“Policët” e manipulueshëm prej Sulejman Rexhepit i keqtrajtojnë hoxhallarët

Kthimi i shpinës kundër Sulejman Rexhepit për të gjithë hoxhallarët do të jetë i barasvlefshëm me shahadetin! Sepse, t’i shërbeshë Sulejman Rexhepit sot përkthehet si ikje e qëllimshme prej fesë. Ky është perceptimi i përgjithshëm për Sulejman Rexhepin, prandaj, asnjë nga hoxhallarët nuk do të pranonte që të infektohet nga ky virus që gjenezën e ka në haram

 

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

 

 

Ezani shënon vaktin e faljes së namazit! Ezani asocon në thirrje publike për tubim, për lutje të përbashkët drejtuar Allahut Fuqiplotë, i cili ka mëshirën për të na dëgjuar e për të na parë tek i lutemi me devotshmëri për t’na i falur mëkatet e qëllimshme apo të paqëllimshme dhe për të na e mundësuar që të jemi banorë të xhenetit! Kështu ka qenë që kur lindi islami si fe.

Megjithatë, fatkeqësisht, në Maqedoninë e Veriut, kohëve të fundit, sapo të dëgjohet ezani, menjëherë të asocon në klimën aktuale dhe në përshtypjen e përgjithshme mbi thirrësit e ezanit, mbi falësit e namazeve të cilët me një emër të përbashkët popullata i quan hoxhë se, diçka ka ndryshuar për të keq! Cili është sot përceptimi mbi hoxhallarët e vendit tonë? Thjesht, sapo të dëgjohet ezani, fjalia e parë që pëshpëritet është: ja, po na thirrin llopovët, hajdutët!

Zot na ruaj! Çfarë krahasimi i dhimbshëm, i padrejtë dhe shumë tendencioz! Hoxhallarët krahasohen me llopovët, hajnat, e të pafytyrët! Nuk është e vërtetë! Hoxhallarët kanë qenë, janë dhe do të ngelin shtresa më e respektuar te popullata e përgjithshme myslimane, kanë qenë, janë dhe do të ngelin udhërrëfyesit tanë drejt rrugës së shpëtimit, drejt dritës që ndriçon mendjen dhe shpirtin. Hoxhallarët kanë qenë, janë dhe do të ngelin përçuesit e kodit të moralit shoqëror.

Prej nga atëherë ky percepcion i gabueshëm? Kush po punon në njollosjen dhe devalvimin e profesionit të shenjtë të teologut? Si u bënë hoxhallarët hajna, tradhëtarë, muxhahedina, ekstremista, radikalista, anikombëtarë, terrorista, mercenarë që punojnë për të huaj e në dëm të interesave kombëtare! Kur ka ndodhur ky kualifikim! Kurrë, përveçse sot, sot dhe ekskluzivisht prej Sulejman Rexhepit i cili i etiketon kështu të gjithë ata që janë oponencë e pathyeshme e tij!

Hoxhallarët gjithmonë kanë qenë pasqyra e xhematit përkatës, kanë qenë drejtues të xhematit përkatës, kanë qenë kërkues të rreptë prej xhematit përkatës që të respektojnë urdhërat, kërkesat dhe rregullat e sjella nga Institucioni më i lartë i tyre, Bashkësia Fetare Islame! Hoxhallarët kanë ditur gjithmonë që, për interes të kombit e të fesë, të refuzojnë çfarëdo vendimi të Institucionit të BFI-së, nëse ai vendim ka qenë poshtërues, kundër interesave kombëtare e fetar dhe, sakaq, kanë kërkuar prerazi që “t’i përulen” liderit politiko-fetar, atij personi të cilin historia e ka nxjerrë në sipërfaqe për të drejtuar masën e përgjithshme drejt një “bote” më të lumtur, të lirë, të mirëqenshme, të paqtë e të mbarë si për zhvillimin e kombit e të shoqërisë po ashtu edhe të fesë! Historia njeh shumë personalitete hoxhallarësh të cilët, në momentin kur kanë hetuar se paria e tyre, qoftë politike qoftë fetare, po devijon nga rruga e Zotit, sakaq penjtë i kanë kapur në duart e veta, duke u shndërruar në drejtues të xhematit të vet, apo të xhemateve më gjërësisht dhe duke lënë gjurmë të shëndosha në epokën e tyre.

Pse sot hoxhallarët na qenkan sinonim i hajnave? Ku është defekti?

Bashkësia Fetare Islame si dhe uzurpatori satrap i këtij Instucioni, Sulejman Rexhepi, i kanë thyer të gjitha parimet e së moralshmes dhe, sot, të dy këta “institucione” llogariten si hajdutë më të paparë e të padëgjuar përgjatë historisë shekullore të Institucionit fetar islam. Sulejman Rexhepi e shkatërroi vakëfin, duke e vjedhur, e degradoi taksën fetare e cila, nga buxheti i të varfërve dhe i zhvillimit të mësim-besimit fetar, fitri, është shndërruar në para për gushën e Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij! Instituionin e BFI-së e ka shëndërruar në biro për punësim të familjarëve dhe katundarëve të vet, “bejtul malin” e ka shndërruar në magaze të bisnesit familjar; institucionin fetar e ka shndërruar në “stacion policor” që e përdor kundër të gjithë atyreve që e kundërshtojnë, madje duke kërkuar me këmbëngulje që partner të këtij “stacioni” të bëhen edhe institucionet policore shtetërore që do të vihen në “gjyeti të shtrigave”! Institucionin dejtues të xhematit të përgjithshëm e ka shndërruar në mekanizëm që shpallë mbledhje të aksioneve humanitare dhe që i kanalizon drejt e në xhepin e Sulejman Rexhepit dhe të familjes së tij! Autoritetin dhe personalitetin fetaro-juridik të këtij Institucioni e ka shndërruar në mundësi reale për të uzurpuar prona të huaja, për të vjelur e vjedhur paratë e huaja, thjesht, e ka shndërruar në aparat degradues të institucioneve fetare si dhe të vetë fesë!

Kësisoj, hoxhallarët, duke qenë nëpunës të uzurpatorit Sulejman Rexhepi, që të gjithë janë njollosur sot me epitetin llopovë, vjedhës e zhvatës të popullit! Ky përceptim i gabueshëm, pa dyshim që është shumë i mëkatshëm por që, nga ana tjetër, shumë i favorshëm për Sulejman Rexhepin. Sepse, kështu duhet të jetë – jo vetëm Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, të përceptohet si hajni më i madh, porse të gjithë mullatë e tjerë, hoxhallarët që i shërbejnë këtij farë kryehajni, fatkeqësisht, edhe ata të përceptohen e të llogariten hajna!

Ka prej hoxhallarëve që e kundërshtojnë, nuk i përgjigjen urdhërave satrape të Sulejman Rexhepit, nuk e llogarisin për drejtues, as për hoxhë dhe as për njeri normal. Për pasojë, ju  nënshtrohen reperkusioneve dhe kërcënimeve policore të shtetit, sepse, për të tillët sakaq Sulejman Rexhepi raporton si për njerëz ekstremistë, radikalistë dhe mbjellës të urrejtjes në shoqëri. Sakaq do të largohen nga puna e do të ngelin rrugëve. Së këndejmi, shumica e imamëve, duke mos dashur që të trajtohen prej policisë së shtetit, duke u frikësuar se do të ngelin rrugëve, e zgjedhin heshtjen para hajnisë së madhe, para antiislamizmës, para haramit të hatashëm – të gjithë heshtin dhe e shikojnë punën e vet! Këtë heshtje Sulejman Rexhepi po e përkthen si “përkrahje masovike”!

Megjithatë, shumë shpejt percepcioni “hoxhallarët janë që të gjithë hajna” do të peshojë shumëfish më tepër se frika prej eks-policit Sulejman Rexhepi, do të jetë shumë më fatale se sa urdhëri i Sulejman Rexhepit për t’i dëbuar nga xhamitë e për t’i hedhur rrugëve, do të provokojë vlimin e turpit përcëllues që djeg shumëfish më tepër se sa padëgjueshmëria dhe mohimi i Sulejman Rexhepit. Shumë shpejt për të gjithë hoxhallarët respektimi i Sulejman Rexhepit do të jetë i barasvlefshëm me lënien e namazit, me mosagjërim, me mohim të haxhit! Kthimi i shpinës kundër Sulejman Rexhepit për të gjithë hoxhallarët do të jetë i barasvlefshëm me shahadetin! Sepse, t’i shërbeshë Sulejman Rexhepit do të jetë ikje e qëllimshme prej fesë. Ndërsa ky nuk është mision i hoxhallarëve. Misioni i tyre është t’i shërbejnë islamit dhe jo Sulejman Rexhepit, i cili, fund e krye është anti-islam! Ky është perceptimi i përgjithshëm për Sulejman Rexhepin, prandaj, asnjë nga hoxhallarët nuk do të pranonte që të infektohet nga ky virus që gjenezën e ka në haram!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *