Politikat desruktive të Sulejman Rexhepit në raport me BFI-në

Gjysma e myftinive Sulejman Rexhepit i janë dashur në vend të katapultit për të arritur te pasurimi i jashtëligjshëm, kurse gjysma tjetër i janë nevojitur për duartrokitje si në shfaqjet cirkuzante sa për t’i dhënë zemër palaços për ekzekutimin e “puntatës së rrezikshme”. Kësisoj Sulejman Rexhepi e kapi majen e pasurisë haram

 

Shkruan: Nehat Jashari

 

Për shumë akte alla-Sulejmançe myftinitë që drejtohen nga kordinatorë, pra jo nga myfti, kanë qenë të parëndësishëm, si të tillë jo representativë, si të tillë të papërfillshëm. Në fakt, të përfillshëm kanë qenë vetëm kur është dashur të legjitimohet ndonjë veprim-haram i Mulla Sulës. (A mos u ftuan në Presidencën shqiptare ku defiluan lloj-lloj spiunësht, kriminelësh e narkomanësh, siç u nënvizua nga brenda Presidencës, e që i kishte marrur me vete për aktin e “dekorimit”?) Myftitë e myftinive si organe me peshë, gjithnjë kanë qenë nën ethet e kësaj sjellje me dy arshinë të Sulejman Rexhepit, ndaj dhe gjithnjë ia kanë fërkuar bolet, ia kanë rrahur shpinën dhe ia kanë dhënë gjithë përkrahjen me lutjen alla-QaniNesimijane “Zoti i dhënt shëndet reisit tonë…”!

Po pse gjysma e myftinive nuk kanë myfti por kordinatorë, ndërkohë që territori përkatës emërtohet “myftinia…”! Sepse, kordinatorët janë më të manipulueshëm, janë më pak me peshë dhe më lehtë të larguheshëm nga pozita e kordinatorit dhe, nga ana tjetër, janë të prirur për të qenë servilë deri në pozita të zagarit.

Me këtë diskriminim në fakt Sulejman Rexhepi ka arrritur që shumë lehtë të manipulojë me decentralizimin dhe denacionalizimin e pronave, si dhe me bonot në vlera që janë dhënë në vend të denacionalizimit e që kanë qenë të përkthyera në miliona euro! Të gjitha ato euro janë keqpërdorur për pasurimin personal dhe të paligjshëm të Sulejman Rexhepit. Do me thënë, janë “falur” prona kurse shteti në kundërshpërblim ka dhënë letra me vlerë prej miliona euro të cilat gjithësesi që është dashur të shfrytëzohen islamikish, ashtu siç porositë Allahu xh.sh., Muhamedi a.s. dhe mësimet e përgjithshme islame: me vakëf të shtohet vakëfi! Dhe jo të shitet vakëfi që të bëhen shtëpitë dhe makinat e familjes së Sulejman Rexhepit, të shitet vakfi që familja e tij të bëjnë qejfe e zefe si familjet jomyslimane por të rahatshme në fenë e tyre.

Për shembull, a e di kordinatori i Myftinisë së Prilepit se ku i ka vakëfet e veta, si Myftini? A e di se sa bono në vlerë ka marrur nga shteti dhe ku kanë përfunduar tërë ato miliona euro! A e di kordinatori i Myftinisë së Prilepit se ku e ka zyren, ku e ka selinë kjo Myftini!!! Po ai i Resnjës? Ku përfunduan bonot me vlerë që iu dhanë e që ia zhvati Sulejman Rexhepi! Po letrat me vlerë që iu dhanë Myftinisë së Manastirrit, ku përfunduan ato? Sa vakëf u shtua me këto miliona euro, sa prona u siguruan për të ardhmen e sigurtë të institucioneve të BFI-së dhe jo për të siguruar të tashmen e nëpunësve të BFI-së së Sulejman Rexhepit?

Myftinia e kaluar e Shkupit u vu në tapet të kritikave për faktin që paskësh blerë një objekt, seli të Myftinisë së vet, për një shumë marramendëse. U tha se me këtë shumë paskësh manipuluar stafi i kaluar i kësaj Myftinie (që u etiketuan me nofkën “puçista”) kurse kurrë nuk u dokumentuan këto keqpërdorime. Sot, po flitet se ky objekt, kjo pronë e vakëfit, është shitur për pak më shumë se 100 mij euro. Pra, sipas shpekulimeve që vijnë nga BFI kjo godinë na është blerë për 700 mij euro kurse shitet për 100 mij euro! Nëse këtë godinë nuk do ta zhvatë Sulejman Rexhepi për shtimin e pronave të veta personale, atëherë, ky objekt duhet të shitet mbi 700 mij euro dhe jo të zbresë kaq poshtë! Cila është logjika e kësaj matematike, nëse jo shpëtimi i Sulejman Rexhepit edhe për një muaj duke siguruar rroga për të punësuarit në BFI-në e tij! Do me thënë, tash e tutje do të shitet vakëfi që të sigurohen rrogat! Cili islam thotë që vakëfi shërben për këtë qëllim dhe jo si prona që gjenerojnë të mira materiale për t’u shtuar prona e vakëfi, politikë kjo që garanton zhvillim stabil të fesë islame për shekuj me radhë!

Sulejman Rexhepi, po ju thotë lakejve të vetë se, kjo vrimë financiare, kjo krizë e paparë ndonjëherë në historikun e BFI-së do të tejkalohet me fitrat e ramazanit të sivjemë, me zeqatin, me haxhin dhe kurbanin e sivjetëm! Nuk është e vërtetë! As që do të mund ta tejkalojë të paktën me ndonjë përqindje minimale mbi zeron! Sepse, do të duhet të kthehen disa borxhe të huazuara nga bisnesmenë të ndryshëm, do të duhet të paguhen qindra raste gjyqësore, do të duhet të paguhen detyrimet ndaj shtetit (siguracionet, pensionet, rryma, uji, nafata, komunalet dhe të dhënat e paparashikuara). Shkupi duhet të bëhet me selinë e mytinisë së vet. E vetmja Myftini më e madhja e vendit që është pa seli, pa zyret e veta.

Si Myftini më e madhja, kjo e Shkupit, kjo aktualja, a ka tagër që të mbledh fitra e zeqate, a ka fytyrë që t’i drejtohet xhematit dhe t’i thotë që t’i japin fitrat dhe të dhënat e tjera islame, ndërkohë që plotë 25 vjetët e kaluara ka zhvilluar luftë të pakompromis kundër kësaj praktike. Ka mbledhur të holla për aktivitetet e veta që kanë qenë kundër Sulejman Rexhepit, kundër BFI-së, kundër mirëmbajtjes së Medresesë dhe Fakultetit, ashtu siç ka qenë i këtij rendi masonerik edhe Irsal Jakupi, sekretari i emëruar dhunshëm nga Mulla Sula.

Me largimin e njeriut më të moralshëm të BFI-së, Afrim ef. Tahirit, njeriut i cili qysh si Medresantë i Medresesë Isa Beu ka dhënë kontributin e vet, është angazhar me tërë qenien për mirëmbajtjen e kësaj vatre shkollore dhe gjithnjë ka qenë në konfrontim të hapur kundër të gjithë atyreve që e sulmonin BFI-në e që sot kanë rehatuar bythëfytyrën e pistë në këtë Instiitucion.

Ky fakt flet se Sulejman Rexhepi me gjithë mend e shpirtë është dhënë pas shkatërrimit të çdo gjëje islame në Maqedoni, sepse i ka shperblyer dhe i ka institucionalizuar të gjitha ato lëvizje që kanë prirje dhe politika destruktive në raport me BFI-në dhe institucionet e saj. Sulejman Rexhepi sot është i rrethuar dhe shoqërohet vetëm nga ata që derisa nuk janë rehatuar me emërimet e dhunshme të Sulejman Rexhepit, kanë qenë armiqtë e përbetuar të tij dhe të Institucioneve të BFI-së. Kjo e vërtetë është lehtësisht e argumentueshme. Dhe, kjo e vërtetë flet për politikat destruktive dhe shkatërrimtare të Sulejman Rexhepit që janë në po të njëjtën linjë tensioni me të të gjithë atyreve që janë shquar si shembuj tipikë të luftimit klasik të BFI-së dhe institucioneve të saj.

Vetëm PLATFORMA e Afrim Tahirit mund ta shpëtojë BFI-në. Sa më shpejt që ta kuptojë këtë të vërtetë Sulejman Rexhepi aq më lehtë do të mund të dalë nga ky trekëndësh bermudian që sajohet nga pikat këndore A=Qani Nesimi, B=Shaqir Fetahu, C=Qenan Ismaili dhe, ku brenda këtij trekëndëshi ka futur anijet duke ua lënë timonin në duar të çiftit të Mustafa Dautit e Irsal Jakupit nga kabilja e “Bagdatski llopovit”. Në këtë situatë BFI-në dhe Sulejman Rexhepin nuk mund ta shpëtojnë as shtatëqind mij dreqëra që ta kallaisin kokën e gjoksin me “dekorata” komike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *