Politikat e BFI-së së Sulejman Rexhepit

Na ishte dikur një Institucion fetar islam që përkujdesej për interesat fetare të të gjithë myslimanëve në Maqedoni. Sot, fatkeqësisht, ky Institucion është uzurpuar nga Sulejman Rexhepi duke e shndërruar në firmë private. Ky institucion sot është pa strategji, pa vizion, pa plan veprimi, pa politikat e veta origjinale. I ka edhe nja 13 tezga-myftini të dhëna me qera të cilat punojnë për “dinastinë Rexhepi”

Shkruan: Ajete Bajrami

 

Asnjë subjekt në botë nuk funksionon pa e pasur një strategji mbi të cilën e ndërton identitetin e vet! Cili është identiteti i BFI-së sot? Sikur edhe pyetje kuizi me vlerë miliona dollarëshe të ishte askush nuk do t’ia qëllonte se cili është identiteti i BFI-së! Sepse, ka ngelur pa identitet, sepse është shndërruar në “bakallnicë” që i sjell përfitime eksluzivisht Sulejman Rexhepit.

Pushtuesit që kanë kaluar nëpër histori, qofshin ata mitik apo edhe humoristitik, që të gjithë kur kanë zaptuar një territor apo një shoqëri, kanë pasur strategji se çka do të bëjnë me uzurpimin! Zakonisht, që të gjithë zaptuesit kanë një synim: ta pushtojnë vendin, të ushtrojnë forcë e fuqi, ta shohin të nënshtruar shoqërinë dhe, të vetëdishëm se nuk do të zgjasë shumë kjo “ëndërr”, që të gjithë ia mësyjnë eksploatimin e asaj që e pushtojnë! Pra, diktaturë dhe eksploatim – kjo është strategjia e cilido pushtues! Çka është duke bërë Sulejman Rexhepi sot me BFI-në e uzurpuar nëse jo diktaturë dhe eksploatim, sillet sikur ta ketë miraz prej babës së vet atë Instiitucion dhe, e eksploaton sikur të jetë tezgë personale e tij! Për më keq, këtë përfitim e ka duke e rjepur popullin, duke ia keqpërdorur sinqeritetin dhe gatishmërinë për t’ju pëgjigjur aksioneve fetare që ia krijojnë buxhetin këtij Institucioni. Sulejman Rexhepi thellësisht është i bindur se, ai është “zoti” i myslimanëve të Maqedonisë dhe se që të gjithë duhet të paguajnë tatime të ndryshme fetare që përfundojnë në xhepin e Mulla Sulës dhe nga një sahan taxhi bashkëpunëtorëve të tij që i numëron në gishtat e njërës dorë.

Sulejman Rexhepi, ditën që e uzurpoi BFI-në kurrë nuk prezantoi program pune, as strategji se çka do të bënte me këtë Institucion në rrethana dhe në konstelacione të reja politike e shoqërore! Sulejman Rexhepi kurrë nuk ofroi një plan zhvëllimor, sepse ai plan bazohet në program e strategji origjinale, të cilat Sulejman Rexhepi nuk i ka! Sulejman Rexhepi kurrë nuk zbatoi projekte sepse, nuk u hartuan për shkak të mungesës së ideve, synimeve e qëllimeve afatgjata! Sulejman Rexhepi kurrë nuk e kuptoi se BFI-ja duhet t’i ketë politikat e veta zhvëllimore, prandaj dhe, përplasej sa në politikat  PPD-së, sa në PDSH-së dhe, së fundmi, në ato të BDI-së duke e shndërruar BFI-në edhe në një zyre partiake në nivel të bashkësisë lokale!

Nuk e ka bërë pa vetëdije këtë Sulejman Rexhepi, jo! Ka zhvilluar aktivitete stihike, e ka parapëlqyer një jetë “bashibozuku” sepse, kështu nuk do të linte trag. Sulejman Rexhepit nuk i duhet trag suksesi të BFI-së, sepse, në hulumtim e sipër të këtyre sukseseve hulumtuesi do të haste edhe gjëra banale që nuk i përkasin as natyrës së Insttucionit por as profesionit teolog!

Politikat e BFI-së nuk shprehen përmes kolumnave, sepse, ato nuk paraqesin asgjë tjetër përveçse harmoninë e intelektit me shpirtëroren e një bohemi, paraqesin shfrenimin intelektual të një krijuesi që inspirohet “poetikisht” sapo ta ngrisë gotën e parë të rakisë! Kolumnistët e tipit të Sulejman Rexhepit, bazuar në llojin e shkrimit, nuk e ngrisin me gotë, por me shishe!

Plitikat e BFI-së nuk mund të jenë “planet” si të vijmë deri te një grusht parashë që ta heqim një mujë rroga e pjesën tjetër ta fusim në xhep, si bakshish që ta siguron posti “reis”!

Ndasitë, armiqësitë, tallja me dinjitetin dhe personalitetin e teologëve, “administratorëve”, dehumanizmi, zhvatja, përndjekja e mendimit alternativ, etiketimi, kërcënimi, manipulimi, shantazhimi, të gjitha këto për ta ushtruar diktaturën me qëllim të eksploatimit të “bujkrobërve” – këto janë “politika” aktuale të BFI-së së Sulejman Rexhepit!

Prandaj, jemi në këtë situatë emergjene, në këtë situatë të turpshme, në këtë situatë të mjerueshme për ç’gjë asnjëri mysiman i Maqedonisë nuk do të dalë para Krijuesit Fuqiplotë pa dhënë llogari! Sepse, që të gjithë jemi fajtor që lejojmë degradimin, shkatërrimin dhe devijimin nga identiteti i mirëfilltë i Institucionit Fetar Islam, i cili, nëpër kohë shpesh ka ditur të luajë rolin e “shtetit në shtet”! Sot e luan rolin e “filiales” së shërbimeve sekrete, rolin e “nëndegës së BDI” në një bashkësi lokale, rolin e një “selie” të Shoqatës së Gjyetarëve të Maqedonisë, rolin e “një bodrumi” të armëve të ndyshme, rolin “e një klubi” të sevdalinjëve, maraklinjve, dylberave, rakixhive, opiumxhinjëve, të cilët fryhen si gjeldeta mbi dy-tre punëtorë mbi kurrizin e të cilëve peshon tërë ajo ndërtesë e njollosur që i thonë “selia e Mulla Sulës”!

A ka dalje nga kjo situatë e turpshme, katastrofale? Ka!

Sulejman Rexhepi, urgjentisht duhet të pranojë që të bashkëpunojë me Afrim Tahirin, siç ka ditur dikur të pendohet e të punojë edhe me të ndjerin Tahsin Teufikun, me Sabaudin Mahmutin, me të ndjerin Jakup Asipin, me të ndjerin Jakup Selimovskin, me “surrogatët” Alifikri Esati e Haki Agushi, e me disa fiçfiriça të tjerë! Afrim Tahiri ka projektin dhe strategjinë që del nga Platforma e Lëvizjes së Myslimanëe për Reforma në BFI! Nëse Sulejman Rexhepi e ndjenë veten vetëm një gram mysliman, atëherë, urgjentisht duhet të pranojë të bashkëpunojë me Afrim Tahirin për ta shpëtuar Institucionin e BFI-së, për ta rikthyer unitetin fetar si dhe për të siguruar një perspektivë të sigurtë të jetës islame në Maqedoni. Nuk është turp që të provojë e ta lusë Afrim Tahirin nëse ai do të pajtohet me gatishmrinë e Sulejman Rexhepit për një “tevbe” dhe për bashkëpunim, apo, përfundimisht të kuptojë se i ka ardhur koha për t’u spostuar, sepse, pa këtë akt personal të Sulejman Rexhepit nuk do të ketë shpëtim të BFI-së. Shpëtimi do të vie në momentin kur do të ndodhë populli. Ishalla kurrë nuk ndodhë, sepse, do të jetë diç katastrofale për Sulën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *