Pse partitë politike (shqiptare) në Maqedoni selitë e veta nuk i kanë në Shkup(?!)

Pse partitë politike (shqiptare) në Maqedoni selitë e veta nuk i kanë në Shkup(?!)

Prej kohës kur Maqedonia u nda nga ish-Jugosllavia dhe për kohën  e ,,tranzicionit demokratik (sic!), partitë politike shqiptare (BDI-PDSH) dhe të tjerat (minore) selitë e veta nuk i kanë në Shkup por në Tetovë (sic!).

Pse po ndodhë kjo? Shkupi është qendër ku pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë e banuar më shumë shqiptarë, sipas të dhënave të kohës, më shumë se sa në Prishtinë dhe Tiranë.

Tashti është ndryshe! Pushtetet sllavo-maqedonase në ,,heshtje,, e kanë ndryshuar përbërjen (kombëtare) të popullit shqiptar sipas Kushtetutës (lexo: pakicë kombëtare dhe jo shtetformues,-nënvizimi im) dhe qendra shqiptare Shkupi i çliruar nga shqiptarët mbeti në ,,historinë,, e sllavo-maqedonasve dhe të pansllavizimit në Ballkan(!).

Partitë politike (shqiptare) në Maqedoni jo me selitë e veta qendrore në Tetovë, por në kryeqytetin e tyre në SHKUP!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *