Përfunduan ëndërrat e Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi do të mbahet në mend si “rekordmeni kumulativ” i cili në cilësinë e “liderit” ka arritur t’ia sigurojë vetes më së paku nja 10 vite burg! Kjo është ajo ëndërr e cila po e trishton Sulejman Rexhepin dhe për të cilën lutet natë e ditë që mos ta shohë as në gjumë, as zgjuar 

Shkruan: Blerta Agushi, Juriste

 

Është i çuditshëm fati i Sulejman Rexhepit! Sipas prononcimeve të tij, ky fat deri më tani është ngritur mbi ëndërrat e tij të realizuara! “M’u realizua edhe kjo ëndërr jetësore”, thotë Sulejman Rexhepi! Kush pret t’i realizohen ëndërrat? Vetëm ai që e ka projektuar të ardhmen e vet mbi ëndërrat, duke përjashtuar Përcakimet e Krijuesit Absolut!

Në këtë moshë të shtyer, kur ka arritur ta prekë kulmin e vetëkënaqësisë, të vetëgëzimit dhe të vetëlezetit, ndjenja këto që manifesohen edhe në shoqërim me muzikë të gjallë, Sulejman Rexhepi i shkërromqur nga pleqëria dhe sëmundjet që vijnë me të, ka vetëm edhe një ëndërr: a do të shpëtojë pa e plakur jetën në burg!

Nisur nga detyrat evropiane të shtetit që konsistojnë në luftën deri në çrrënjosje të korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive që të bëjnë të përjashtuar nga shoqëria e civlizuar, nisur nga lëndët gjyqësore që e presin Sulejman Rexhepin, pa çka që ky tashmë ka arritur me korrupsion t’i shtyje proceset gjyqësore për katër vite me radhë, një ditë pa dyshim që do të hapen këto lëndë dhe dikush do të përgjigjet për këtë krim e korrupsion! Nëse arrinë ta përjetojë këtë moment, nëse arrinë që prokuroria t’ia argumentojë e dokumentojë të gjitha paditë mbi veprat e tij korruptive e kriminale, pa dyshim që Sulejman Rexhepi do të mbahet në mend si “rekordmeni kumulativ” i cili në cilësinë e “liderit” ka arritur t’ia sigurojë vetes më së paku nja 10 vite burg! Kjo është ajo ëndërr e cila po e trishton Sulejman Rexhepin dhe për të cilën lutet natë e ditë që mos ta shohë as në gjumë e as në zhgjëndërr!

