Për Sulejman Rexhepin foli vetë Sulejman Rexhepi

Në çka bazohet edhe më tej kjo “paprekshmëri” e Sulejman Rexhepit nga organet e shtetit! Pse kaq gjatë i shkoi kungulli mbi ujë, ndërkohë që është, jo vetëm personazh, por edhe shkaktues i dhjetra aferave që ia japin epitetin e kriminelit të pashoq në rajon e më gjërë! Një “lider” fetar kaq të kriminalizuar si Sulejman Rexhepi nuk e gjenë në botëShkruan Eliza Shkodra

Këto ditë, kam lexuar disa shkrime rreth Sulejman Rexhepit, në të cilat kryesisht ngritet një pyetje: pse Sulejman Rexhepi, autor dhe kryrës i një sërë veprash kriminale, edhe më tej vazhdon t’i imponohet opinionit mysliman të Maqedonisë së Veriut si “lider fetar” me cilësi të engjëllit! Engjëll ishte edhe krijesa e Zotit, djalli, por, vetë Ai e dëboi, e mallkoi, duke e veçuar si frymëzues i të gjitha të këqiave, i të gjitha llojeve të haramit.
Janë një mori aktpadishë, janë të ngritura sërë padish kundër tij, të mbështetura në fakte e në argumenta, në rrëfime të gjalla e në dokumenta, por, assesi të nisë një proces gjyqësor. Asnjërës nuk mund t’i shpëtojë, prandaj dhe ka shpenzuar me mijëra euro nga buxheti i arkës qendrore të BFI-së së uzurpuar vetëm e vetëm që të shtyjë sa më tej proceset gjyqësore.
Gjenerata e Sulejman Rexhepit, ata që kanë përjetuar periudhën komuniste-ateiste thonë me plotë mllef: “Ju nuk e njihni Mulla Sulën, nuk e dini se sa i fortë është me shtet, nuk e keni idenë se çfarë udbashi i madh që është…” Pra, fuqia e Sulejman Rexhepit e ka edhe atë legjendën e vet politike: vlerësohet si forcë policore që nuk mund t’i bëjë askush asgjë! Të keqtrajtuarit e periudhës komuniste thonë se dikur Sulejman Rexhepi ka qenë udbashi më i ofrtë, më ekspeditivi dhe më i sukseshmi në përndjekjen e “nacionalistëve dhe shovenistëve shqiptarë”. Në këtë drejtim, pushteti maqedonas i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka borxh Sulejman Rexhepit për tërë jetën! Jo rastësioisht kanë rrjedhur informacionet nga shërbimet sekrete maqedonase për aktivitetet e Sulejman Rexhepit prej spiuni qoftë si “Zharko”, qoftë si “Zhika”, qoftë si “Sheriat”! Ka raste kur informacione të tilla qëllimisht “rrjedhin” vetëm e vetëm të shtohet tmerri edhe më shumë prej spiunëve aktivë! Prandaj dhe, shumë analistë vlerësojnë se Sulejman Rexhepi është edhe më tej i paprekshëm nga organet e drejtëisë pikërisht për faktin se akoma është spiun aktiv. Meqë nuk mund ta paguajnë për detyrën që e kryen, e lejojnë që të bëjë masakër mbi buxhetin, pronën dhe pasurinë e Institucionit në të cilën e kanë vënë si drejtues!
Se kush është Sulejman Rexhepi, se sa është “i fuqishëm”, se sa është i poshtër dhe i ligë, mjafton t’i lexohen memoaret e tij që i ka të botuar nën titullin “Kush ma prek kombin ma ka sharë fenë”! Sulejman Rexhepi tashmë më së miri ka folur për Sulejman Rexhepin. Kjo vepër e Sulejman Rexhepit në letrat shqipe do të ngelë si një antipod i “Kështu foli Zarathustra”
Është e pamundur ta kuptojnë mirëfilli Sulejman Rexhepin të gjithë ata që akoma nuk i kanë lexuar këto memoare kaq të sinqerta, kaq të drejtpërdrejta dhe kaq autobiografike. Cilido që i lexon, menjëherë do ta ketë të qartë se për çfarë personi bëhet fjalë dhe, cilido që ka vetëm pak informacione mbi botën e shërbimeve sekrete, sakaq do të kuptojë se, edhe këtij kungulli i vie çasti i fundosjes në ujë! Të gjithë ata bashkëpunëtorë që për një çast i humbin përfitimet nga spiunimi, sakaq rrebelohen dhe pozicionohen “kundër” shërbimeve policore, kundër pushtetit, kundër shoqërisë. Nuk ju duket se pikërisht këtë pozicion për momentin e ka Sulejman Rexhepi! 
Sa herë që rrebelohen bashkëpunëtorët, sa herë që përpiqen të dalin nga ai shërbim, pa lejen e “shefave”, sakaq përfundojnë shumë keq. Të mirat e të qenurit spiun Sulejman Rexhepi i ka shijuar dhe me gjasë është tejngopur, tani është çasti që të nis e t’i përjetojë të këqiat e këtij profesioni. Këtu përfundon edhe tregimi i kungullit mbi ujë!
Në horizont po shihet fundosja e kungullit bashkë me Sulejman Rexhepin! /Opinione/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *