Pse e kemi haxhillëkun më të shtrenjtë në rajon

Pse e kemi haxhillëkun më të shtrenjtë në rajon apo lexova një shkrim me titull “Bisnes-Haxhi i Sulejman Rexhepit”, i cili flet për lukuninë e Sulejman Rexhepit në raport me Institucionin fetar, në raport me taksat tradicionale fetare, në raport me fenë islame dhe përfitimet e majme në emër të kësaj feje. Dhe kjo lukuni mund të shuhet vetëm nëse guralecët e Mines marrin drejtimin kah caku i vërtetë – drejt Sulejman Rexhepit

Shkruan: Elsa Shkodra

Derisa bashkësitë e tjera fetare në rajon kanë nisur aktivitetet përgatitore për haxhin e sivjemë, drejtoritë dhe sektorët përkatëse të haxhit mbajnë mbledhje të përditshme, takime me haxhilerët, i njohtojnë pjesëtarët e familjeve të haxhilerëve të sivjemë me procedurat, me vendqëndrimet, me vizitat, me kushtet, me obligimet dhe me tërë procedurën e kryerjes së haxhit. Në Maqedoninë e Veriut “organet” e Mulla Sulës janë në gjumë! Asnjë risi rreth organizimit të haxhit, asnjë fjalë, asnjë mbledhje, asnjë njohtim me konrtatën e nënshkruar të haxhit, asnjë shpjegim se pse çmimi i sivjemë është më i lartë se i vitit të kaluar, madje më i shtrenjti në rajon, asnjë apel dhe asnjë lëvizje për sensibilizimin e haxhilerëve që mos t’ia mësyjnë shkuarjes në haxh përmes agjencive private!

Kanë caktuar çmimin më të shtrenjtë në rajon! Kjo flet se sivjet Sulejman Rexhepi është përgatitur që t’ia thithë mirë e mirë “gjakun në qafë” haxhit! Jemi më të shtrenjtë për 1000 euro se sa komunitetet e tjera fetare në rajon! Prandaj është një kosntatim i përgjithshëm se Sulejman Rexhepi  nuk ka drejtori për haxh, nuk ka sektor për haxh, nuk ka komisione profesionale për haxh, nuk ka takime e konsultime me “organet” e tij për haxh, nuk ka transparencë për të gjitha kontratat, qoftë për udhëtim, për vendqëndrim, për ushqim etj. Askush nuk di asgjë përveçse llopovat e Sulejman Rexhepit

Edhe atë pak informacion që e japin, e japin siç të duan vetë, siç ua merr mendja se është më së miri për t’i gënjyer e për t’i joshur haxhilerët. I nisin haxhilerët dhe pastaj i marrin më qafë, i lënë në “cedillë” për t’u gjendur siç do të mund dhe do të dinë vetë. Ju thonë se hoteli qenka larg 1 kilometër e gjysëm nga haremi! Ndërsa informacioni zyrtar nga vendi i shenjtë, përmes internetit, tregon se distanca në mes të hotelit ku do të vendosen “haxhilerët e Mulla Sulës” dhe haremit është 2.7 kilometra, plus platoja-oborri i haremit që ka gjatësi prej rreth 700 metra! I bie që do të jenë larg të paktën nja 4 kilometra! Pse nuk ua thonë këtë haxhilerëve dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, që të dinë dhe të marrin më shumë para me vete, sepse jo gjithmonë mund të ecet në këmbë, apo jo gjithmonë qarkullojnë autobusët, sepse nuk na qenkan në Meke e në Medine vetm haxhilerët nga Maqedonia por, nga e tërë bota, o tallës me dinin!

Edhe informacionin e parë që e kanë dhënë përmes njëfarë “poseteri” shihet qartë se më tepër e kanë për tallje, më tepër e kanë për përfitime të majme, se sa për t’ju ndihmuar mysimanëve për të kryer një nga kushtet e islamit me sa më pak mund, lodhje, e shpenzime!

Në “postein” e vet Suejman Rexhepi ka radhitur nja katër-pesë pika për të treguar se ku do të shkojnë të gjitha ato 4400 euro të secilit haxhi! Nuk di si të arsyetohet për këtë grabitje lukunike të myslimanëve të ngratë dhe, ia futë (te pika e parë) “udhëtimi me aeroplan” dhe, pastaj, sërish (te pika e pestë) “Bileta dykahëshe të aerolanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe vendet e shenjta”! Aiiiiiii, pa fije turpi! Pastaj në një pikë tjetër e shtonë edhe këtë “të gjitha taksat e haxhit në vend dhe në Arabinë Saudite”! Ndërsa kur të plasë cipa, kur të degjenerohet morali, kur të verbon lakmia për paranë e huaj e të mykur në djersë, do ta theksoshë edhe këtë budallallëk “Vaksinimi dhe mbrojtja shëndetësore para, gjatë dhe pas udhëtimit, konform ligjeve për mbrojtje shëndetësore”! Turp mbi turpet ky Sulejman Rexhepi!

Janë dy persona (dihen me emër e mbiemër) që tashmë kanë nisur regjistrmin e haxhilerëve përmes agjencive fiktive, inegzistente, por që do t’i dorëzojnë në agjencinë e Sulejman Rexhepit, të regjistruar në adresën e BFI-së së uzurpuar! Ata që nuk do të punojnë për Sulejman Rexhepin do të detyrohen t’i blejnë vizat arabe të haxhit prej tij (vjet i shiti mbi 900 viza, prej të cilave 36 viza nga 6000 euro, për do qytetarë tuq, këto, dorën në zemër, pa dijeninë e Sulejman Rexhepit).

Po pse, haxhi ynë kushton më shtrenjt se haxhi që organizohet nga komunitetet fetare në rajon! Sepse, të tjerët janë me shpirt në shërbim të myslimanëve të cilët vedosin për të udhëtuar nën organizimin institucional për ta ndihmuar në mënyrë modeste edhe vetë institucionin. Sulejman Rexhepi, nuk i interesin institucioni, ai  tashmë çmendet nëse të paktën çdo vit nuk e përjeton ndiesinë e Pablo Eskobarit: Boss mafioz, që ka fuqinë finansiare për të korruptuar institucione shtetërore, për hesap të bisnes-mafisë së vet, për të shpërndarë “humanitet”, për t’i qerasur shokët dhe miqtë e vet, ata që do t’i duhen në jetë, ndonjë polic, ndonjë doktor, ndonjë neuropsikiatër, indokrinolog, kirurg, ndonjë hoxhë të dëgjueshëm e të nënshtruar dhe – të gjithë këta i çon Sulejman Rexhepi në haxh në llogari të buxhetit të BFI-së së uzurpuar prej tij. Pra, me paratë e haxhilerëv të shkretë Sulejman Rexhepi paguan edhe udhëtimin e miqve të vet, të cilëve madje u jep mëditje edhe nga 3-4 mij euro! Se kush duhet të shkojë, sa vetë duhet të shkojnë, kush duhet të ndihmohet, këto nuk i vendos ndonjë komision i haxhit, as “organet” e Sulejman Rexhepit por, thjesht, vetë Sulejman Rexhepi, por ama shpenzimet ua mbulon me paratë e haxhilerëve të Maqedonisë së Veriut që i qethë akoma pa i nisur. Ja pra pse jemi më të shtrenjtët në rajon, sepse lista e miqve të Sulejman Rexhepit që dëshirojnë të shkojnë në haxh është shumë e gjatë.

Dhe fare në fund e përmend edhe pagesën 120 euro të kurbanit të sivjemë, mishin e të cilit do ta hakan nxënësit e Medresesë “Isa Beu” të Shkupit! Vetëm le të na tregojnë se sa gram mish të kurbanit të vjemë hëngrën sivjet nxënësit e kësaj Medrese?! Apo i tëri përfundoi nëpër fabrikat e përpunimit të mishit (edhe për këtë do të shkruajmë) si dhe në barkun e zagarëve të cilët Sulejman Rexhepi i mburrë se i ka “më të dëgjueshëm se myftitë e vet”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *