Për lexuesit e infermiere Betit!

Nga Mero Baze /

​Redaksia e gazetës “TemA” ka botuar dje në mbrëmje një shkrim në formën e një letre, nga një infermiere drejtuar Kryeministrit Rama. Shkrimi është bërë ndërkohë shumë popullor dhe është ribotuar nga dhjetra portale, duke e kthyer atë në një nga letrat publike më popullore. Suksesi, duket se bazohet tek nevoja që qeveria ka të ulet e të shikojë realitetin në shëndetin publik dhe jo të vetëkënaqet duke bërë propagandë.

Kanë mbërritur ndërkohë dhjetra reagime në redaksi dhe qindra pyetje se kush është infermieria Beti. Ndaj po më duhet të rimarrë këtë çështje.

Si fillim dua tu sqaroj se “Infermieria Beti” është një detaj gazetaresk i shpikur nga gazeta Tema dhe letra është një produkt gazetaresk i redaksisë. Për këtë kemi bërë kujes të themi se punon në spitalin “N”, një simbol I adresës anonime si dikur reparti ushtarak “N”.

Për botimin e saj morëm shkas nga kontrasti real që ekziston mes gjendjes reale në mjekësi dhe mënyrës se si qeveria përpiqet ta paraqesë atë. Mënyra më interesante, për ta bërë publike këtë gënjeshtër, është të vendosesh në vendin e atyre mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë, që përballen përditë me rrënojat e një sistemi shëndetësor të degraduar më së paku për faj të tyre, nga një anë, dhe nga ana tjetër me këndvështrimin propagandues të qeverisë për këtë çështje.

E vërteta është se sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ka prekur ende një reformë në sistem që të ndihet ndonjë ndryshim. Disa masa populiste për Check­up falas të popullsisë mbi moshën 40 vjeçe, janë konsideruar më shumë si tendera klienteliste, se sa si një sistem i ri që mund të funksionojë. Spitalet publike, të vetmen gjë cilësore që kanë, janë mjekët, por, edhe ata po i thithin spitalet private. Ndërsa spitalet private, të vetmen gjë moderne që kanë, janë godinat, por ata po thithin të ardhruat e shqiptarëve në makth për shëndetin. Qeveria Rama, e cila ka kryer reforma të guximshme në arsim, në sistemin e pensioneve, në ndarjen territoriale dhe në luftën kundër paligjshmërisë, në të vërtetë duket më e paqartë se kurrë se ç’duhet të bëjë me mjekësinë. Në thelbin e saj, masat që ka propozuar për shëndetësinë në programin elektoral janë utopike dhe populiste dhe në kundërshtim të thellë, jo vetëm me frymën e tregut por dhe me vet reformat e tjera që ajo ka ndërmarrë.

Fjala vjen,reforma në arsim, e cila ka nisur bazohet tek konsiderimi si aktorë të barabartë para qeverisë i univeristeteve private me ato publike. Shteti është thjesht një rregullator, që mbron individët e dobët nga e drejta për arsim dhe stimulon individët e aftë si shpërblim për cilësinë. Nuk është e njëjta gjë për shëndetësinë. Spitalet privatë modern, që janë hapur në Shqipëri po kthehen në privilegj për një pakicë të pasurish, ndërsa spitalet publike, në një makth për shumicën e popullsisë. Detyra e qeverisë është jo vetëm të zhduk këtë hendek klasor që vendoset

padashje nga tregu, por të kthejë në mundësi të barabartë për çdo qytetarë, nevojën për të marrë shërbim të mirë

mjekësor dhe mundësitë financiare mund të bëjnë vetëm diferencën për shërbimin luksoz mjekësor. Dhe për këtë reform duhet guxim intelektual, politik dhe një transparencë reale financiare, se ku shkojnë parat për shëndetin publik.

Qeveria duhet të vendos në qendër të saj një kosto për cdo sëmundje apo diagnozë që ajo duhet të harxhoj për cdo qytetarë të këtij vendi dhe të garantoj marrjen e asaj pakete njësoj brenda gjithë sistemit publik apo privat.Vetëm kështu publiku dhe privati do të zhvillohen si mekanizma të tregut të shëndetësisë dhe jo nga një anë si monopole private, dhe nga ana tjetër si monopole korrupsioni publike, të disa fytyrave, që të krijojnë ndjesinë e hajdutit që kur u dëgjon emrin. Po ashtu duhen gjetur mënyra shpërblimi për mjekët që tejkalojnë rrogën fikse sidomos për mjekun e familjes, në mënyrë që ai të luftoj të kuroj cdo pacient dhe jo të pres me turi varur kur I shkon në klinikë. Mjekësia e sotme, ngaqë është e fokusuar vetëm tek dhënia e barnave falas, i ka mbushur sirtaret e pensionistëve me një mal ilace. Jemi i vetmi vend që mund të marrësh ilace pa recetë dhe për rrjedhojë nuk e kontrollon tregun nga hyjnë apo sa hyjnë , në mënyrë të rregullt apo kontrabandë . Më mirë do të ishte rimbursimi diagnozave dhe le të mjekohet ku te dojë me ato lekë që i vë në dispozicion. Kështu dhe sistemi privat ka më shumë siguri për investime në teknologji dhe burime njerëzore.

Duke i paraqitur problemet e tmerrshme, me të cilat përballet shëndetësia publike, me hallet e një infermierie, që nuk ka ku zhvishet, nuk ka lëndë të parë për të bërë punën dhe nuk ka fuqi as të ndalë bakshishin, që vjen nga njerëz të dëshpëruar, që duket sikur ua ka falë zoti shërbimin kur ua bën spitali publik, ne thjeshtë deshëm ta bëjmë më të dukshëm kontrastin mes asaj që qeveria percepton si sukses dhe asaj që në të vërtetë është një dështim.

Qeveria është në kohë të mendojë seriozisht për një reformë të thellë shëndetësore në vend. E dimë që nuk është një gjë e lehtë. Vende të mëdha perëndimore e kanë vërtetë problem, pasi po u kalbet sistemi i vjetër publik që kanë.

Anglia është një shembull shumë i keq, por dhe Obamës iu desh betejë historike për të kaluar reformën e kujdesit shëndetësor. Qeverisë sonë nuk i mungojnë votat, por një ide e qartë për këtë reformë, e cila ka ngecur në rrjetën e peshkatarëve profesionist të këtij sistemi, që vazhdojnë të vjelin privatisht shëndetin publik.

Edi Rama nuk duhet të ketë kompleks që ia ka futur kot në fushatë elektorale për shëndetësinë. Ai duhet të sillet ndaj saj, siç po sillet me arsimin, me pensionet dhe fushatën për vendosjen e ligshmërisë në vend, lidhur me shërbimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *