke e “demantuar” lajmin që mori dhenë, ndërkohë që nëpërkëmb dinjitetin e myftinive dhe të hoxhallarëve, me të cilët, dy netë më parë ka hëngër e ka pirë deri sa ka gogësuar si lopë, në emër të festimit të 72 vjetorit të “reisit” të tyre!

Shkruan Besa Imami

 

Zëdhënësi i Mulla Sulës, Muzemil Osmani, pa pikë droje pranon që t’i pëshurrë të gjitha ato vite shkollimi në Medrese e në FSHI për të dalur kinse “një hoxhë”, dhe të veshë petkun e rrencakut të paciptë! Qenka munduar sot që ta “rehabilitojë” shefin e vet duke e gënjyer opinionin shqiptar se, Mulla Sula nuk paska festuar ditëlindje me live muzikë, ku i kënduan Naim Abazi e Mihrie Braha, porse paska qenë në hapje të një restoranti diku në Saraj! Hapja e këtij restoranti u bë me krejt kabinetin e uzurpatorit të BFI-së?! Ishte e patjetërsueshme që të marrin pjesë edhe myftinjtë, që të gjithë, madje me “dhurata” exra dedikuar ditëlindjes së Sulejman Rexhepit? Naim Abazi e përgënjeshtron Muzemil Osmanin duke ranuar se ka kënduar tri-katër këngë në ahengun e famljes së reisit Sulejman Rexhepi për ditëlindjen e tij! Kush po gënjenë: Muzemil Osmani apo Naim Abazi!

Si guxon të rrejë kaq rëndë një hoxhë siç pretendon Muzemil Osmani ta llogarisë veten! Si guxon të bie nën ndikimin e shefit katastrofal të tij, Sulejman Rexhpit dhe, t’ua devalvojë respektimin myftinjëve dhe hoxhallarëve që iu përgjigjën pikërisht atij për të marrë pjesë në festën glamuroze të Sulejman Rexhepit për ditëlindjen e 72-të të tij? Ata i janë përgjigjur kësaj urdhërese dhe jo hapjes së restoranteve fantazmë, të projektuar vetëm në trurin e prishtë që mundohet ta kamuflojë një turp e mëkat që e bënë e që mori dhenë.

 

2.

Muzemil Osmani, ky zëdhënës analfabet i Al Kapones së BFI-së, Sulejman Rexhepit, thotë se nuk ka se çka i intereson askujt çështja private e Sulejman Rexhepit! Kështu mendon vetëm ai që ka arritur ta privatizojë postin “reis”! Në çështje private nuk guxon askush të konsiderohet “reis” (I urojmë reisit edhe 100 vite, thoshte Naim Abazi)! Do me thënë se, privatisht “reisi” mund ta pijë edhe një gotë raki, mund ta hajë edhe një copë mish derri, privatisht “reisi” mund të shkojë edhe në lokale nate! Pra, “reisi” privatisht mund të bëjë gjithçka dhe askujt nuk duhet t’i interesojë se çka bën ai, ë! Po pe në këto çështje private futen edhe “myftinjtë” dhe disa “hoxhallarë” të diskutueshëm? Ç’kërkojnë ata të përfshihen në privaci të Sulejman Rexhepit? Për t’ia legjitimuar haramin, apo? Apo, për t’i dhënë peshë “islame” veprave të turpshme që i bën “reisi” i tyre!

 

3.

Përpjekja e fundit e butakëve të kabinetit të uzurpatorit të BFI-së për ta shplarë nga batllaku ku është futur Sulejman Rexhepi, është se, ai aheng me live muzikë nuk paska qenë festim i ditëlindjes së Mulla Sules, por, “Mulla Sula paska organizuar një festë për një gjest human! E paska shëruar një djalë të vogël”! A ka gjë më të turpshme se ky justifikim! Kjo pallavër është edhe më e mëkatshme se festimi i ditëlindjes, por, kur ta ka shkruar Zoti që të bëhesh rezil kahdo që të rrotullohes do të dalësh edhe më rezil se rezili! Shpenzohen mi 15 mij euro, me mish e me raki, sepse e paska shëruar Mulla Sula një fëmijë të sëmurë! Po a nuk bëri që në vend të shpenzimit të atyre 15 mij eurove me muzikë e me valle turbo të shërohej edhe ndonjë fëmijë tjetër! Po ku i ha palla Sulejman Rexhepit për humanizëm! Njeri më antihuman, të dokumentuar edhe në vepër, nuk ka në botë! Njeri që i zhbërti të gjitha ndihmat humanitare për hasanbegasit dhe për vlonjatët duke blerë Golf 7 për ditëlindjen e nipit, e duke ndërtuar kompleks pishinash! Cili është ai tru idiotik që e ka projektuar një justifikim kaq banal! Mulla Sula me live muzikë feston aktin e tij human, kurse myftinjtë dhe të tjerët “për këtë akt human” i sjellin dhurata para në pliko, kravata, këmishë madje edhe këpucë sportive! Pse këto dhurata nuk i shkuan atij “fëmije të shëruar” por i erdhën Sulejman Rexhepit? Gënjeshtra e pa kripë e zëdhënësit të Mulla Sulës, Muzemil Osmanit, alias Zymbyl agës, përkon me frazën imorale të popullit që thotë “laj m… me sh…”! Për këtë akt “delikat” janë bërë këta të kabinetit të uzurptorit, ndërsa spektatorë besnikë kanë ngelur “myftinjtë” e uzurpatorit dhe disa hoxhallarë të diskutueshëm që paraqiten nëpër festa private e antiilame të Mulla Sulës. Minarja nuk futet në thes, jo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *