Pastrohet oborri pastaj sokaku

BFI-ja të keqen duhet ta luftojë ekskluzivisht përmes ligjeratave fetare, përmes shenjëzimit dhe hartëzimit të së keqes, përmes përfshirjes masovike në aktivitete edukative, kulturore e sportive sidomos të të rinjëve tanë, përmes programeve publike fetare, përmes ngritjes së vetëdijes te popullata jonë se çka është e keqja dhe cilat janë pasojat e saj fetare e shoqërore. Çdo formë tjetër e reagimit është përzierje në politikat ditore dhe “me gri pordhë në havan”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Në çdo veprim, në çdo aksion, në çdo reagim e qasje të BFI-së, fillimisht shpërfaqet hipokrizia e uzurpatorëve të këtij Instituccioni e pastaj del në pah amatorizmi i skajshëm dhe perfid i tyre.
Kohë më parë, këta uzurpatorë (jo në emër të “reisit”, sepse ai e ka bërë berbat punën, por në emrin e “organit kolektiv”) lëshuan një reagim përmes të cilit e dënojnë përpjekjen e një kazinoje në Tetovë për të organizuar “party” muzikore në ditën e bajramit! Këtë gjest privat të kazinosë këta uzurpatorë e konsiderojnë si “mungesë flagrante të respektit ndaj fesë islame”…
Dakord! Çka paraqet pishina “Riviera” e Sulejman Rexhepit, mos paraqet thirrje për në ibadet! Apo, thjesht është një formë e bisnesit të pastër! Ka të drejtë secili të mendojë forma të bisnesit legal, pra, edhe “Riviera” antisilame, siç ka të drejtë edhe kazinoja!
Një digresion! T’i vëmë në peshojë kazinon dhe BFI-në e Sulejman Rexhepit dhe të shohim se kush nuk e respekton më shumë fenë dhe kush po e dëmton myslimanizmin në vendin tonë! Kazinoja merret “me punë të pista”, me haram sipas parimeve islame, por me punë legale dhe legjitimeve sipas dispozitave juridike të shtetit. BFI-ja e Sulejmn Rexhepit merret me punë tërësisht të diskutueshme dhe të palejueshme as me dispozita të islamit dhe as me ligjet e vendit! Kundër pronarit të kazinos deri më sot nuk mësohet të ketë ndodnjë thirrje as nga ana e “gjyqësorit islamik” dhe as nga Prokuroria e Shtetit. Sulejman Rexhepi nga këndvështrimi i sheriatit deri më sot është bërë baltë e tokë, kurse në Prokurorinë e Shtetit, për veprime të tij kriminale janë shtruar dhjetra padi. Tashmë Mulla Sula është pacient i kësaj Prokurorie!
Pse qenka haram që kjo kazino të organizojë një “party” për nderë të festës së Bajramit, kurse nuk qenka haram që Sulejman Rexhepi të organizojë festë për ditëlindjen e vet të 73, me pjevaçic, me muzikë live, me meze e me raki, me harama e kriminelë! A thua, cila është vepër më e ndaluar? Cilën do ta llogarisnin më haram këta uzurpatorë të BFI-së? Me haram nuk luftohet harami!
Pa dyshim, gjithësecili që i thotë vetes mysliman duhet ta luftojë të keqen. E keqja luftohet edhe duke e injoruar, duk mos u përfshirë në të keqen dhe, të paktën, duke e shenjëzuar përmes ligjeratave e projekteve të ndryshme me qëllim të vetëdijësimit të të rinjëve që sa më pakë të përfshihen apo ta frekuentojnë të keqen! Së këndejmi, pse qenkan kaq të rrezikshme kazinotë në vende publike kurse heshtja e atyre që duhet ta luftojnë të keqen nuk qenka e kqja më e madhe! Këta uzurpatorë e kanë më të lehtë të organizojnë një apo dy protesta dhe ta detyrojnë pronarin që të heq dorë nga bisnesi i vet legal dhe legjitim (sipas ligjeve në fuqi), se sa të jenë tërë vitin aktiv në vetëdijësimin e popullatës kundër frekuentimit dhe përfshirjes në “lojërat e fatit”! Detyrë e secilit hoxhë është që mos ta pengojë tjetrin në punët e veta kurse në ndërkohë detyrë madhore e tij është që ta bindë pjesëtarin e vet, xhematin e vet, popullatën e vet që t’i injorojë tërësisht kazinot dhe objektet si dhe format e ndryshme të “lojërave të fatit”, të cilat janë të rregulluara sipas ligjeve të shtetit dhe, si të tilla, nën mbrojtjen dhe përkrahjen e vetë shtetit. Atëherë, pse nuk i shpallim luftë shtetit që e favorizon haramin por bisnesmenit?
Uzurpatorët e BFI-së para se të shprehin reagimin e tyre kundër “bajram pary”, ide kjo e një kazinoe në Tetovë, do të ishte më mirë që të shprehnin reagim dhe revoltën e tyre kundër përfshirjes së njerëzve të BFI-së nëpër kazino, kundër frekuentimit të tyre nga njerëzit e BFI-së, madje me shfalerkat e tyre, dhe kundër përfshirjes së tyre në lojëra të fatit ku kanë lënë me mijëra para të vakëfit! Kjo u dokumentua me shumë shkrime, foto e fakte. E thanë një fjalë kundër kësaj këta uzurpatorë? Kanë fytyrë këta uzurpatorë që të angazhohen për “moralin islam”! Të pamoralshmit kur flasin për moral është ngjashëm sikur gomari të mundohet të këndojë një arie!
Populli thotë: “Fillimisht pastro oborrin e pastaj dil në sokak”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *