Po i fërkon duart Sulejman Rexhepi, ky përfitues lufte

Ndjesë nga lexuesit shqiptarë, por ka shumëkush që nuk e kupton në shqip sintagmën “përfitues lufte”, këtyre duhet edhe shkinizuar këtë sintagmë, që ka kuptimin “ratni profiter”

Shkruan Firdeze Maksuti

Sulejman Rexhepi ua paska drejtuar një “letër qarkore” organeve të veta! Vetëm një fjali u dedikohet këtyre “organeve të moaja” (siç u thotë Sulejman Rexhepi), ndërsa tërë përmbajtja e letrës ngritet mbi synimet e tij të djallëzuara për të përfituar sa më shumë lekë (denarë) nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Po si nuk i vie turp për të gënjyer kaq shumë, për të luajtur rolin e viktimës, po si nuk i vie turp për të përfituar materialisht nga një sprovë me të cilën po na teston i Madhi Zot! Këto ditë kam lexuar se kjo kohë do të jetë ideale për matrapazllëqet e Sulejman Rexhepit dhe, ja ku doli e vërteta!
Kushdo që e ka lexuar dhe e ka analizuar përciptazi “letrën qarkore”, sakaq ka krijuar bindjen e paluhatshme për Sulejman Rexhepin, i cili, tashmë tamam si një skuth ka filluar t’i fërkojë duart duke pritur të reshin sa më shumë denarë nga Qeveria. Madje, nën rreshta të kësaj “letre qarkore” ndjehen edhe lutjet e Sulejman Rexhepit që situata të zgjasë sa më shumë, të bëhet sa më vështirë, të vdesin sa më shumë, të infektohen të gjithë qytetarët, sepse, atëherë do të ketë më pakë myslimanë që do ta urrejnë, më shumë ndihmë, më shumë para, të cilat, sipas trurit të tij prej “ratni profiteri”, do të derdhen edhe në arkën e BFI-së së tij!
Pse i duhet të aktrojë ”gjendjen e jashtëzakonshme” Sulejman Rexhepi, duke kërkuar që në çdo xhami të vihen imamët kujdestarë! A ka rregullore BFI-ja për situata të tilla? Çka do të thotë kujdestar xhamie, kur çdo xhami ka mutevelinë e vet, ka imamin apo myezinin që thërret nga pesë herë në ditë ezan. Si do të dukej kujdestari i xhamisë, çfarë do të bënte ai, cili do të ishte roli i tij, angazhimet e tij, detyrat e tij – këto duhet të jenë të shkruara e zeza në të bardhë, sepse kemi gjedje të jashtëzakonshme si dhe orë policore! Pse ky merak i Sulejman Rexhepit për xhamitë e vendit kur deri sot nuk i ka hëngër palla për asnjë xhami!
Sulejman Rexhepi kërkon që të thyhen të gjitha rregullat shetërore dhe imamët të kontaktojnë me xhematin e vet, të kërkojnë të dinë se kush është duke vdekur urie, që këto raste sociale t’i paraqesin në myftini dhe myftinia menjëherë t’i paraqesë “reisit”! Mundësisht numri të jetë sa më i madh, sepse pastaj do ta ketë më të lehtë për të kërkuar ndihma? Çka i duhet kjo kohëzgjatje? Sulejman Rexhepi mendon se ai që po vdes urie si pasojë e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, do të ketë kohë që ta presë reagimin e Mulla Sulës, a? Pse Sulejman Rexhepit i mungojnë degët e organizatës humanitare “Hilal” që duhet të shtrihen në çdo myftini, ose edhe nëndegët që duhet të shtrihen në çdo vendbanim mysliman dhe, aty për aty, nga magazinat humanitare të degëve dhe nëndegëve të ndihmohen të varfërit? Pse duhet që patjetër t’i raportojnë “reisit”! Apo që ky të dalë “shpëtimtarë” i myslimanëve të RMV-së?! Pa dyshim që, edhe kjo formë e krizës humanitare, të paramenduar nga Sulejman Rexhepi, paraqet përpjekje për përfitime në kohë lufte! Për këtë ndytësirë është shumë i denjë Sulejman Rexhepi!
Masat policore qenkan masë të nevojshme, madje që përshëndeten edhe nga “organet” e Sulejman Rexhepit, por, siç thotë ky naiv, qenkan edhe shumë të dëmshme për aktivitetin dhe ekzistencën e BFI-së! Pra, nëse shkatërrohet këto ditë BFI-ja fajet i paska “ora policore” dhe jo sjellja anarkike e Sulejman Rexhepit! Po deri dje nuk ishin këto masa, as ora policore, kurse BFI-ja është në prag të shkatërrimit total! Kjo falë hajnisë së pakontrolluar të Sulejman Rexhepit!
Ndërsa këtë “letër” Sulejman Rexhepi e përfundon duke e nxjerrë në sipërfaqe shpirtin e tij të dobët. Ai edhe me këtë rast vërteton se BFI-ja është firmë tregtare-përfituese personalisht e tij! Pa fije turpi Sulejman Rexhepi thotë se masat restriktive si pasojë e Corona Virus lanë jashtë funksionimit 700 xhami, 1500 punëtorë e nëpunës të BFI-së, 5 medrese, 110 profesorë, mbi 800 nxënës, 25 ligjerues të FSHI-së me mbi 350 studentë!
Pse a këto xhami të kanë sjellë përfitime materiale, pse a këta profesorë e nëpunës, nxënës e studentë, të kanë rregulluar mbarëvajtjen e mësim-besimit dhe të jetës fetare islame në vend! Në cilin segment financiar të BFI-së kanë prekur këto masa të jashtëzakonshme?! Absolutisht, në asnjë segment!
Por, Sulejman Rexhepi është mjeshtër i fajësimit të të tjerëve për paaftësit e veta menaxhuese dhe për afinitetet e tij prej hajni! Fajtorë janë të tjerët, në këtë rast, fajtor është vetë shteti, prandaj, nëse ka ndërmend të ndajë subvencione, mos ta harrojë edhe BFI-në?
Shteti po mendon të marrë masa dhe të ulë rrogat, madje edhe mos t’i japë dikujt-dikujt, po mendon largim nga puna, po mendon një paketë masash ekonomiko-financiare! Çka po mendon Sulejman Rexhepi? Asgjë, zgjate Zot! Pse Sulejman Rexhepi nuk i pushon nga puna të gjithë ata familjarë, miq e katundarë që i ka futur në punë vetëm sa për të siguruar informacione se kush çka po flet nëpër “organet e tij” dhe sa për të siguruar përkrahje fiktive për vete! BFI-së nuk i duhet kjo ushtri nepotike e Mulla Sulës! Pse Sulejman Rexhepi nuk sjell vendim për ta ulur rrogën e vet, rrogën e nëpunësve të tij si dhe të feudëve të tij! Ashtu siç ka ditur kohë më pare që t’ua ngrisë rrogat, le të ndërmarrë masa që t’i ulë në këtë kohë!
Sulejman Rexhepi duhet të lëshojë letër qarkore deri te ”myftitë” e vet dhe të kërkojë prej tyre që sa më masovikisht të mbledhin anëtarësinë (nëse do t’ua paguajë dikush)! Duhet të dalë me ndonjë strategji se si të mbledhen fitrat, zeqati, si të motivonte muslimanët e vendit, bisnesmenët, qeraxhijtë, që të kontribuojnë me aksione vullnetare në BFI!
BFI-ja, me sa e dimë, nuk ngeci në prodhimtari, nuk iu ndërpre prodhimtaria, as eksport-importi, as tregëtia, asnjë degë ekonomike e saj, prandaj, mos ta luajë rolin e viktimës, mos ta luajnë rolin e lypsarit që zgjatjen e dorës për lëmoshë e ka profesion! Në BFI nuk ka para, ndërsa Sulejman Rexhepi është mësuar që të marrë sa të dojë, pa hesap! Një digresion: para kësaj situate të jashtëzakonshme a nuk paska pasur të varfër në vendin tone? Po kujt ia ngjiti dorën BFI-ja e Sulejman Rexhepit. Pas Ramazanit e këndej, deri më sot, cilin të varfër e ndihmoi? Asnjë!
Ora policore në asnjë segment nuk e tangon BFI-në. BFI-ja, nga masat e jashtëzakonshme vetëm sa ka përfituar, të paktën, shëndetin! Sa për Sulejman Rexhepin, ky i kishte hyrë aventurës që sa më shumë të infektohen, mundësisht të gjithë myslimënët e Maqedonisë së Veriut! Natyrisht, këtë synim makabër ia ndërpreu ultimatumi i organeve të shtetit që të ndërpresë njëherë e mirë me lojërat e poshtra!
Me këtë “letër qarkore” në fakt, vetëm sa mundohet që ta institucionalizojë synimin e vet të djallëzuar! Sa komik e sa i mjerë që paska dalë!

Leave a Reply