Njerëzit e pushtetit të Sulejman Rexhepit thonë se, liderin e tyre nuk mund ta prekë askush, sepse është shumë i fortë edhe me parti, edhe me pushtet. Pra, nuk thonë se nuk mund ta prekë askush sepse është i pafajshëm, por, thonë se është shumë i fortë!  Ka pushtetin mbas, por edhe biografnë policeske lidhur me të gjitha pushtetet që i ka kaluar deri më sot. Opozita e tij, e bashkuar rreth Lëvzjes Myslimane për Reforma në BFI, thotë që Sulejman Rexhepi ka kohë që e ka arritur “kuotën penale” dhe se tërë bota e civilizuar habitet se si akoma është duke vegjetuar në liri! Pushteti i Sulejman Rexhepit për këtë situatë e sulmon “puçistin Afrim Tahiri i cili po zhvillon jë fushatë denigruese për liderin e tyre”, kurse lideri i tyre, pra, Sulejman Rexhepi e falimentoi Bashkësinë Fetare Islame duke i shpenzuar paratë në blerje të kohës, në shhtyerje të proceseve gjyqësore, vetë e vetë që e vërteta e Afrim Tahirit të mos dalë në shesh! Nuk po e kuptojmë kush është këtu i tmerrshmi: “puçisti” Afrim Tahiri, apo proceset gjyqësore?! Pse Sulejman Rexhepi nuk kërkon publikisht nga pushteti aktual politik që të bëjë trysni mbi organet e drejtësisë që sa më parë të nisë shqyrtimi i lëndëve gjyqësore të ngritura kundër Sulejman Rexhepit? Pse nuk e kërkon këtë drejtësi që njëher e përgjithmonë të lirohet nga “akuzat e pabaza” të oponentit të tij,  Afrim Tahiri, por, e korrupton këtë pushtet (lolot e BDI-së) e bashkë me të edhe segmente të caktuara të drejtësisë, dhe këmbëngulë që të shtyhen sa më tej proceset. Pra, është i vetëdishëm se ato një ditë do të hapen, por, insiston që ato të hapen atëherë kur do të arrijë një moshë kur burgosja e tij nuk do të ketë kuptim, kur dënimin do ta vuante në burg shtëpiak. Kjo flet se ai, pra Sulejman Rexhepi, është fare i vetëdishëm se ka kryer vepra penale që do ta “rehatonin” në burg por, mundësisht të shtyhen, të paktën deri sa BDI-ja do të jetë në pushtet, duke mos mbajtur llogari partiake se me këtë gjest ai vetëm se po e vërteton tezën ndërkombëtare se tashmë BDI-ja është bërë strumbullar i kriminelëve, të korruptuarve, matrapazëve! Së shpejti, lideri i kësaj Partie, z. Ali Ahmeti, do të gjendet në pozita të Edi Rams: ose të jetë i përgëdheluri i Perëndimit duke i burgosur të gjithë miqtë e vet që janë të ngarkuar me vepra të ndryshme penale, ose fundi i tij do të jetë si i Nikolla Gruevkit – azilant, por në Greqi!

Për çdo eventualitet, Sulejman Rexhepi është përkujdesur që në këtë periudhë të blejë edhe një shtetësi dhe bashkë me të edhe dokumentet e udhëtimit! Sulejman Rexhepi duke dashur që të shkarkohet prej të gjitha të bëmave të tij spiuneske në kohën e komunizmit, kur edhe e humbi identitetin qumështor duke e veshur kostumin e identitetit të ri të “Zharkos”, ai ka shprehur dëshirë që më në fund t’i realizohet ëndërra e tij – të jetë qytetar shqiptar! Pra, nuk jam më “Zharko” por shqiptar! Rikthimi në identitet nuk përmbysë të kaluarën e arkivuar! Aty ku flasin faktet heshtin “sulejmanët”!

Nëse Sulejman Rexhepi mendon se ajo shtetësi mund t’i shërbejë si vendstrehim në rast të ndonjë “përndjekje politike” në Maqedoninë e Veriut, ai duhet të dijë se aktivteti i INTERPOL-it është më i fuqishëm se hatri i presidentit apo kryeministrit shqiptar, kështu që, kjo ëndërr për Mulla Sulën do të jetë makth i vërtetë! Por, nëse ai ka menduar se i duhet një pasaportë të cilën organet e drejtësisë së Maqedonisë nuk mund t’i marrin, dhe me të të ik azilant tek i bekuari i tij Nikolla Gruevski, as kjo ëndërr nuk do t’i realizohet, sepse Sulejman Rexhepi nuk pati kurrfarë lidhjes me ambasadorin hungarez në Shkup, siç pati takime e lidhje të ngrohta dhe vëllazërore me ambasadorin rus apo me diplomatët izraelit!

Më së lehti e ka që të qëndrojë në vend, t’i dorëzohet drejtësisë dhe, të shkojë në burg ku mund t’i takojë edhe patriotët e Grupit të Kumanovës, për të cilët thoshte se ka komunikuar ndërkohë që ka qenë në komunikim permanent me kryeskenaristin dhe lakejt e tij në tërë atë masakër që u bë në Lagjen e Trimave më vitin 2015, në Kumanovë! Ata po e presin, gjithësesi, sepse ua ka bekuar me loçkë të zemrës edhe “dylberin” e tyre, Nikolla Gruevskin! Nderi duhet të kthehet me “nder”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *